Shqiptarët protestojnë pak, shkak indiferenca, frika dhe mungesa e shtresës së mesme

7 Korrik 2018, 20:53Sociale TEMA

Shumë indiferentizëm dhe ngurrim dhe pak protestë, kryesisht aty ku i bën më pak dëm vetes, në rrjetet sociale.

Ky është një ndër treguesit më kryesorë të Barometrit të Ballkanit këtë vit. Studimi ka matur besim të ulët tek institucionet politike, apati shumë të përhapur të qytetarëve, ku shumica e të anketuarve ngurojnë të angazhohen në vendimmarrjet e qeverisë- 46% as nuk i diskutojnë ato, 32% i diskutojnë privatisht jashtë mjediseve publike; vetëm 9% protestojnë, 6% i komentojnë në rrjetet sociale vendimet e qeverisë dhe 4% marrin pjesë në debatet publike.

Këto shifra flasin për kërcënim madhor për zhvillimin demokratik në rajon, thuhet në raport.

Por për çfarë shkaqesh qytetarët shqiptarë nuk bashkohen në protesta. Pyetëm profesor Përparim Kabon.

“Mendoj që nuk jam vetëm në këtë botë”, thotë profesori.

Shkrimtari Rudi Erebara, aktiv në rrjetet sociale, së fundmi është i përditshëm në protestën kundër shembjes së Teatrit.

“Në fakt është e trishtueshme kur mendon të shkojmë në teatër dhe nuk mbështesim protestën për të mbrojtur sallën ku kanë hyrë”, thotë Erebara.

Sipas tyre shkaku i parë pse nuk protestohet në Shqipëri është mosbesimi. Shteti kryesisht shteti nuk reagon.

“Të protestoj, por për çfarë? Të protestoj, por deri kur? I kanë rënë shkurt ose indiferentizëm, ose pajtohu me gjendjen, ose shërbe atje ku përfiton individualisht, ose ik fare nga ky vend”, thotë Kabo.

“Protestat janë specifikuar, janë profilizuar, nuk janë më gjithëpërfshirëse dhe në fakt edhe në botë kështu ndodh. Tërhiqet njëra palë, që është shteti. Por atje shteti dëgjon”, thotë Rudi Erebara.

Të protestosh është edhe frikë për sigurinë fizike.

“Si në rastin e teatrit dhe në rastin e Kukësit ne përfundojnë në konflikt fizik midis njeriut që ka hallin dhe shtetit, që është policia”, shprehet shkrimtari.

“Protestat këtu tremben, nga policia, nga shantazhi, i jepen vendime të padrejta në gjykatë”, thotë profesori.

Është edhe hendeku i madh mes të varfërve e të pasurve. Të parët nuk ngrenë krye, të dytët nuk kanë arsye të ngrenë.

“Mungon klasa e mesme, e cila ka një lloj sigurie në vetvete dhe si e tillë ajo nuk ka frikë nga politika, nuk ka frikë se nuk e përballon dot jetën në treg”, thotë Kabo.

“Njerëzit nuk protestojnë atje pasi i heqin nga puna dhe unë e kuptoj. Ne nuk mund të rrezikojmë bukën e fëmijëve për kauza”, shprehet Rudi Erebara.

Politika, ndërkohë ia ka dalë historikisht të manipulojë protestën.

“E para, për ta ndarë, një pjesë me një parti dhe një pjesë tjetër me partitë tjetër. E dyta, për ta manipuluar, duke e deformuar në atë që është thelbi i protestës civile, që është oponenca civile. Opozita politike lufton për të marrë pushtetin. Gjithashtu ka edhe organizata të shoqërisë civile që janë rezerva paramilitare të forcave të caktuara politike. Edhe media e ka humbur rolin, nuk u kthye dot në pushtet. E humbi marrëveshjen me të vërtetën”, thotë profesor Kabo.

Shqipëria është një vend ku organizatat jofitimprurëse vetë quhen shoqëri civile. E gjitha e kanalizon frymën e protestës online; në terren vështirë mbijeton vështirë.

“Teatri nuk do të shembet pasi qëndresa jonë do të jetë një qëndresë njerëzore”, thotë Erebara.

Artistët kanë paralajmëruar ngujim, opozita ka deklaruar se do vërë trupat e saj në mbrojtjet të teatrit. Por prova e kësaj proteste do të marrë kohë derisa ruspa e parë të afrohet për shembjen e teatrit.(TCH)

7 komente në “Shqiptarët protestojnë pak, shkak indiferenca, frika dhe mungesa e shtresës së mesme”

  1. REZI says:

    Protestojnë pak, punojnë pak por kërkojnë shumë nga të tjerët pa e kthyer gishtin tregues nga vetja.
    Sepse u vra shpirti i protestës, shpirti i punës, nga përzjerja e politikës deri dhe në familje.
    Por të bën përshtypje se si bëhet aq shumë zhurmë për teatrin që i janë shëmbur jo vetëm tullat por dhe morali që përcon teatri, dhe s’u ngrit një gisht për fabrikat e uzinat që mbanin me mijëra njerëz në punë?
    Që akoma furnizojnë njerëzit me të ardhura nga shkëputja copë copë e hekurave që i mbanin në këmbë por dhe që lënë trupat e tyre nga mosdija si ato ndërtesa janë ngritur me djersën e brezave, që po hakmerren nga shkatërrimi që ju bë.
    OJQ-të janë kthyer në shoqëri tregtare dhe vetëm vjelin para nga ata që i mbështesin, por të gjitha janë pjesë e pushtetit të djeshëm dhe opozitës së sotme që i përdor si do, pasi vetë s’ka asnjë ide për të konsoliduar shtetin shqiptar.
    Një opozitë e tillë destruktive është shprehje e korrupsionit politik që ka lulëzuar për 25 vjet, e pabesueshme se bëri me pushtetin si deshi.
    Do ngriheshit ju artistët po të qe Berisha në pushtet?
    Do ju gjente vëndin sic bëri me të përndjekurit.
    Prandaj mjaft me kaq, lëreni Shqipërinë të bëhet, mos vini shkopinj nën rrota, koha do ju ndëshkojë.

  2. Peza says:

    Edhe ju qe jeni intervistuar nuk keni thene asgje,se po te ishte ndryshe ju do ishit ne krye te protestave,jo politike doemos,por ne radhe te pare ekonomike,sociale,juridike etj
    Pse nuk protestohet ne Shqiperi ?
    Se pari , pas 90-tes u instalua nje shtet antipopullor me propaganden mashtruese se do te ishte demokratik!
    Te gjithe te paret e vendit kane sunduar si diktatore e nuk kane qeverisur!
    Kjo duket ne disa fusha:
    – Ne te gjitha zgjedhjet u formuan koalicione,qe e ndane pushtetin si placke lufte!
    Partite e vogla moren ministrite,i mbushen me militante te pa afte vetem me qellimin per te mbushur xhepat e tyre e jo te ndertojne shtet!
    Pas cdo zgjedhjeje fituesi ne emer te ashtuquajturave reforma pushonin nga puna me mijhra punonjes duke shfrytezuar djallezite ligjore se demshperblimet e fituesve te gjyqeve do t’i paguante shtet me miliarda cdo vit!
    Kryetareve te partive iu ligjerua e drejta te hartonin ekskluzivisht listat e deputeteve,pra ishin ata padronet e tyre e jo populli qe i votoi!
    Deputeteve iu la e drejta qe te shisnin mandatin e dhene per interesat e tyre personale duke i bere vendimarrjet private!
    Keshtu u zgjodh presidenti Topi etj!
    Deputeteve iu la e drejta qe te shanin e shpifnin sa te donin gjoja se kishin lirine e fjales!
    Kjo i beri seancat katrahure dhe shkaterroi nje institucion qe duhej te ishte i shenjte per popullin!
    Se dyti Kushtetuta,ligjet dhe VKM jane hartuar dhe amenduar gjate gjithe kohes vetem per vqellime personale,per te luftuar kundershtaret politike!
    Per 28 vjet rresht vetem per pensionet e ish ushtarakeve jane hartuar dhe amenduar mbi 20 ligje,VKM etj qe jane te gjitha ne kundershtim me Kushtetuten,njeri me tjetrin dhe mbi te gjitha ne shkelje flagrante te PARIMIT TE SIGURISE JURIDIKE!
    Eshte parim fondamental i jurisprudences boterore se asnje ligj nuk ka fuqi prapavepruese,por ligjet e kohes se satrapit Sali Berisha per diskriminimin e ish ushtarakeve kane qene te gjitha me fuqi prapavepruese,por asnje organ civil dhe juridik nuk u shqetesua nga kjo perdhosje e te drejtave dhe lirive te njeriut!
    Se treti Edi Rama ka hequr dore nga garantimi i te drejtave te qytetareve per t’u ankuar e per te gjetur te drejten nga organet e pushtetit qendror e vendor kur pasojat e tyre vine nga shkelja qe ata i kane bere ligjeve ne fuqi!
    Por sot nuk gjen asnje rrogtar shteteror qe te ankohesh e te gjesh te drejten,por te tregojne gjykaten!
    Atehere pse u dashka qeveria,ministrat,bashkite e njesite administrative kur per padrejtesite qe u bejne qytetareve nuk i zgjidhin vete konfliktet me ata,por i cojne neper gjykata?
    Pse i mbajne dhjetra zyra ankesash,qindra punonjes te tyre me rroga tre majme per deri sa nuk kryejne asnje funksion ne sherbim te popullit?
    Doemos qeverise i duhen keto zyra vetem per konsum te brendshem e sidomos te jashtem per t’i treguar botes se ne jemi shtet demokratik,qe ne fakt sillet si shtet antidemokratik!
    Se fundi,ne Shqiperi nuk ka protesta se nuk ka demokraci,se nuk ka sindikata,sepse per 28 vjet rresht njerezit u lodhen se kerkuari drejtesi ne kete shtet,por nuk i degjoi njeri!
    Prandaj populli ka gjetur rrugen e shpetimit tek emigracioni,ndersa Rama lumturohet se Europa e quan ate faktor i stabilitetit ne Ballkan,kur ne fakt ai eshte i defaktorizuar me popullin e tij!
    Europa e ka zgjenjyer popullin shqiptar si me Berishen ashtu edhe me Bashen!

  3. like says:

    shqiptaret protestojne pak se kane kulture te dobet qytetare. ne nje shoqeri ku ligji pritet te behet nga kanuni ose vetgjyqsia, i pari i grupit e Haxhi Qamili i rradhes nuk ka si ndodh ndryshe.

  4. M says:

    Rudi ngeli vetem si peshku pa uje
    Protestat varen nga kauzat dhe. Jo nga mungasa e klasave shoqerore
    Protestat manipulohen dhe deformohen nga opzita per marjen e pushtetit nepermjet forces, vandalizmit, destsbilizimit , ka mbi nje vite ku behen thirje per rezim te qeverise me dhune , pa mare parasysh vullnetin e popullit dhe ligjet demokratike qe pushteti buron nga populli me zgjedhje te lira e demokratike qe zhvillohen c’do 4 vje, jo c’ do lloje proteste rezon qeverine , varet nga kauza dhe atehere kur perben rezik kombetar
    Protestat nuk varen nga frika e atyre.qe kan ligjet dhe qeverine , frika nuk gjunjezoi Shqiptaret as atehere kur permbysen sistemin
    Zhvillimet demokratike, levizja e lire e njerezve, bejne qe klasat shoqerore nuk peshkohen lehte per idera magjinare, pa fakte dhe prova per interese te partive politike
    Ka humbur durimi dhe besimi tek keto sidomos tek opozita , ndaj u ndeshkua ne zgjedhje per menyren e udheheqjes kur ishte ne pozite dhe sidomos tani qe eshte ne opozite ku per cdo kauze e manipulon dhe deformon
    Mosbesimi tek opozita ne pergjithesi dhe tek kryesit ne vecanti kan nje te tashme dhe sidomos te shkuar qe jan perfshire direkt apo indirekt ne krime, vjedhje, korupsion pjesmares, organizator dhe drejtues te lendeve narkotike, krime te organizuara
    Mosbesimi.tek opozita dhe besimi tek reformat sidomos ne drejtesi bene qe te kete pjesmarje te pakte ne protesta dhe mendoje se nq.se do te zhvilloheshin zgjedhje te pergjithshme sot pjesmarja do te qe shume e ulet ne pergjithesi dhe opozita do arinte rezultat verdalle 10% me lista dhe po te behej direkt kandidati do te qe shume me pak ne % se do seleksionoheshin te gjite ata qe kane patur role drejtuse,injorantet, idjotet, ata te pa imformuarit me diplloma fallco, dekorata e tituj te pa merituar dhe ciliminjte te pa pjekur si nga mosha dhe menyra intelektuale

  5. Feniks says:

    Pse te protestojne kur nuk i degjon njeri?
    Ja edhe gazeta qe i postova nje koment kritikues per qeverine nuk e botoi nga frika!

  6. .... says:

    Po ssssssssss … sss’ka … jaa kshu …. po s’pate mik nuk … jaaa nukk mmm… sssssss’ka ketu ja …. ssss’ka shtet ketu ….. shteti të ….

    Uuaa uuaa uuaaa … mami shteti … uaa uuaa …

    Dhe cuditeni ? Popull pidhuc qe ngeli mbrapa fustanit te mamit shtet.

    Mbushur kafenete , bizneset nuk gjejne njeri … kurse kafenexhinjte nuk gjejne pune “se duhet mik”

    Popull pidhuc qe perton qe rron. Popull dtejt zhdukjes.

  7. iliri says:

    Do ti thosha artikullshkruesit qe shqiptaret protestojn per kauza qe qendrojn dhe jo per kauza te shpikura nga politika per te mbajtur veten ne pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje