De Bruyne zbulon sekretet e fitores së Belgjikës: Brazili nuk diti ç’të bënte, ja si ia punuam

7 Korrik 2018, 10:17Sport TEMA

Brazili nuk kishte asnjë ide se si të luftonte me egërsinë e Belgjikës gjatë gjysmës së parë të çerekfinales së Kupës së Botës, ku belgët fituan 2-1, sipas Kevin De Bruyne.

Të dy golat që e ndëshkuan “Selecao” erdhën si rezultat i kundërsulmeve të shpejta. Goli i De Bruyne u realizua pas një goditjeje të shkëlqyer nga distanca.

De Bruyne mendon se paaftësia e Brazilit për t’u përshtatur siç duhet me taktikat e Belgjikës, përfundimisht iu kushtoi amerikano-jugorëve.

“Unë mendoj se i kemi ndërruar gjërat në taktikë”, tha njeriu i ndeshjes për gazetarët në “Kazan Arena”, shkruan Telesport.

“Romelu Lukaku dhe Eden Hazard e ndryshuan pozicionin dhe u përpoqën për të krijuar shumë mundësi, me Marcelo në krah.

Mendoj se në gjysmën e parë kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë mundësi dhe ata nuk e dinin se çfarë duhej të bënin.

Në pjesën e dytë ata ndryshuan taktikisht dhe Brazili ishte më i mirë, por edhe atëherë arritëm të krijojmë mundësi”.

Belgjikën e kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë e pret tashmë Franca e Didier Deschamps, teksa De Bruyne thotë se ekziston një mundësi e rrallë për vendin e tij.

“Franca ka një ekip të jashtëzakonshëm, por mendoj se kur arrini gjysmëfinale të Kupës Botërore, kurrë nuk do të përballeni me kundërshtarë të dobët, – shtoi De Bruyne. – Të gjitha ekipet e përfshira dinë se si të luajnë futboll.

Ne jemi në një pozitë të barabartë me Francën, diferenca është minimale. Do të bëjmë gjithçka që mundemi fizikisht.

Ne kemi arritur diçka me të vërtetë të bukur dhe nuk është e lehtë, pasi kemi 10 deri në 15 ekipe, që vijnë këtu për të fituar. Sigurisht që jemi krenarë për arritjen në gjysmëfinale dhe ne do të bëjmë çmos për të fituar ndeshjen kundër Francës”.

2 komente në “De Bruyne zbulon sekretet e fitores së Belgjikës: Brazili nuk diti ç’të bënte, ja si ia punuam”

  1. Rrumpalla says:

    Të rrojnë eurollotot dhe world llotot se kampion bote do dali besoj Malta, o Lihtenshtejni ose dhe San Marino.??

  2. B says:

    Ik mor sumce puthi kembet Orsatos dhe Colines tek VARI qe nuk dha penallti ne min 56 se ju pame pjesen e dyte juve. Ju rane breket. Kurtua lojtari me I mire. Ka dhene urdher Infantino ta marri ndonje ekip i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje