Tani është zyrtare.
Cristano Ronaldo është një lojtar i Juventusit.
Zyrtarizimi është bërë nga Real Madrid, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
“Real Madrid komunikon qe, duke respektuar vullnetin dhe kerkesen e shprehur nga Cristiano Ronaldo, ka vendosur kalimin e tij tek Juventus.
Sot Real Madrid kerkon qe te shprehe falenderimin e saj per nje lojtar qe ka treguar se eshte me i miri ne bote dhe ka shenuar nje nga epokat me brilante te historise se klubit tone dhe te futbollit boteror.
Me shume sesa titujt e fituar, te trofeve te ngritur dhe te triumfeve te marre ne fushe, Cristiano ka qene nje shembull perkushtimi, pune, pergjegjesie dhe talenti.
U be golashenuesi me i mire i Real me 451 gola ne 438 ndeshje.
Ne total ka fituar 16 tituj me klubin dhe individualisht ka fituar 4 Topa te Arte dhe 3 Kepuca te Arta.
Per Real Madridin, Cristiano do te jete gjithmonje nje nga simbolet me te medha dhe nje pike referimi per gjenderatat e ardhshme. Kjo do te jete gjithmone shtepia e tij”, thuhet ne komunikaten e Real Madrid.
Juventusi do të paguajë 100 milionë euro për blerjen e Ronaldos, ndërsa pritet që ky i fundit të përfitojë 30 milionë euro në vit si pagë.
Pas zyrtarizimit te lajmit, Cristiano Ronaldo reagoi me nje deklarate, duke pershendetur tifozet e Realit.
“Keto vite tek Real Madrid kane qene mbase vitet me te lumtura te jetes time.
Kam vete ndjenja mirenjohjeje per kete klub dhe per kete qytet.
Mundem vetem te falenderoj te gjithe per dashurine qe kam marre.
Megjithate, mendoj se ka ardhur momenti te hap nje faze te re te jetes time dhe per kete i kam kerkuar klubit te pranoje transferimin tim.
U kerkoj te gjitheve,vecaneristh tifozeve qe te me kuptojne. Kane qene 9 vite te mrekullueshme dhe unike.
Ka qene nje moment emocionues pe rmua, plot konsiderate por edhe i veshtire sepse Real Madrid eshte shume kerkues.
E di mire qe nuk do te harroj kurre qe kam shijuar futbollin ne menyre unike“, u shpreh Ronaldo ne mesazhin e tij.(TemA)
Kjo u be e mundur fale reformave te KM tone dhe degjesave popullore megjithe kundershtimet dhe pengesat opozitare. Apo jo Mero?!
hahahahahahahaha
Kjo u be e mundur fale reformave te KM tone dhe degjesave popullore megjithe kundershtimet dhe pengesat opozitare. Apo jo Mero?!!
te presim reagimin e Sali Vicidolit tani…
Uomo nero ! Na ke sqaruar vetem dy here , ndersa prisnim te na sqaronje 5-6 here si gjithmone , ne komentet e tua prej idioti .
Tani KM yne, Ministrat e tij te famshem, Drejtorat dhe lepireset e tjera te partise ne pushtet do lene leshte duke vajtur me leket e popullit ne Torino……Kuptohet, do ikin per takime pune……te shtunave kur ka ndeshje…..nje rruge e hiç pune. Dhe normalisht leket e hoteleve jane nga buxheti i shtetit.
Kur me 100 milion thoni blerja r shekullit,po 222 milion Neymar,si do thuhet ,blerja e mijëvjeçarit ?
Po nëse Reali blen Mbape 272 milion si do quhet ?