Harmonia fetare, imami dhe prifti shqiptar prishin murin që ndan xhaminë me kishën

8 Korrik 2018, 11:22Sociale TEMA

Imami Naser Kosumi dhe prifti ortodoks Trajko Vllajkoviç, edhe pse i shërbejnë feve të ndryshme, janë vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Ferizaj është një prej qyteteve të rralla në botë ku në të njëjtën hapësirë qëndrojnë së bashku xhamia dhe kisha ortodokse. Pas shumë dekadave të ndarjes tashmë ky imam dhe prift janë bashkuar për të zgjidhur problemet që ata kanë. Një mur i ndërtuar para disa vitesh për të dy është një shqetësim i madh. Ata duan që ky mur të shembet dhe xhamia e kisha të jenë edhe më afër. Imami Naser Kosumi tha se muri, i cili gjendet mes kishës dhe xhamisë, duhet të hiqet.

“Si ky monument pak në botë ka. Për shembull ka xhami dhe kishën në një oborr. Nuk e di kur është ndërtuar, a është periudhë e gjatë, a është ndërtuar xhamia qysh më herët por meqenëse është ndërtuar në një oborr, për mendim timin kisha thënë që të jenë dy simbole pa ndërprerje, pa mur ndarës. Kështu kishë me qenë më mirë për opinion që mos të ketë pengesa”, ka thënë Kosumi, transmeton rel.

Vllajkoviç, i cili ka ardhur të shërbejë si prift në këtë kishë para tri vitesh ka filluar të ketë komunikim ditor me imamin. Ai tha se ka komunikim shumë të mirë me imamin e xhamisë. “Këto dy vende të lutjes janë krenare me njëra tjetrën dhe nuk ka rivalitet se cila është ndërtuar më parë, cila është më e madhe, cila është më e mirë, cila është më e bukur. Kjo gjë nuk qëndron para zotit. Para Zotit qëndron vetëm a je i mirë apo i keq, në fakt pak i mirë sepse nuk ekziston i keqi. Ai mur të cilin jeni duke e parë nuk është ndërtuar as nga unë e as nga Naseri”, tha prifti Vllajkoviç.

Hoxha dhe prifti thonë se kalojnë mirë me të gjithë banorët e Ferizajt dhe se nuk ka pasur ndonjë koment të keq në lidhje me shoqërimin e tyre.

“Kishte me qenë mirë jo vetëm unë më Trajkon, me priftin ortodoks por të gjithë besimtarët të takohen njëri me tjetrin të gjithë besimtarët të shkëmbejnë mendime njëri me tjetrin, të jenë më afër njëri-tjetrit dhe që populli ta di që të gjitha besimet janë të njëjta dhe ne i besojmë të gjitha besimeve hyjnore”, u shpreh Kosumi.

Ndërsa Vllajkoviç theksoi se s’duhet të ekzistojë asnjë ndarje në mes kishës dhe xhamisë. “Ka njerëz të mirë dhe të këqij, kështu që ka njerëz të atillë që janë për tu lavdëruar por ka të atillë që mendojnë që ata duhet t’i ruajnë gjërat e tyre, e ne tonat e që sipas tyre nuk ekziston asnjë pikë e bashkimit tonë mes vete, që për të cilën unë mendoj që është absurd. Unë dhe Naseri, gjithashtu dhe kolegët e tij, ne i shërbejmë të njëjtit Zot. S’duhet të ekzistojë asnjë ndarje sidomos në Kishë. Pa të keq politika e ka bërë të veten, njerëzit janë lidhur më shumë me politikë dhe me udhëheqësit politik se sa me udhëheqësit fetarë siç jemi unë dhe Naseri”, tha ai.

Prifti dhe imami bisedojnë për shumë gjëra. Sot temë për ta është dhe kampionati i futbollit që po mbahet në Rusi.

18 komente në “Harmonia fetare, imami dhe prifti shqiptar prishin murin që ndan xhaminë me kishën”

  1. Vladimir says:

    Urime, urime , nje mije here. Sherbejuni njerezve, paqtojini, bashkojini per pune te mira. Ju lumte. Ju te paret keni mbritur ne Europe.

    1. E di si eshte puna says:

      Pordha me rigon! Edhe kisha edhe xhamia jane mjete te trushpelarjes dhe sundimit shpirteror. Ajo c’ka duhet prishur nuk eshte muri midis tyre, por te dyja ngrehinat e shemtuara duhet te sheshohen dhe ne vend te tyre te ndertohet nje shkolle, ku femijet te mesojne se toka rrotullohet rreth diellit, qe shiu eshte dukuri fiziko-natyrore, qe jeta dhe dashuria njerezore jane me te vlefshme se cdo gje tjeter!

      1. I pa emer says:

        Shume gjera na pretendon ti o . . . .
        materialist.

        1. E di si eshte puna says:

          Gjerat me te thjeshta dhe te llogjikshme o ….
          idealist.

  2. marku says:

    Si shume esmer me duket ky prifti !

  3. Pellazgos says:

    Harmonia fetare egziston per Idiotet,Ignorantet,te pa Zotet.
    Pa u “ulur” ne tavoline Allahu me Krishtin njeri dhe jo Zot nuk ka Harmoni.
    Zoti eshte Drejtesi.
    Tani te thuash qe jam p.sh Orthodhoks,Myslimane apo edhe i shtetit te Vatikanit katolike,te shkosh neper institucionet perkatese te degjosh perfaqesuesin e “Zotit” tend te thote qe ne si myslymane p.sh duhet te luftojme per Allahun kurse te Krishteret per Krishtin dhe te shtohemi sa me shume,se atje eshte qellimi dhe mos te trazohemi me te “pa fete”.
    Ndryshe nuk eshte Fe, ajo qe thote qe te martoheni njeri me tjetrin,te festoni p.sh te Krishteret Barjamin dhe myslimanet Pashken kur “Zoti” i tyre i shkruar ne ” librat” e shenjte nga njerez te influencuar ne shijet e tyre,ne dijen e tyre,ne qellimet e tyre.
    Keto ndodhin vetem per propagande.
    Eshte si te thuash qe une jam komunist por te kem ndonje Vile,ndonje Makine te shtrenjte,te kem kushedi sa kostume,te mendoje se ku ta bej une turizmin e rradhes dhe nuk me nxyhet menderja se ka apo ska tjetri te haje nje cope buke.
    Po nuk u cliruan “njerezit” nga keto perralla shekullore dhe te kuptoje cfare eshte Zoti,atehere eshte e kote qe “vrasim” mendjen.
    Zot eshte Ligji Ai eshte mbi te gjithe,qe te kesh Ligj duhet te Dish te Mesosh,te Krijosh,te Clirohesh dhe ky Zot eshte Simboli i Athines i Dijes,luftes per Drejtesi dhe jo Besim pa Dije.
    Kete historia e ka vertetuar me shekuj te tere,nuk ka nevoje ta perserisim.
    Ligjet e Natyres jane te pushteshme dhe te verteta dhe si te tilla “Zoti” i Feve jane te pafuqishme perpara Fuqise se Natyres dhe e vetmja Fuqi qe permireson jeten nmerezore eshte Sofia d.m.th Dija dhe jo besimi pa Dije.
    Kjo eshte e vertetuar historikisht dhe nuk do diskutim.
    P.sh.
    Te mendosh qe peshku i madh nuk do haje te voglin kur vete “Zoti” e krijoi kete fenomen, eshte si te thuash qe gomari do fluturoi.
    Keto fenomene ndodhin edhe tek Njeriu dhe ajo qe e ben dallimin me Kafshen eshte Llogjika e fetmja Fuqi e Zotit e pasqyruar tek Greket e Lashte Athina.
    Prandaj edhe e quajme Filo-Sofia.

    1. Ky lloj ekzemplari duhet izoluar sa me shpejt.
      sepse eshte i rrezikshem si per veten por edhe per rendin publik.Ja si e tregojn veten neper mjet web-it ne mynyr anonime se jan ekstremista fetar.

    2. Akoma s’te kan shtruar ne psikiatri .ik ore’ kurou se do marresh ne qaf edhe te tjeret.

    3. i cudituri says:

      Pillazgos Pisoglendi, llogjika jote eshte ajo e grupit te madh te kopshtit! ? ? ?
      Ti jeton ende ne mesjete o torrollak ?
      Shoqeria njerezore perparon me hapa gjigande, ti derdellis per “zotin” dhe “ligjin e zotit”. O trupeshk, thirri mendjes!!!

  4. pal pith noku says:

    ….me murr apo pa murr nje mut jane se eshte si puna e brekeve njeri i mban te bardja dhe tjetri te zeza ne fund te fundit breke jane.

  5. agush says:

    O “E di si eshte puna” – Duhet gjithashtu te zgjedhin vete njerezit dhe te mos degjojne trapcaresat si puna jote qe ne 2018 po u tregon qe toka rrotullohet rreth diellit. Eshte argument i mbetur nga kohet e tua, o MESJETAR DARVIK.R

    1. E di si eshte puna says:

      Darvini “mesjetar”!? Ik o budall, s’ka nevoje te zgjedhesh ti. Zgjedhja jote edhe ne 2018 eshte e paracaktuar! Ti je pjese e grigjes se gomerve ne token shesh, qe jo vetem nuk rrotullohet rreth diellit, por qe me te lutura mund te ndjellesh edhe shiun ? ? ?

  6. mik says:

    URIME.
    ZOTI asht NJE. E na nuk mundena me e nda per gjysem.

    1. E di si eshte puna says:

      Zoti eshet shpikja me e rrejshme e njerezimit! Rrena dhe budallalleku nuk ka permase, e madhe e vogel, e plote e ndare, e larte e ulet. ESHTE THJESHT RRENE! Zoti dhe besimi ne te (feja) lindi, kur nje mashtues takoi ne rruge nje idiot!
      Seneka nje filozof i famshem :
      Fene vegjelia e beson, i pushtetshmi e perdor, i dituri e perbuz!

  7. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Se pari prifti nuk eshte shqiptar por eshte serb, dhe, se dyti, muri nuk eshte i prishur por ai ekziston ende.

  8. Gjon says:

    Mosss e prish murin se do vine leshatoret te bejne shurren ke muri kishes.

  9. Baliu says:

    Ne kohen e ish-Jugosllavise propaganda si kjo quhej ‘Vllazerim-Bashkim’ (Bratstvo-Jedinstvo), por mbas kater luftrave te humbura te serbeve gjat kohes se Sllobes, keto prralla nuk po shiten me. Serbet gjithmone kan bere gjenocid ndaj popujve perreth, dhe si qdo kriminel mandej e kan perdore at trikun e tyre: Ka qene qka ka qene (Shta je billo, billo), duhet shikuar kah e ardhmja, e jo kah e kaluara. Pra po ja fillojme prap nga zeroja ciklit te ri. Ne kohen e ish-Jugosllavise valonte kahmos neper institucione dhe libra shkollor parolla: Ai qe e harron historine, eshte i denuar ta perseris ate. Duket se kesaj here shqiptart nuk e kan ndermend ta harrojne historine, per fat te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje