Lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të diele, duke e çuar në 580 numrin e tyre që nga lëkundja e parë e ditës së mërkurë, e cila u regjistrua me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, sepse kjo është situatë normale, pasi çdo tërmet pasohet me lëkundje të tjera të vogla sizmike. Edhe tërmeti i mëngjesit të kësaj të diele e ka pasur epiqendrën në Gjirin e Lalzit.
“Goditja e fundit është regjistruar në orën 4:30 të kësaj të diele, me intensitet 2.3 Rihter dhe që nga ai moment nuk ka pasur thuajse fare lëkundje. Është një situatë normale, kjo tregon se situata ka ardhur duke u qetësuar. Është një aktivitet normal në atë zonë, ka ndodhur edhe më parë”, thekson Ardian Minarolli.
Gjiri i Lalzit njihet si zonë sizmike, por impakti duket të jetë më i madh për shkak se në këtë periudhë është ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit. Rrjetet sociale, por edhe portalet me titujt e tyre bombastikë shtojnë panikun në popullatë.(tch)
Kane germuar shume thelle mbeturinat e popullit shqiptar , per te fshehur krimet qe kane kryer, ndaj edhe nuk ka force qe ta ndali natyren per ti ju ardhur hakut. Nuk me vjen keq qe ben leke , qe cuan femijet e tyre ne shkolla te mira, por qe ta kthenin Shqiperine ne kazan pleherash , vendi me i prapambetur ne Europe edhe nder me te prapambeturit ne Bote , eshte e pafalshme edhe jo-njerezore. Kane akumuluar pasuri miliarda dollareshe, por as ato nuk do ti mbrojne ne diten e qametetit.
Epo kur tha hoxha para 1 muaji qe do kete termete. Filluan te gjithe te tallen dhe te qeshin me te. Tani qesh mire kush qesh i fundit.
Pse pikerisht perendia po shkund Gjirin e Lalzit.A ka njeri me ma shpjegu?
A vertet nuk do kete me termet z. Sizmolog ? Uroj te mos dalesh huq si ai Ormeni, qe na qetesoi per pas te merkures, por ne u tundem mire . Zoti e shpetofte njeriun e ndershem kudo ne bote, jo vetem ne Shqiperi.