FOTOT/ Arrestohet pornostarja që tronditi Donald Trump-in, avokati: Është grackë

12 Korrik 2018, 07:15Lifestyle TEMA
FOTOT/ Arrestohet pornostarja që tronditi Donald Trump-in, avokati:

Aktorja e pornos që deklaroi disa muaj më parë se kishte pasur një marrëdhënie intime me presidentin Donald Trump është arrestuar në një lokal nate në Ohio.

Stormy Daniels është arrestuar me akuzën se i ka lejuar disa klientë ta prekin, çka përbën shkelje të ligjit të shtetit të Ohio-s.

Avokati i saj, Michael Avenatti, e cilësoi arrestimin “një grackë”.

Ai tha se disa klientë e kishin prekur Daniels, por prekja nuk ka pasur natyrë seksuale.

Ligji i shtetit të Ohios ndalon cilindo person që nuk ka lidhje familjare të prekë një balerinë të zhveshur apo gjysmë të zhveshur.

Ish-aktorja e filmave me drita të kuqe deklaroi disa muaj më parë se ka pasur një lidhje intime disamujore me Donald Trump në vitin 2006.(TemA TV)

2 komente në “FOTOT/ Arrestohet pornostarja që tronditi Donald Trump-in, avokati: Është grackë”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Kjo pra eshte LIRIA e vendit me “demokratik” ne bote.

    1. Xboom says:

      Populli thotë; ” mos e nguc meçkën ka bishti “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje