Kivi shqiptar, risia e kultivimit të pemës së "milionerëve"

7 Korrik 2018, 17:21Sociale TEMA

Jo më larg se dy vite më parë, jo vetëm kivi por edhe çmimi i këtij fruti ishte ekzotik dhe jashtë buxhetit ditor të shumë familjeve shqiptare. Çmimi vërtitej tek 270 – 300 lekë për kilogram.

Por fillimi i kultivimit në masë nga fermerët vendas e ka kthyer kivin nga një frut 100% i importuar. Gjithashtu në një nga krenaritë dhe historitë e suksesit të bujqësisë shqiptare, duke arritur edhe eksporte në Kosovë.

Kivi kultivohet në vend sidomos në zonën Lushnjë – Fier, në rajonin Tiranë – Durrës, por edhe në Vaun e Dejës dhe Pogradec, shkruan te sheshi.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kivi i prodhuar në Shqipëri është më kokërrvogël se fruti i importuar. Megjithatë, vlerat janë të njëjtat. Ky frut nuk është i trajtuar me solucione për t’i zgjatur jetën në transport nga vendet e origjinës deri në tregjet e Shqipërisë.

Suksese i kultivimit të kivit bazohet në dy aspekte: thjeshtësia në rritje dhe aftësia e bimës për të mos e kapur asnjë sëmundje dhe të garantojë prodhim.

Kivi quhet pema e milionerëve dhe e njerëzve dembelë.

Kivi rritet me fidanë që gjenden pothuajse në të gjitha fidanishtet në vend. Ai formësohet si hardhia e rrushit, pra në zhvillim të lartë dhe horizontal.

Shqiptarët janë njohur me kivin pas rënies së komunizmit, ku shumë e ngatërruan me pataten. “Kam pasur shansin e mirë që jam njohur me kivin në fillm të viteve ‘90.

Në Shqipëri kivi ka qenë krejt i panjohur.  E vërteta është që disa bimë me kivi kanë qenë mbjellë gjatë viteve 70 në kopshtin eksperimental të Institutit të Kërkimit Bujqësor në Lushnjë”, shpjegon eksperti i Hortikulturës, Gjovalin Gjeloshi.

Askush nuk e di me saktësi pse ato pemë që u mbollën në vitin 1970 nuk u përhapën në vend, por AgroWeb.org raporton se u desh të kalonin 20 vjet që ta mund ta shijonim këtë frut.

“Ndoshta ishte zona e Lushnjës që nuk mundësoi që kjo bimë të zhvillohej më tej”, thotë Gjeloshi, i cili konsiderohet si nga të parët që ka kultivuar frutin e kivit në Shqipëri në fillimin e viteve 1990.

Por që të mbjellësh kivi nuk nevojitet aspak të kesh një fermë. Ndoc Mulaj na e dëshmon këtë, duke mbjellë kivi në kopshtin e shtëpisë së tij.

“Klima për rritjen e kivit është e shkëlqyer dhe unë i ftoj të gjithë që ta mbjellin nga veriu i vendit në jug”.

Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare mbi sasinë e prodhuar të kivit.

6 komente në “Kivi shqiptar, risia e kultivimit të pemës së “milionerëve””

  1. Me ne fund nji lajm pozitive nga Shqiperia
    shume suksese te gjitheve .
    ka shume perime e fruta Bota sidomos italia ,
    qe duhet te praktikohen ne Shqiperi kur dijme qe Klima

    eshte e njejte ,
    Qe nga Brokoli e gjithe perimet e tjera me vler

  2. frut per t'u ngrene says:

    Do ishte mire te shkruhej edhe per dobine e perdorimit te ketij fruti.Me qe ne shkrim nuk dalin cilesite e perdorimit te tij,po ju them une nje cilesi te provuar e mjaft te sigurte:Eshte fruti me rezultain me efikas si anticostipitation.NJe frut i tille, mbas ushqimit, krijon komfort per te gjithe ata qe vuajne nga nje diagnoze e tille.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ti e ke fjalen per ata qe dhjesin me veshtiresi, apo jo?

  3. Al says:

    Cfare thoni per milioner.3-4 kokrra $1.me te shtrenjta jane domatet

  4. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    kultivimi i kivi-t,shtoi ne permasa shqetesuese bithqiret sunitoshqipfoles,kjo fal ”sportit” te vjeter te sumqirllekut sunit qe ne kohen e Mohamedit………………….jo me kot edhe kenga elbasonse ”u rrit cuni,don llokum……….”

  5. Niko Shpiragu says:

    Ky eshte nje nga lajmet me te mira qe i behen te ditur lexuesit. Ndiej kenaqesi per kete dhe uroj te gjithe ata qe kane nje vend per te mbjelle le te mbjellin fruta te tille sa me shume dhe le te provojne per te tjere qe njihen per vlera te larta per shendetin. Suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje