FAKSIMILE/ Kastriot Çipi dhe Robert Budina, të dënuar për vjedhje fondesh të filmave. Morën miliona, për një film që se bënë kurrë

10 Korrik 2018, 10:07Sociale TEMA
FAKSIMILE/ Kastriot Çipi dhe Robert Budina, të dënuar për

Dy drejtuesit e protestës së Partisë Demokratike për teatrin, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim të formës së prerë.

Gazeta ka zbuluar vendimin e marrë nga Gjykata e Rrethit Tiranë, e cila i shpall dy protagonistët e protestës kundër ndërtimit të teatrit të ri, Kastriot Çipin dhe Robert Budinën, si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe fajtorë për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës (gazeta zotëron një kopje), Çipi dhe Budina kanë përfituar një fond nga QKK-ja për realizimin e filmit dokumentar me titull “Film i këputur”.

Ky film, i cili mendohej të ishte me metrazh 60 minuta, “u këput” ende pa u nisur dhe nuk u realizua kurrë nga dyshja Çipi-Budina, edhe pasi këta kanë tërhequr 8.8 milion lekët e akorduara nga QKK-ja.

Në këtë situatë, QKK-ja i është drejtuar menjëherë Gjykatës së Rrethit Tiranë me një kallëzim penal për Çipin dhe Budinën, të cilët janë shpallur fajtorë me akuzën e vjedhjes së fondit.

Por, në dyert e gjykatave dhe zyrës përmbarimore, dy personat në fjalë i janë shmangur në vazhdimësi zbatimit të vendimeve gjyqësore, duke mos e kthyer kurrë shumën për të cilën janë dënuar.

 Si nisi çështja?

Çështja në fjalë e ka zanafillën kur dy regjisorët e mësipërm nëpërmjet shoqërisë “ARTEMEDIA FILM” shpk aplikuan dhe fituan rreth 11 milionë lekë për realizimin filmit dokumentar “Film i këputur”, prodhim elektronike – BETACAM, 60 min i gjatë, me skenar dhe regji të Kastriot Çipit.

Midis QKK-së dhe dy të dënuarve u lidh një kontratë financimi për realizimin e këtij filmi.

Në këtë kontratë u përcaktuan të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe kundrejt këtij financimi “ARTEMEDIA FILM” shpk në cilësinë e producentit kishte detyrimin që të organizonte prodhimin e filmit, sipas skenarit letrar të paraqitur.

Në kuadrin e detyrimeve, sipas kësaj kontrate, për prodhimin e filmit QKK-ja do të paguante një shumë të hollash në vlerën 11 milion lekë.

Pagesa do të bëhej në tre këste, ku kësti i parë i lëvruar ishte në masën 8.8 milion lekë, ndërsa këstet e tjera do të paguheshin më vonë.

Por, pavarësisht këtyre detyrimeve, Çipi dhe Budina morën lekët dhe nuk e realizuan kurrë filmin, për të cilin përfituan nga fondet e taksapaguesve shqiptarë.

Në vendimin e gjykatës, theksohet se: “Në ecurinë e realizimit të kësaj kontrate, nga pala e paditur është paraqitur një kërkesë me shkrim e datës 30.6.1999 sipas të cilës përfaqësuesi i saj, Robert Budina kërkon një zgjidhje me mirëkuptim të kontratës dhe gjithashtu thekson se granti është rikthyer në llogarinë e Q.K.K, ku bashkangjitur kësaj shkrese, sipas tij, duhej të ishte dhe konferma bankare që të vërtetonte një fakt të tillë. Kjo konfermë nuk ndodhet e paraqitur si provë dhe as bashkangjitur kësaj shkrese, gjë e cila përkon me faktin që nga pala e paditur është kërkuar vazhdimi i mëtejshëm i kontratës nëpërmjet një deklarate angazhimi të datës 15.12.1999 e nënshkruar nga Kastriot Çipi, me cilësinë e administratorit të palës së paditur”.

Pra, siç edhe bën të ditur gjykata, Kastriot Çipi dhe Robert Budina kanë pretenduar para saj se e kanë kthyer shumën e përfituar nga QKK-ja, por nuk kanë qenë në gjendje ta vërtetojnë atë, duke kryer një shkelje tjetër ligjore: mashtrimin e gjykatës.

Vendimi i Gjykatës

E ndodhur në këto kushte, kur nga Çipi dhe Budina nuk janë përmbushur detyrimet e tyre kontraktore, QKK-ja i është drejtuar sërish gjykatës duke kërkuar kthimin e shumës së akorduar, kamatvonesave dhe penaliteteve të tjera. Nga provat e paraqitura në gjykim, gjykata e ka gjetur të drejtë kërkesën e QKK-së, ndaj ka vendosur pranimin e kërkesëpadisë dhe detyrimin e palës së paditur, “ARTEMEDIA-FILM” shpk, me drejtues Çipin dhe Budinën, të përmbushë kundrejt palës paditëse “Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, detyrimin që rrjedh nga kontrata, i llogaritur në masën 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitet).

Odisea me përmbarimin

Më vonë, QKK-ja me kryetar aktorin e njohur Xhevdet Ferri, përmes një shkrese kërkon lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor. Sipas kësaj shkrese, Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e saj nr. 1910, datë 05.04.2006, ka pranuar padinë e ngritur nga QKK-ja dhe ka vendosur që Çipi dhe Budina t’i paguajnë QKK-së shumën e akorduar në masën 8.8 milion lekë, kamatëvonesat në masën 21.2 milion lekë, si dhe përballimin e shpenzimeve gjyqësore në masën 640 mijë lekë.

Vendimi i mësipërm ka marrë formë të prerë dhe si rrjedhim ka cilësinë e titullit ekzekutiv. Por, rreth 1 muaj më vonë, në datë 20.06.2006, QKK-ja i drejton një kërkesë Zyrës së Përmbarimit të Rrethit Tiranë për zbatimin e Urdhrit të Ekzekutimit të datës 22.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Por, këtu ndodh edhe çudia e radhës: Në përgjigje të kërkesës, Zyra e Përmbarimit Tiranë i bën të ditur QKK-së se ka vendosur ta pushojë urdhrin e ekzekutimit sepse të paditurit, pra Çipi dhe Budina, nuk kanë pasuri për shlyerjen e detyrimit. QKK-ja ka bërë edhe një përpjekje të fundit për të marrë mbrapsht fondin e përvetësuar nga dyshja Çipi dhe Budina, por pa sukses. Mandej, drejtori i QKK-së i asaj kohe, Artan Minarolli, ka vënë në dijeni edhe ministrin e Drejtësisë së kohës, Bujar Nishani, e prej tij vetëm heshtje.

Edhe sot e kësaj dite, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë si të dënuar për vjedhje nga shteti shqiptar me akuzën e përvetësimit të fondeve publike, që akordohen për realizimin e veprave artistike.(TemA)

42 komente në “FAKSIMILE/ Kastriot Çipi dhe Robert Budina, të dënuar për vjedhje fondesh të filmave. Morën miliona, për një film që se bënë kurrë”

  1. Jona says:

    hajduta jane keto dhe kane hallin e vet te shtojne leket

  2. Eldo says:

    Po si ka mundesi qe vazhdojne dhe flasin ende keto plehra? Po t’ua marrin dhe rrobat qe kane veshur dhe te mos i lene gje, as floke mos t’i lene dhe te flasin keto pale per moral dhe te bejne sikur s’ka ndodhur gje. Gjithe jeten duke vjedhur fonde e duke bere sikur jane punetoret e atdheut. Vetem te marrin ndonje lek i bejne keto pune!

  3. Andri says:

    Te shitur per nje cape buke. Turp!

  4. Fili says:

    hahahahaha po u dalin kumllat ketyre pse po e bejne kete “lufte” me demek

  5. Gimi Dajt says:

    A mor plera ju lont zoti pa buke aty nbiruce. Plera dhe asgje me shume jeni

  6. Albi_I says:

    Kjo do te thote se ligji per grabitjen e truallit eshte kushtetues?!

  7. Jona says:

    Waaaa cfare hajdutesh, vjedhin leket e popullit

  8. Goni says:

    dhe doni me lon brezin e ri pa nje te ardhme. Po skeni faj ju, por ato qe ju mbajn nga mrapa. Avazh avazh po ju dalin tgjith te palamet

  9. Spartaku says:

    Burgu ju pret mor muter se njerez si ju e moren nqaaf ket ven. RRasini mren kto shushunja

  10. Miri says:

    HAJDUTEEE! Direkte per burg!!

  11. Edra says:

    po vodhi atehere, vodhi kur ishte te teatri. na la pa rroga, e pa shperblime, se si i harxhonte leket nje zot e merr vesh. po ca plehre qe eshte ky njeri. e kam vuajtur ne kurriz

  12. Vëzhguesi says:

    E pra, e kuptoni që Shtëpia e Gjetheve ka ndëruar vend dhe emër!?
    Dosje të reja kanë krijuar
    Bëni ndryshe po ua mbajti!

  13. olti says:

    po tani e morem vesh pse sju vijn artistet e tjer afer se e din mir ato qe vetem vidhni
    puuuuuuuuuuuu ca rrace qenkan kto
    te felliq komplet. po kur ta shesin interesin e vet sikur i hapet barku per ne

  14. Piro says:

    Beni sikur ju dhimbset teatri, hajdute ordinere. Tani e kuptova pse ju braktisi ndrenika me derhemin

  15. Piro says:

    Beni sikur ju dhimbset teatri, hajdute ordinere.

  16. Monda says:

    Aha, ndaj i beni peticion presidentit ju te dy te mos dekretoje teatrin se doni te vidhini! Por po degjoi ilir meta ju dhe Monen, te shkoje per lesh dhe ai. Felliqsira

  17. Marigleni says:

    Ore po si jeni ju pd e lsi, dhe keta artistet hajdute i keni

  18. Mira Prrenjasi says:

    S’kish faj altin basha me trebicken, ju paskan njoft para nesh! Ndja ju lane si legena me Flamur Noken hahahahah

  19. Toni says:

    Cfare lidhje ka kjo qe keta protestojne per shembjen e teatrit? Apo doni ti gjeni yckla si ne kohe te Enverit me qellim diskretitimin e figures? Hajde palaco gazete qe jeni hajde. Tamam komuniste…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jo more kokebosh ska asnje lidhje.. Ti vjedh parat e taksapaguesve, dhe ha Muco pi Muco.. Degjoji dhe denglat e hajdutit se jemi ne leshmokraci..

  20. t.n.t. says:

    Shkurt dhe Qartë, shumë prej këtyre kundërshtarëve të sotëm për Teatrin, nuk paskan qënë artista skenikë, por paskan qënë hajduta skenikë duke ndyrë në këtë mënyrë edhe artistat e tjerë.

  21. M says:

    Ky eshte shteti i edepsezeve le ti kthej leket kapter nishani qe leh ter diten dhe pasurohet me dokumenta fallco te pronave.qe skan qen kurr te tyre (shikoni kronologjin nga deputeti Mima
    Ne vitin1938-te italiani Francesko Jakomoni bleu nga familja Libohova 10 000 metra katrore ne vleren75 000 franga ari dhe ja dhuroi popullit Shqiptar)

  22. Zigur Qarri says:

    Banda pushtetareve,qe ka vjedhur mbi 200 milion Euro ne Rrugen Tirane-Elbasan,qe kerkon te vjedhi
    me ligj te posaçem,pronen publike te Teatrit Kombetare,gjithashtu mbi 200 milion Euro,akuzon!!!!!!
    Filloi Babalja 3,megjithese çeshtja e Babales 1,ka dy muaj dhe akoma nuk eshte zgjidhur.Kaseten e
    audio pergjimit,nuk e ka pranuar as edhe nje ekspertize si te vertete.Nese edhe ne Angli,nuk do ta
    paraqesin si te montuar,Edi Rama do ta dergoi ne Turqi ose Bangladesh.Kryeministri yne,qe sa ishte
    Kryetare Bashkie,merrte 20% per çdo leje ndertimi,duke betonizuar Tiranen,Kryeministri yne qe
    nuk pranon te beje testin e droges,me Leket e takspaguesve shqiptare,paguan makinen e tij
    propagandistike,qe te perbalti kedo qe kritikon ate!!!Ai,qe eshte i dhjere deri ne fyt,ai qe duhet te
    ishte me koh ne burg,ai,qe nuk ben transparente marrveshjen me Greqine,ai qe ka premtuar mbi
    600 mije vende pune.nderkoh qe nga 2010-2017,jan hapur 28 mije vende pune,ai qe vetem denigron
    te tjeret,ai deshtaku,qe as mesues vizatimi ne shkollat fillore,nuk e pranuan ne France!

    1. Moisi Golemi says:

      Ik ore BQ!!! Plak matuf!!

  23. Wendy wiston says:

    Ore sot luan zvicra me francen kjo eshte ndeshje e rendsishme per mua

  24. ana says:

    Nje pyetje per kete gazetarin apo gazetaren pa emer: kur permendi shifrat e lekeve flisni me te reja apo te vjetra? Pra 8.8 milion leke te dhena jane te reja apo te vjetra? Pra jane 7 mije Euro apo 70 mije? Besoj se duhet te jene rreth 70 mije euro, po ku i dihet!

  25. kot says:

    Sa rrota qe jeni, merreni me nje akuze te para 12 viteve per nje 8.8 milion te qelbur nderkohe qe mizerjet qe keni ne krye kane vjedhur e po vjedhin miljarda euro, ju kane vjedhur integritetin, ju kane vjedhur lirine dhe ju beni si gorre per dy njerez qe nuk dihet akoma per cfare arsyesh nuk e kane bere filmin po qe bravo u qofte qe ngriten zerin per teatrin!

    Me keq se ne kohen e komunizmit! WTF!!!

  26. pensionisti says:

    A me te vertet keta jane regjizore ? Sa vje kane qe jane diplomuar ? Ne cilin teTER KANE PUNUAR ? Te na shkruajne cilat drama, komedi kane vene ne skene e me cilen trupa? Edhe une kam mbarusr nje kurs kualifikimi per regjizor e i kam venen ne skenen e fshatitt ku punoja nje estrade me titull ” Keto ndodhin ne fshat” e nje pjese teatrale me dy akte ” Gabimi ” Po keta ? Se me thene te verteten jam marr me kulturen ,po emrin e ketyre se kam degjuar ndonje here. Ehh dihet ,o do meresh me pune ,o me hajdutelleqe….

  27. Berti says:

    Nuk e di per kete Çipin se çfare malli eshte por per Bert Budinen mund te them se atehere kur ka marre kete shume ka qene vertete per çap buke.Por ai ka marre fonde ( ose me sakte e shoqja Sabina sepse me letrat dhe leket ajo merret) nga QKK per filmin Lule Bore rreth 60 milion leke, ndoshta me shume. Ai ka marre edhe per tre projekte te tjera, si shtepi filmike, rreth 600 000 milion leke deri tani nga QKK, sigurisht qe ka bashkepunuar edhe me Shtepi te huaja filmike.Ai i shkreti i paguan po nuk e le Sabina.

  28. Iliri says:

    Pd te gjithe te ketij soji i ka qe nga i pari deri te i fundit.Dhe zhurma qe bejne nuk eshte se ju vjen keq per teatrin por se nuk rrine dot pa vjedhur duke qene ne opozite.Kesaj partie duhet ti ndalohet veprimtaria pasi eshte e keqja e shqiperise

  29. Tym says:

    Po cvlere ka ky lajm pikerisht sot ??????

  30. Donald says:

    E beni me dashje a pa dashje gabimin po tjeter gje eshte vjedhja e tjeter gje vendimi i gjykates qe citoni. Me lind dyshimi se pervec se te hidhni balte nuk ka pasur qellim tjeter shkrimi.

  31. NjeQytetarOptimist says:

    Pall Ariu.. Ska leke te kthej detyrimin mbrapa thote.. Haha.. Mos paguaj kestin e shtepise me pretendimin se ske te ardhura se ta tregon banka..

  32. Kol says:

    Filloi periudha e helmimitte opinionit.
    Njelloj si “azbesti”.

  33. tir says:

    Bukur, te kthejne leket menjehere! Letrat aty jane. Te rihapet ceshtja ne gjykate, sic beri vellai i Xhafaj. Iku vete si cjapu te kasapi per te kryer denimin, pasi ja kujtuan deniminn per qellim tjeter ( te hiqnin min e brendshem) keto te PD-se . Mos luani me djersen e popullit ju psedoartiste api kushdo qofte! Turp te degjosh keto lajme per artistet, hajde shko e shiko shfaqjet e tyre….

  34. Një Kineast says:

    Dhe qe nga kjo kohe, Feri/Minarolli/Butka dhe Mirelerat nder vite, ndersa i nduknin « gruan » Budines se ri, i dhane me shume se 1milion euro para Taksash shqiptaresh, per « filma » , e gjithfarelloj suksesesh imagjinare.
    Dita e pergjegjesise ligjore po vjen.
    Asnje Saleh, s’ju mbron dot me!!!

  35. Martini says:

    Perfaqesues tipike te PD ne fushen e artit.Jo.vetem pa talent por edhe hajdute ska si.te jete tjeter.Si PD ne fushat e tjera te jetes shqiptare.Shkatero vidhe dhe q ……Po Ndrenika cdo me keta.Kam frike se ka rjedhur.Cdo e keqe ka edhe pak humor.

  36. Bledi says:

    Berti eshte njeri i paster dhe ka vujt shume. Mos i besoni baltes qe synon te anashkaloje thelbin e ceshtjes! Po luftohet qe te ruhet vlera E trashegimise se ndertimeve Italiane si dhe dekada histori te Teatrit Kombetar. Te mos prishen. Nuk jam me PD por jam me Bertin dhe gjithe ata qe po luftojne per ceshtje te drejte. Erioni po ja fut kot ktu dhe po mashtron 24/7

  37. Thonj pa preri says:

    Tek ERTV filloi filmi “Hajduti i madh therret kapeni hajdutin e vogel” me skenar dhe regji te RKTK

  38. Glen says:

    Si mund ti besoni mere gelbazes apo ju pelqejne trillimet e ketij botuesi kellire sepse ju vijne mbas bindjeve tuaja.
    Para disa viteve ju e shanit kelliren kur tha per shefin tuaj se djalin ja kishte bo baba , apo ska problem te shkuara te harruara.

  39. Teuta says:

    Ridhindja vazhdon me tezen “shpif, shpif se dicka do mbetet” dhe Mero gelbazA e perfaqeson me se miri ndyresine ridhindase.
    Shikoni ndonje vendim gjyqi o truthare si prove per kete artikull? Shikoni ndonje urdher xhirimi te fondeve qe se paku shumen e perfituar ta besonit? Shikoni gjekundi ndonje deshmi penaliteti?
    Plehra qe s’jeni tjeter, duket qe nuk ju del nga nje koment qe tu paguajne vemja veliaj komentoni dhe nga dy here nga bodrumet e bashkise! Kellira te ndyra! Teatrit i hani ate qe s’thuhet! Edhe te ishin te denuar si Budina si Cipi nuk ka lidhje me luften per Teatrin. Teatri eshte i joni, i te gjithe atyre qe duan kulturen shqiptare dhe nuk kane shitur shpirtin te shkjau!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje