Krahas projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja, Bashkia e Tiranës po kujdeset që shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet për të mirëpritur nxënësit e tyre. Një prej shkollave që iu nënshtrua rikonstruksionit është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, nxënësit e të cilit mund të studiojnë në mjedise moderne. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë “Philip Morris” dhe organizatës “Milieukontakt Shqipëri”, rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat në kryeqytet. “Shumica e shkollave të Tiranës tashmë janë rregulluar, duke filluar nga “Qemal Stafa”, që u ribë nga e para, duke shtuar disa klasa e 4-5 fusha të tilla. Ishte vetëm çështje kohe që edhe te Samiu të vihej dorë”, tha Veliaj.
Ai dekaroi se Tirana është kthyer tashmë në një kantier ndërtimi, ku po punohet nga qendra deri në zonat rurale. Veliaj shprehu mirënjohjen për individët dhe kompanitë që tregojnë përgjegjshmëri të lartë sociale, duke kontribuar në realizimin e një sërë investimesh në dobi të komunitetit. “Jemi në një situatë ku Tirana është kthyer në një kantier pune, nga Sheshi “Skënderbej” deri në fshatin më të largët. Në Tiranë kemi mbi 240 insitucione arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, çka do të thotë se na duhet shumë mund dhe staf në terren, por ama kur kemi miq të përbashkët, kur i ndajmë disa përgjegjësi, na jep një kënaqësi shumë të veçantë. Ndaj, dua t’i falenderoj me gjithë zemër për ndihmën dhe bujarinë”, deklaroi ai.
Një vlerësim të veçantë, kreu i Bashkisë shprehu për stafin pedagogjik, të cilët japin një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e të rinjve të kryeqytetit. “Nuk ka një njeri që ta shënon jetën, siç ta shënon një mësues ose një mësuese e mirë, i cili mund të të lërë gjurmë, një kujtim, që të frymëzon, që mund edhe të të kritikojë, por të jep aq shumë dobi në një moment kur t’i mendon se je i pakritikueshëm. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë mësuesit dhe mësueset”, theksoi Veliaj.
Ndërsa, Radmilo Vlacic, Menaxher i Përgjithshëm i “Philip Morris Albania”, falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin në këtë nismë të përbashkët dhe shprehu angazhimin që në të ardhmen të shkohet më tej për të mbështetur shkencën dhe të rinjtë në vendin tonë. “Mbështetja ndaj arsimit dhe shkencës është thelbësore për Philip Morris. Ndaj, dhe jemi shumë të gëzuar që mbështetëm rinovimin e kësaj shkolle, duke ditur që kushte më të mira dhe më bashkëkohore, motivojnë për rezultate më të mira në edukim dhe në shërbim të komunitetit. Në të ardhmen e afërt, ne synojmë të shkojmë një hap më tej dhe të intensifikojmë mbështetjen tonë direkte për shkencën në Shqipëri.
Kjo është një fushë ku ne besojmë që kontributi ynë mund të ketë impakt real për brezat që do të vijnë”, tha Vlacic
Nje show i turpshem qe behet ne vazhden e dhjetra te tilleve qe kryebashkiaku ka bere qe nga zgjedhja e tij ne atre detyre!
Flet per investime te shumnta deri ne fshatin me te larget,por deri me sot jo vetem nuk ka bere ASGJE ne Yzberisht (KMY),por as me goje nuk e ze kete zone banimi me 50 mijhe banore qe jetojne si ne fermat e dikurshme,qendra internimi!
Si nuk ka turp ky njeri,qe ka 3 vjet qe i ka bere rrush e kumbulla parate e bashkise,ndersa Yzberishti nuk ka asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash apo shkolle per rrerth 5 mije femije?
Si nuk ka turp ky njeri qe nuk ka shtruar asnje meter rruge,plot gropa me balte e pluhur sa nuk hapen dot dritaret dhge nuyk nderen rrobat per t’u thare ne ballkon nga pluhuri?
Si nuk ka turp ky njeri qe ka lene rruget pa ndricim,plot plehra e qen rrugace,ku trotuaret e pallateve 10 kateshe i ka zaptuar duke ua dhene kafeneve me qera kur ato jane te banoreve?
Si e spjegon ky njeri qe ne nje bllok shtepish perdhese,me oborree,ku rriten dele,pula etj bashkia po nderton te gjitha rruget e tyre.bile edhe muret e betonit per oborret e tyre (nje shperdorim i pa kuptueshem i lekeve te bashkise),ndersa bllokun tone me pallate 10 kateshe,nuk ka shtruar asnje meter rruge?
Cfare interesash ka qe i shtron te gjitha rruget atje,qe banojne aq familje sa ka nje pallat i vetem ne Yzberisht!
Ke investuar o njeri,por atje ku te ka interesuar ty dhe imazhit tend antipopullor!
Po vijne zgjedhjet vendore dhe duhet shtuar propaganda mashtruese!
Rama dhe Veliaj kane vite qe punojne sipas teorise se Mao Ce Dunit “Turbullo qe te kthjellohet”!
Pra mashtro qe ta hane delet tona sa t’u zhvatim votat !
Titulli : Veliaj : E gjith Tirana eshte kthyer ne nje kantier pune
Ku i moren parate ? Shqiperia nuk prodhon gje .
Gjithcka asht perqendru vec ne Tirane, e pjesa tjeter nuk asht Shqiperi.