“Gjyqtari që vidhte dyqane”, Zëri Amerikës: Të dhënat u siguruan nga ndërkombëtarët. Ja lidhja mes Admir Thanzës dhe prokurorit Kosta Beluri

11 Korrik 2018, 08:56Politika TEMA

Në Shqipëri të dhënat e grumbulluara nga Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit, i cili mbikqyr dhe ndihmon procesin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve, zbuluan dje se gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ka qenë dënuar në vitin 1999 për vjedhje në Itali ku dhe është dënuar.

Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi tha se kishte marë përsipër krimin për të ndihmuar një të afërm të tij, por ai e ka mbajtur të fshehur këtë fakt.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur probleme në të tre shtyllat e rivlerësimit, ndërkohë që gjyqtari Thanza rezulton të jetë hetuar dhe për korrupsion, në një çështje të mbyllur më pas nga prokuroria.

Ndërsa nuk ka mbushur ende 50 vjec, gjyqtari Admir Thanza ka patur një karrierë për t’u patur zili, me një ngjitje të shpejtë në majat e sistemit, nga anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në anëtar të Gjykatës Kushtetuese në moshën 40 vjeçare dhe aktualisht në Gjykatën e Lartë.

Por dje, në seancën dëgjimore të procesit të rivlerësimit, ai pa se gjithshka rrezikon t’i shembet para syve. Atij i janë komunikuar probleme me pasuritë e deklaruara: fshehje të të ardhurave apo deklarime të rreme.

Probleme janë konstatuar dhe në vlerësimin profesional, për mënyrën e administrimit të dosjeve. Ndërsa goditja më e madhe ka ardhur lidhur me integritetin e figurës së tij.

Ekspertët ndërkombëtarë që asistojnë procesin kanë zbuluar një fakt që ai e ka mbajtur fshehur prej shumë vitesh e që nuk e ka deklaruar as gjatë procesit të rivlerësimit.

Në qershor të vitit 1999, ndërsa ishte në funksionin e gjyqtarit, ai është dënuar nga Gjykata e Pizës në Itali me 40 ditë burgim dhe 100 mijë lireta gjobë për vjedhje në bashkëpunim me të tjerë, madje ka qenë vetë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi.

Gjyqtari e ka pranuar këtë ngjarje, duke shpjeguar se ai nuk e kishte kryer vjedhjen porse kishte marrë përsipër aktin e bërë nga kunata e tij për të shpëtuar nipin që ndodhej i shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë, dhe nëse do të dënohej e ëma atëherë ajo do të kthehej në Shqipëri dhe nipi s’do kish patur mundësi kurimi.

Po ashtu ndaj tij, u bë i ditur dhe një tjetër fakt i vetëm para dy viteve të cilin ai sërish nuk e kishte deklaruar në formularët e vettingut.

Për gjyqtarin Thanza, ka patur dhe një procedim penal për korrupsion.

Ndërsa policia vëzhgonte të afërmin e një të dyshuar për një vepër penale, ajo ka filmuar takimin me gjyqtarin Thanza.

Dyshimet kanë qenë për një pagesë e bërë në favor të tij që ai të ndërhynte për të lehtësuar pozitën e të akuzuarit në gjykatën e Shkodrës.

Por çështja është mbyllur në korrik të vitit 2016 nga prokurori Kosta Beluri.

Koincidencë ose jo, prokurori Beluri kishte radhën dje pas gjykatësit Thanza që të dilte para Komisionit të pavarur të Kualifikimit.

Ndërsa pasuria e tij ka rezultuar pa probleme, pushimi i çështjes ndaj Thanzës ka qenë pika e errët në procesin ndaj tij.

Rreth këtij momenti janë vërtitur edhe pyetjet e trupës gjykuese, ndërsa prokurori ka deklaruar se çështja i ka kaluar atij dy muaj nga momenti i filmimit, gjë që e pamundësonte vërtetimin e korrupsionit të dyshuar. Sipas tij policia do të duhet të kishte ndërhyrë për të bërë ndalimin në flagrancë.

Ai deklaroi gjithashtu se pamjet që i ishin vënë në dispozicion nuk kishin qenë të qarta, ndryshe nga ato që zotëron vetë KPK për ngjarjen, duke këmbëngulur më pas, se ishte i bindur se kishte vepruar drejt.

Por nëse shpjegimet e tij kanë qenë bindëse ose jo për Komisionin, kjo mbetet për t’u mësuar pas dy ditësh, ndërkohë që për Thanzën, vendimi do të jepet pas një jave.(VOA)

11 komente në ““Gjyqtari që vidhte dyqane”, Zëri Amerikës: Të dhënat u siguruan nga ndërkombëtarët. Ja lidhja mes Admir Thanzës dhe prokurorit Kosta Beluri”

  1. zani says:

    Nese ky paska vjedhur dyqane,keta te tjeret Çfar po bejne ?..po trashin qafen me fatkeqesite e te tjereve,ku qendron problemi He,,,

  2. Mërgimtari says:

    Nuk është e vërtetë që po të dënohej e ëma do të kthehej në Shqipëri, ligji italian nuk ka kthyer as të dënuar me disa vite burg (nuk më kujtohet sa e parashikon ligji), të cilët pasi kryejnë dënimin rrinë në Itali.
    Mashtrim tjetër ky.

  3. Altin says:

    Ky eshte nje problem i pergjthshem si ne politike,administrata,televizion e kudo.Mjere per popullin tone qe e prezantojn neper bote keta majmune e palaco cirku..Turp.

  4. Prova says:

    Ju te Temes, nese deri tani keni qene dhe mundoheni te jeni jashte kazanit mediatik, mos bini pre e shumices se gazetave apo portaleve online duke paraqitur intrigen si fakt. Fjalen e kam per titullin e shkrimit. Asnje lidhje nuk ka midis nje mashtruesi ordiner si Thanza dhe nje profesionisti si Kostaq Beluri. Ndryshimi eshte shume i thjeshte: Kostaq Beluri vlereson proceduren e hetimit sipas rregullave ne kohen e duhur dhe me materialin perkates se Prokurorise se Shkodres, duke bere argumentim profesional; ndersa Admir Thanza fsheh deklarimet dhe pasurite. Nuk mundet qe bashke me te njomin Yhanza te digjet dhe i thati Beluri! Profesionist i vertete…

    1. ben says:

      Ore “Prova” apo Kostaq, sido qe ta kesh emrin; po si ka mundesi qe ky “profesionisti” yt nuk e paska pare qarte vidjon qe posedon edhe KPK-ja dhe ku duket qarte Thanza dhe te tjeret.
      Juve “profesionistet” e vertete e nxorret Like Floririn pa u lagur nga nje vidjo korrupsionin me ze dhe figure. Kemi 28 vjet qe endemi dyerve te gjykatave per te gjetur te drejtat tona te pronave qe na keni grabitur, juve “profesionistet” e medhenj, ato prona per te cilet mbajtem per 60 vjet damken e “te deklasuarve”. Jeni nje rrace maskarenjsh. Zaten nuk e kishte keq gjyshja ime kur thoshte:
      ” … rane malet dhe u ngriten halet …”
      Juve jeni halete e Shqiperise qe ne 28 vjet na late me mbrapa sec na la Turqia per 500 vjet.

    2. Besniku says:

      Komplet sakte . Kosta Beluri eshte prototipi I nje NJERIU te ndershem dhe profesionist I shkalles se larte.
      Kush do ta denigroje dhe te ngaterroje shapin me sheqerin, do te beje anti- veting.

  5. Stela says:

    Mashtrues Italia do te ktheni te emen o idiot sajoshe ndonje gjo tjeter

  6. mikojani says:

    Ketu ke te drejte!Nuk e di a i ngjan pordha plencit?????

  7. shqip says:

    Ky tipi , Thanza , ve bast qe eshte militant i Pedes ( lexohet si eshte shkruar ) . Ja e hoqet nga puna . Pastaj ? Ky birbua do gozoje pasurine e vene duke vjedhur e duke liruar kriminele nga burgu . Nuk arrij te imagjinoj sa kellire jane Gjin Gjonerat & company . Ata kane dhjete fish me teper pasuri e mekate se ky skifteri , Thanza . Pune shpellaresh qe i vuri Sali shkembori si tutor krimesh .

  8. Triangolo says:

    futja kot esht ky sistem qe po aplikohet. po vazhdoi keshtu per te gjith administraten shtetrore i bie qe te jepet me concession rrethimi i gjith shqiperis me tel me gjemba dhe sistem kamerash (burg menjefjal) sepse 90 % jan me probleme dhe 10% qe te bejn rolin e gardianit. nuk behet shtet demokrat asnjeher shqipja . ça esht kjo pun : gjyqtari qe vidhte dyqane ne vitin 2000 per pak u be president republike. ka dhen edhe denime te perjetahme. rigjykim te gjitha çeshtjeve qe ka gjykuar sepse esht garant qe ka denuar kot dhe ka liruar nga akuza ndoshta persona teper te rrezikshem. nuk mjafton vetem vetingu per kto mostra. ndaj besoj se nuk do ndodhi asgje perveçse show per te huajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje