Rama: Qeveria e di ç’bën, vlonjatët e kanë kuptuar. Aeroporti i ri do të garantojë çmime të arsyeshme

8 Korrik 2018, 20:04Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë pasdite në Vlorë, ku mbajti një fjalë në inaugurimin e impiantit e përpunimit të ujërave, që e cilësoi “një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin e turizmin”.

Ai premtoi se ky investim do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet, infrastrukturën dhe energjinë në zonën e bregdetit.

Teksa u ndal te punimet që i bëhen te rruga e bulevardit, Rama u shpreh se për këtë projekt vlonjatët janë të heshtur, sepse e kuptojnë që Qeveria “e di ç’bën” me projektet.

“Sot bulevardi i Vlorës është më në fund një kantier. Rruga është ngushtuar përsëri siç u ngushtua për Lungomaren.

Por, është vërtet për tu mbajtur shënim që ndryshe nga ç’ndodhi me Lungomaren, në raport me rrugën e Bulevardit vlonjatët janë të gjithë të heshtur, dhe s’ka fare ankesa.

Kjo tregon që e kanë kuptuar që projektet duhen gjykuar në fund dhe se ne e dimë çfarë duam dhe e dimë çfarë bëjmë për ta transformuar cilësisht infrastrukturën e Vlorës.

Dhe e dimë çfarë duam dhe e dimë çfarë bëjmë dhe në bulevardin e Vlorës që duke ngushtuar rrugën për makinat dhe duke zgjeruar hapësirën për këmbësorët do të jetë një tjetër pikë referimi jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë në aspektin e zhvillimit cilësor urban dhe në aspektin e krijimit të hapësirave cilësore urbane për njerëzit”, tha Rama.

Ai tha se do vijojnë investimet me fazën e dytë të Lungomares: nga pjesa deri te tuneli, në Radhimë, në Orikum e më në Jug.

Ripërsëriti edhe premtimin për aeroportin e Vlorës, që tha se do jetë një “investim masiv në funksion të fuqizimit të ekonomisë”.

Aeroporti i Vlorës do të jetë një investim masiv, pasi ai do të hetë aeroporti i Jugut të vendit.

Do të garantojë lëvizje nga Vlora drejt Greqisë apo Italisë me çmime edhe më shumë të arsyeshme nga ato që janë sot”, tha Rama.

6 komente në “Rama: Qeveria e di ç’bën, vlonjatët e kanë kuptuar. Aeroporti i ri do të garantojë çmime të arsyeshme”

  1. Peço says:

    E çuditshme, sa “shpejt” e kuptojnë vlonjatët Edi Ramën ! Por kujdes zoti Rama, se mos nuk mban fjalën, se pastaj ta bëjnë siç ja bënë Vasil Rucit pas humbjes së një penalltie, kur në kor filluan ti thërrisnin: ” Kopetent të qifshim motrën.”

  2. ali peza says:

    Perse te gjitha investimet ne jug zoti kryeminister.Hidh syte nga Shkodra se edhe shkodranet jane taksapagues shqiptare dhe mbahesh edhe me parate e tyre.Mos e detyro veriun qe te udhetoje ne vendet fqinje kur historikisht ka patur aeroport.Vlora nuk ishte kur ne shkoder behej art ,kulture dhe shtetformim.Eshte ne krye dhe e para do jete,mos ta harroni.

  3. Sulo says:

    Po mire o usta, qe i paske lene te heshtur vlonjatet, ne kulmin e sezonit turistik e gjetet ta ktheni ne kantier ndertimi bulevardin?!
    Apo thuaj pak mungon kultura e turizmit andej, po edhe tu nxini jeten atyre qe duan te pushojne ne jug …. e vitin tjeter mos u shkeli njeri

  4. Llanua says:

    Ua ke futur deri ne fyt vlonjateve, cte flasim ata? Po shijojne tarin. Sic e shijuan Sot qe ua, bllokove rruget edhe ndenjen nja 4 ore si qengja ne trafik. Ishalla nuk vdes ndonje qytetar te projekti i ri, sic vdiqen ne Lungomare qe vajti 4 vjet me gropa e kanaleka hapur. Mbajeni fort o vlonjate, vetem kujdes mos ja kafshoni.

  5. Malo Kanina says:

    Sa të drejtë ka zoti kryeministër, kur premton çmime “edhe më shumë të arsyeshme” në raport me këto aktuale që aplikon konçensionari në aeroportin tonë dhe që ai pa më të voglin hezitim i vlerëson si “të arsyeshme” !!! Të jetë, që, edhe qytetarët kanë të njëjtin vlerësim me kryeministrin për çmimet aktuale të aeroportit “Nënë Tereza”? Apo mos ndoshta vetë shqiptarja e madhe ta ketë lënë amanet që bamirësia duhet të merte fund me largimin e saj nga kjo botë?

  6. lili says:

    U hap a jo aeroporti i kukesit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje