Guardado tallet me Neymar: Po tani, kush po shkon në shtëpi?

7 Korrik 2018, 09:32Sport TEMA

Andres Guardado nuk është vonuar t’i kujtojë me një thumbin Nejmarait fjalët e thëna nga braziliani kur ky i fundit u bë protagonist në eliminimin e Meksikës.

Futbollisti brazilian kishte deklaruar pas asaj ndeshje se meksikanët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin folur keq gjatë gjithë kohës.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollisti i Meksikës bëri një pyetje që dukej qartësisht se i drejtohej Nejmar.

“Po tani, kush po kthehet në shtëpi?”, ishin fjalët e tij.

Futbollistët si Lajun dhe Guardado akuzuan gjatë gjithë ndeshjes mes ekipeve se Nejmar po e tepronte me simulimet sa herë që e prekte një kundërshtar e me sa duket, tani ka ardhur koha që të hakmerren ndaj lojtarit i cili u largua përsëri i dëshpëruar nga një Botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje