Ministria e Turizmit dhe Mjedisit hap projektin e madh veror të punësimit të 1000 të rinjve “Smile Albania”.Si asnjëherë tjetër, turizmi shqiptar këtë herë do të ketë në cdo pikë kufitare dhe zonë turistike, prezencën e të rinjve për mirëseardhjen e turistëve në Shqipëri. Të rinjtë e punësuar do të jenë në shërbim të informimit, asistencës, promovimit orientimit drejt zonave turistike vendase, dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin mjedisor.
Kjo periudhë e punësimit, do t’ju njihet të rinjve edhe si praktikë pune, pranë administratës shtetërore të zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të të rinjve fitues në këtë project, ministri Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia e punës së të rinjve, në projektin SMILE ALBANIA.
“Jo më kot projekti ka këtë emër”, deklaroi ministri Klosi, duke cituar nënvizimet që botimet prestigjoze ndërkombëtare bëjnë për Shqipërinë, si vendi i mikpritjes dhe ciltërsisë së njerëzve të saj, si tokën që si rrallkund ka ende traditë.
Jeni ju, – ju deklaroi ministri Klosi të rinjve, që keni përgjegjësinë e kontakit të parë të turistëve të huaj në vendin tonë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punësimit të të rinjve në projektet turistike.
Me rritjen e turizmit, do të rriten mundësitë e cdo të riu dhe të reje për ta parë jetën dhe karrierën e tij të lidhur me industrinë në zhvillim të këtij sektori.
“Jeni përzgjedhur që të gjithë ju nën administratën e lartë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të qenë ju ambasadorët e parë të një brezi të ri, të cilët pranojnë që në muajt e verës, në muajt e nxehtë të korrikut dhe të gushtit të lini plazhin tradicional dhe të jeni pranë shërbimit më të ri që ofrohet në vendin tonë, asistencës për turistët e huaj.
“Ju të gjithë keni në dorë sot që të jeni Kryeministri i vendit tonë në çdo pikë hyrëse të vendit, të jeni ju ministër i turizmit, Ministër të çdo ministrie për të pasur mundësinë që t’i ofroni asistencën e nevojshme atyre të cilët po e shndërrojnë turizmin shqiptar nga një destinacion i sekretit të fundit në një destinacion europian të turizmit.
Pra, keni jo vetëm detyrën e mikëpritjes nga pikëpamja turistike po ne kemi detyrën që të realizojmë misionin tonë të madh atë të revolucionit mjedisor”. Pasi këta të rinj do të përfshihen dhe në fushatat e pastrimit të zonës ku shërbejnë, të heqies nga përdorimi të qeseve plastike, etj.
Fjala e Ministrit Blendi Klosi
A do të kemi të mundur që ju 500 të rinj dhe të reja që jeni përzgjedhur në kuadër të projektit tonë të ri Smile Albania të jeni të bekuar nga perëndia siç ju bekoi këmbana e kishës në krahur tonë. Edhe të kemi mundësi që për herë parë në Shqipëri ne të sjellim buzëqeshje, të sjellim ato buzëqeshje, të cilat shekujt nuk kanë arritur t’i heqin dot nga buzëqeshja shqiptare, nga tradita shqiptare për mikëpritjen, nga tradita shqiptare për të pritur çdo mik në shtëpinë e tij. Jeni përzgjedhur që të gjithë ju nën administratën e lartë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të qenë ju ambasadorët e parë të një brezi të ri , të cilët pranojnë që në muajt e verës, në muajt e nxehtë të korrikut dhe të gushtit të lini plazhin tradicional dhe të jeni pranë shërbimit më të ri që ofrohet në vendin tonë, asistencës për turistët e huaj.
Pra, këtë kemi detyrë ne 500 të rinj dhe të reja nga propjekti smile.Ne do të përpiqemini t’I ofrojmë shërbimin më të mirë, asistentën për turistët e huaj. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Ne do të përpqemi t’i ofrojmë cdo njërit informacion, asistencë se ku ndodhen zonat që duhet të vizitohen. Ne do të përpiqemi t’iofrojmë asistencë se kush janë numrat e kontaktit për një turistë që do të njoftojë policinë, shërbimin e kryqit të kuq, shërbimin e humbjes në rastet e caktuara, shërbimin shëndetësor shërbimin e zjarrfiksave, apo shërbimin e trajtimit të fëmijëve në situatë dhune.
Ne do të përqemi t’u buzëqeshim gjithë atyre që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës për vitin 2018. Ne do të përpiqemi që t’i buzëqeshim dhe t’i kujtojmëçdo turisti qëzgjedh Shqipërinë se ka 1000 arsye për të vizituar Shqipërinë, siç jane 1 000 të rinj qëdo të aktivizohen gjatë kësaj fushate, për të rikthyer turistët në Shqipëri për të vizituar kalanë e Krujës apo kalanë e Beratit, për të vizituar vendet e tranzicionit në Shqipëri për të vizituar 4 saitet e UNESCO-s që ne kemi, Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin dhe polifoninë e labërisë. Për të patur mundësi që përveç turizmit që ne kemi në zonat bregdetare, të vizitojnëmalet e Shqipërisë, të bëjnë haiking , beaking, të bëjnë gjithë sported e mundshme dhe Shqipëria është një thesar i pazbuluar dhe ju të gjithëkeni në dorë sot qëtë jeni Kryeministri i vendit tonë nëçdo pikëhyrëse të vendit, të jeni ju ministëri turizmit, Ministër tëçdo ministrie për të pasur mundësinëqë t’i ofroni asistencën e nevojshme atyre të cilët po e shndërrojnë turizmin shqiptar nga një destinacion i sekretit të fundit në një destinacion europian të turizmit.Pra, keni jo vetëm detyrën e mikëpritjes nga pikëpamja turistike po ne kemi detyrën që të realizojmë misionin tonë të madh atë të revolucionit mjedisor.
Është trendi tha Ornela që sot në Shqipëri të kujdesesh për mjedisin, po ështëtrendi të kritikosh minsitrinë për detyrat që nuk i bënë ashtu siç duhet, të kritikosh administratën që nuk pastron ashtu siç duhet mbetjet, të kritikosh adminsitratën që nuk pastrohen lumenjt, është trendi, po është trendi dhe ne kemi luftuar që ne të kthejmë trendi nëkritikën ndaj ministrisë sonë, por ne tani duhet të bëjmë trendi që njerëzit vet të ndihen pjesë e kësaj beteje.
Njerëzit, qytetarët tëndihen pjesë e kësaj aksionit të madh që duhet të bëjmë në kuadër të projektit tonë “Clean green” “Tëenty tëenty” për të transformuar Shqipërinë në një destinacion europian jo vetëm turistik, por në një destinacion europian turistik të pastër në një destinacion turistik europian të gjelbër.
Në përgjithësi ju vini nga auditorët e Universiteteve dhe me tëgjithë universitetet që luajnë në këtë aspect një rol shumë të rëndësishëm të edukojm brezin tuaj, brezin studentor, në kuadër të politikave mjedisore dhe inxhinjerisë së mjedisit ne kemi dakortësuar që kjo praktikë pune për ju të jetë një praktikë mësimore e njohur si kredite në edukim. Për ju kjo praktikë e parë do të shërbejë edhe në kuadër të afrimit pranë institucioneve publike mjedisore në vendint tonë për të qenë ju kandidatët e parë brezit të ri i cili po vjen edhe në kuadër të përgatitjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave, një brezi i ri i cili do të kërkojë njëri pas tjetrit kapitujt e edukimit dhe transformimit mjedisor në vend.
Pra, të nderuar miqtë e mi, nga ky moment ju jeni njerëzit më të rëndësishëm tëvendit tonë, ju do të jeni ata të cilët do të bëni të mundur që t’i ofroni çdo turisti asistencën e nevojshme dhe po ashtu siç jua thashë informacionin e nevojshëm se pse duhet të shijojë Shqipërinë e pse duhet të rikthehen në Shqipëri.
Prandaj unë ju uroj nga zemra juve dhe natyrisht nëpërmjet jush të gjithë stafet e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët gjatë kësaj vere nuk do të jenë por do të jenënë front të kësaj industrie tëre që do të jetë industria e turizmit në Shqipëri për tëbërë të mundur asistencën e nevojshme të edukimit mjedisor në të gjithë vendin, unë kuptoj që ky ështënjë fillim imbarë.
Unë e pranoj që ky ështënjë fillimi ivështirë por jua kërkoj me shumë përulje që ju duhet të keni korektesën maksimale gjatë orareve të përcaktuara nga Adminsitrata e Zonave të Mbrojtura, ju duhet të kuptoni se jeni shumë të rëndësishëm për të mos lënë në asnjë minut pikat tuaja të informacionit në zona të caktuara në bazë të strategjisë së ndërtuar nga ministria e turizmit.
Ju jeni shumë të rëndësishëm për të toleruar që të largoheni pa mbaruar qoftë dhe konsultimin e fundit me turistët qëofrohen në qëndrat e informimit, ju jeni shumë të rëndësishëm që në zonat ku do të ushtroni aktivitetin tuaj të ndani informacion tëplotë turistik për zona me përparësi të zhvillimit të turizmit, për zonat e trashëgimisë kulturore, për muzeumet, për shfaqet, për festat lokale, ju jeni shumë i rëndësishëm për t’I propozuar çdo turisti, që të vizitojë pikat e agro turimit, apo pikat e kulinarisë Shqiptare, ku ata mund të shijojnë traditën shqiptare, mikpritjen shqiptare dhe natyrisht ushqimin e mrekullueshëm , gastronominë shqiptare.
Pra, kemi shumë detyra për të realizuar gjatë këtyre dy muajëve siç keni gjithashtu përgjegjësinë e madhe që të presim së bashku çdo njërin që do të vizitojë Shqipërinë që të vi dhe vitin tjetër për të marrë përsëri pushime në Shqipëri dhe të mos zgjedhë konkurencën tonë Kroacinë, Greqinë, Italinë, Turqinë, Malin e Zi, apo vendet e tjera të rajonit.
Ju sot lidhët kontratën e parë të punës me Administratat e Zonave të Mbrojtura, sot ju po zgjidhni t’I shërbeni Shqipërisë. Ne do të jeni pranë jush për t’ju asistuar, ne do të jemi pranë jush për të ndarë me ju çdo shqetësim, ne do të jemi pranë jush edhe për të qenë në kontrroll të punës dhe cilësisë, të aktivitetit që do të realizojmë, shumë faleminderit
Nuk shkon dot me u la ne lume prej plehrave skandal. Shume njerez te piset