Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.
Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë.
Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm. “Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! Shpeton shtepia tek rr. “Jordan Misja” fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglise t’ju vene flaken shpise”, shkruan Veliaj.
Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! ?
Shpeton shtepia tek rr. Jordan Misja fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra!??
Ju lutem mos lini golat e Anglise t’ju vene flaken shpise! ??♂️⚽️? pic.twitter.com/01fQntw7oi
— Erion Veliaj (@erionveliaj) July 7, 2018