Balla çon fakte të reja në Prokurori: Basha njohje të vjetra politike dhe personale me pronarët e 3.4 mln eurove

11 Korrik 2018, 12:42Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballaka depozituar në prokurorinë e Tiranës, fakte të reja në plotësim të Kallëzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj kreut të PD Lulzim Basha.

Balla shprehet se lidhja e PD me pronarët e 3.4 mln eurove është organike ndërsa lidhja e Bashës me ta e afërt sa në foton e publikuar më herët, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale.

“Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallëzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar.

Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre.

 Ata tanimë duhet t’i mësojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin”, shprehet Balla.  (TemA)

6 komente në “Balla çon fakte të reja në Prokurori: Basha njohje të vjetra politike dhe personale me pronarët e 3.4 mln eurove”

  1. Buffon says:

    …dhe nese shkon para orgeneve te drejtesise duhet te jape llogari edhe per vjedhjen ne Rrugen e Kombit. Ia hodhi me raporte mjekesore te sajuara atehere. Shpresojme qe edhe kesaj radhe te mos ndjeke te njejten taktike. Ne fund te fundit si mundet te kete kredibilitet nje kryetar opozite i cili i shmanget drejtesise me raporte mjekesore apo udhetime drejt Holandes.

  2. Falmerayer says:

    Ka ardhur momenti qe ky njeri te pergjigjet nje here te vetme perpara drejtesise per cdo zullum qe ka bere. Vodhi sa deshi ne Rrugen e Kombit, me para’ te piseta loboi te ruset ne emer te PD-se, shpiku “Babalen” per te shkaktuar destabilitet ne vend. Tani del edhe shpif duke hedhur balte ndaj integritetit te nje deputeti. Lulezim Basha te pergjigjet ne Prokurori.

  3. nuredin aliaj says:

    Zoteri, u ngopem me dengla, ne rast se ato qe thoni ju ne adrese te lulushit jane te verteta, nuk behet fjale as per turp as per nder, ai bir serbi te pergjigjet para ligjit si nje kriminel ordiner, te tjerat jane pallavra.

  4. Albani says:

    Te q…bucen,korrupsioni po ben kerdine,ndersa ti kerkon te corientosh militantet me cingerrima
    Qelbesira.

  5. PASHTRIKU says:

    keta qe e kane koken katrore jane inteligjente
    shikoni Landin dhe Lulin a nuk ngjajne si dy pika uji??
    O popull mos u merrni me keta filamxhinj. MUndohuni te shijoni piushimet e vrafra ose me mire punoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje