1/3 e familjeve shqiptare në vështirësi për të paguar dritat dhe ujin

9 Korrik 2018, 17:11Sociale TEMA

Një e treta e familjeve shqiptare janë vendosur në vështirësi financiare, për shkak të faturave të shërbimeve publike.

Një qytetar shprehet për mikrofonin e Top Channel se ekonomia shtëpiake është shtrënguar.

“Pagova dritat, uji s’ka ardhur, vjen më vonë. Ne jemi në pension, edhe del edhe s’del”, vijon të thotë ai.

34 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi për të paguar faturat e dritave dhe të ujit dhe kjo gjë është konstatuar nga një vrojtim i financuar nga Komisioni Europian.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera.

Pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe të energjisë në Serbi është 21 për qind; në Kosovë është 20 për qind; në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të zi shifra e familjeve luhatet nga 14 deri në 16 për qind.

Qeveria rriti katër vjet më parë me mbi 20 për qind tarifat e energjisë, ndërkohë që, enti rregullator e shtrenjtoi çmimin e ujit që në fillim të vitit, me mbi 40 për qind.

Por përveç rritjes së çmimit, faturat e shërbimeve publike rëndohen edhe nga taksat e shumta, si; tarifa e pastrimit, taksa e shkollave apo ajo e pronës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje