Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria dhe Greqia do të arrijnë një marrëveshje për një dokument të ri strategjik bashkëpunimi.
Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”, shefi i qeverisë foli edhe për ndikimin që do të ketë samiti i Londrës tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjera ai vlerësoi edhe marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë.
“Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme.
Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti.
Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit.
Është një periudhë që duhet të vlerësojmë arritje dhe kryesisht marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut , në saj të udhëheqjes së guximshme të Tsipras dhe Zaev, të cilët morën pjesën e rrezikut për të konfirmuar diçka që nuk ishte asaj e lehtë, por ata gjithashtu treguan se ka zgjidhje nëse ka vullnet
Është një proces i rëndësishëm, i cili filloi 5 vite më parë dhe po vazhdon me një ritën të kënaqshëm.
Këto takime ndihmojnë në masën më të madhe për të na mbajtur të bashkuar dhe të lëvizim së bashku.
Sigurisht, kjo po ndodh në një kohë kur gjërat në Europë nuk janë duke shkuar mirë, kështu që duket si një mallkim për Ballkanin.
Ne po përmirësohemi, Europa po shkon në drejtimin e kundërt”, tha Rama.(TemA)
E shite plako e shite Shqypnine… me nje fjale ne shqip e dhjeve bukur…. me planet e tua strategjike, dellimituese, dilerante, kopuk??????
Cameria????????????????