Bujar Asqeriu: Boll me protesta politike, dua një teatër të ri, nga ajo godinë më vdiqën shokët

13 Korrik 2018, 14:45Kulturë TEMA

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu në një rrëfim për “Tiranapost” sqaron pozicionin e tij përfundimisht në lidhje me çështjen e teatrit. Ai nuk është më pjesë e aleancës për të cilën fliste sot regjisori Altin Basha për gazetën “Panorama”, ku disa aktorë po përdoren për qëllime politike nga PD. Asqeriu ka një qëndrim të ekuilibruar për teatrin.

Në rrëfimin për Kazhanin dominon argumenti kryesor se për godinën e teatrit duhet të vendosin arkitektët dhe siç thotë ai është një godinë që i ka marrë jetën shokëve të tij dhe ai vetë i duket sikur po sëmuret nga dita në ditë. “Nuk më përdor as PS dhe as PD”. Ndiqeni të plotë rrëfimin si më poshtë:

“E prita me shumë emocion ditën e enjte kur parlamenti votoi për ligjin për Teatrin.

Sigurisht thellë në vetëdijen time, e mendova që ai ligj do të aprovohej dhe më ra si bombë e m’u mbushën sytë me lot kur ai ligj kaloi në parlament, dhe nuk dua të mendoj e nuk dua që deputetët e maxhorancës të jenë pa integritet dhe të ngrenë kartonin me urdhër partie.

Jo vetëm Majko, por unë prisja edhe disa deputete tjerë të ishin kundër këtij vendimi.

Kjo nuk ndodhi dhe jemi para një fakti kur maxhoranca ka votuar për ligjin dhe mendova në moment që shefi opozitës, sipas mendimit tim gjithmonë, nuk kishte nevojë të bënte debat.

Nëse ligji do të quhej antikushtetues shefi i opozitës mund të thoshte vetëm dy fjalë: “Ju mund ta aprovoni këtë ligj që është antikushtetues, por nesër kur ne të vijmë në pushtet do të nxjerrim një ligj për ta ç’bërë ligjin tuaj, i cili është antikushtetues sipas nesh dhe çfarëdo që të ndërtohet sipas këtij ligji në territorin e Teatrit apo dhe në sipërfaqet përreth do të sekuestrohet sipas ligjit.” Dhe mbaronte historia.

Së dyti, unë jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbeshtes protestën që bëhet tani. S’ka më sens! Logjika më e thjeshtë është që artistët të mendojnë ndryshe. Një pjesë thanë të shembet, një pjesë të qëndrojë dhe më ka ardhur keq jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kolegët e mi që po mundohen të zhbirojnë në jetët tona elemente biografikë. Kjo tregon një shkallë të ulët të civilizimit dhe cenimit të lirisë. Zotëri ti s’më pengon mua që të kem një mendim sot dhe nesër të mos kem një tjetër.

Zotëri ti s’më pengon mua që të mbaj mendimet të ngrira. Konkurrenca e argumenteve duhet të jetë prioritet dhe në këtë rast fiton mendimi pozitiv dhe më i përparuar. Jam dakord dhe gjithmonë nëse qeveria do ma garantojë që brenda territorit të Teatrit nuk do ndërtohet asnjë kullë. Në rast se fiton me argumente gjithmonë mos shembja e Teatrit ai duhet të rikonstruktohet që nga themelet sepse nuk ka asnjë parametër që t’i qëndrojë e mund të zhvillohet aktivitet artistik. Këtë le ta thonë specialistët. Kam shpresë vetëm tek arkitektët.

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj. Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët.

Ne duhet të merremi me të drejtat tona. Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua”, sqaron Asqeriu..

34 komente në “Bujar Asqeriu: Boll me protesta politike, dua një teatër të ri, nga ajo godinë më vdiqën shokët”

  1. Tironsi USA says:

    OK-ej,me ne fund te doli narkoza,ke fol si burre i pjekur,lerja Lulushit me shoke recitimet.

    1. sindi says:

      He bujar shyqyr u ktheve ne realitet! U desh ca kohe ta kuptoje qe thjesht po perdoreshe politikisht por me mire vone se kurre thote populli.

      1. Dyrrahu says:

        Koha per shqiptaret eshte pa vlere.
        Po thone shihni qe nuk i hapen negociatat, vertet nuk i hapen, por treguan dates dhe ajo date nuk iu konvenon kundershtareve të cdo progresi ne Shqiperi.
        12 muaj jane te gjate po thone!
        Keta renegate, tani u bene 5 vjet qe bllokoje çdo gje dhe nuk eshte shume, kurse per 12 muajte e BE thone eshte shume.
        Ah Enver, Enver, kelline e paske lene qe te vuaj populli.

    2. ebi says:

      Pas disa muajsh do e shohim qe e gjithe kjo zallamahi ishte e kote.
      Ashtu si cdo proteste tjeter ne Tirane, thjeshte eshte bere per vemendje mediatike se po te njejtit njerez qe shajne e bertasin, jane te paret e flasin mire pasi kane bere zhurmuesin.

  2. Turi says:

    Bravo zoti Bujar! Eshte gjeja e duhur qe mbeshtesni ndertimin e Teatrit te ri. Ju pergezoj per fjalet qe keni thene.

  3. flora says:

    Me ne fund po logjikoni! ishin pa sens te gjitha protestat qe u zhvilluan der tani.
    Te mbyllen nje here e mire te gjitha dhe vijojme perpara me projektin, eshte e kote ta vonojme

  4. Petri Ndini says:

    I madhi Bujar Asqeriu. Rrespekt per figuren tende

  5. gledi says:

    Shyqyr iu mbush mendja dhe Bujarit. Me ne fund u bind qe protesta ishte thjesht politike dhe teatri as qe llogaritej fare.
    Thjesht opozita si gjithmone qe do ti dale kunder cdo projekti per Tiranen, gjeti rast edhe kete here, e perdori aktoret.

  6. Mirela says:

    O woooow
    Bravo bre lalke i zoti i tregove mo biri i mamit qe te paguan dasmen me pensionin
    E fute Asqeriun ne thes….
    Ca i premtove mo aman…
    Bobo sa keq per artistet e varfer qe shiten e blihen …ndoshta skan faj
    Varferia varferia ….skemi te drejt tu kerkojme gje…
    Po ne duhet ta mbrojme vet teatrin dhe token qe i takon
    Ne fund te te fundit teatri eshte yni i popullit qe e do

  7. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Tani Jari osht esell,dhe ma ne fund foli me mendje te kthjellet.
    Nuk e kuptoj gjithe ket potere per teatrin qi po behet prej muajsh.
    Ai duhet qi te prishet qe te ndertohet nje i ri,se duhet te ndertohet

  8. Cuku says:

    Bullar Asnjeriu,pirdh te lirohesh
    Kush jeni ju qe jepni urdhera dhe kercenoni,,,
    A thua se keni privat Teatrin,,,
    Ai eshte Bordello Kombetare dhe duhet.shembur urgjent,,,,
    Bile.as Teater mos ndertohet fare ,per ju parazite,,,
    Po mundesisht te ngrihen kulla dhe shesh lodrash per femije
    Na.cate trapin keni kaq e kaq muaj,qe perdoreni si ushtare mercenare te P.D.
    Apo te mbaruan ato lek qe te dha Lulushi,,
    E shef sa po ju mbeshtetin qytetaret e Tiranes,,,,

  9. Liqeni says:

    E tregove vehten qe je LAB ,nuk bie nje artist i madh si ju ne gracke politike qorre,respekt si gjithmon per JU!

  10. agim says:

    Mire me teatrin, por ate kerkesen per “ligj, status etj” nuk e kuptoj.
    Nuk te duket se po lypni qe Qeveria parate e mbledhura nga taksat t’ua bej peshqesh juve? nese doni para, beni shfaqje te bukura, terhiqni ata qe duan te blejne produktin tuaj dhe kaq. Ky eshte thelbi i ekonomise tregut, kush eshte i zoti shet produkt dhe fiton para. Ajo qe me ben te ndjehem keq me “artistet” eshte krahasimi me te kaluaren, atehere sherbenim nga halli ( censura n’a pengonte) por parate n’a i jepte regjimi. tani duam qe qeveria te paguaje ( me se me parate e taksave? se qeveria nuk prodhon para) dhe ne te bejme shfaqje per qjfin tone 9 me liri te plote) pavaresisht nese kane apo jo deshire spektatoret te vijne e te n’a shohin.
    mendoj se duhet te shkundeni nga kjo mendesi dhe te kuptoni se parate nuk duhet t’ia kerkoni qeverise por shitjes se produketit tuaj.
    respekt per emocionet qe n’a keni percjelle

    1. mirel says:

      Nese do para nga taksat qeveria, le te bej shtet si Enver Hoxha, ku lulezuan fabrikat, ndermarjet, dhe Teatri gjithashtu.
      Po jo qe 5e vijne plera si Ramuti dhe Ahmuti dhe ta grabisin pergjithnje ate qe ju perket te gjitheve: Pronen Publike.
      Kjo eshte ajo qe ka te beje me ligjin dhe statutin qe permend Asqeriu.

  11. Franci says:

    Ja çdo te thote te jesh qofte dhe ne nje moment te vetem esell !!!

  12. Zigur Qarri says:

    Nese lexoni mire,kuptoni edhe lojen e piset makiaveliste te medias,fuga,veliaj e kompani,me shkronja te medha.
    Bujar Asqeriu nuk eshte dakord per Teatrin e ri,perderisa thote:
    “Jam dakord dhe gjithmonë nëse qeveria do ma garantojë që brenda territorit të Teatrit nuk do ndërtohet asnjë kullë”!!!
    Eshte dakord klani rama-veliaj te ndertoje Teatrin pa kulla ashtu si kushtezon Z.Bujar Asqeriu?JO.
    Kur te noterizohet marrveshja,qe privati nuk merr as edhe nje centimeter nga siperfaqja Teatrit,nën Dhe e mbi Dhe,
    ne kete territor,atehere hyn ne fuqi kerkesa e Z.Bujar Asqeriut.Por kjo nuk do te ndodhe kurre.Biznesmeni Fusha i ka
    dhene kaparin rames,pa kulla nuk ka Teater.Rama,Veliaj dhe banda e tyre e ka vendin ne burg.Dje kishte me shume
    protestues se Javen e shkuar.Shqiptaret po ndergjegjsohen,fundi i turpshem i rames po afron.

    1. U says:

      Opa doli zigur qeni por dihet qe eshte Sali Berisha (qeni ) O Sali krimineli hajduti shkatërruesit i Shqiperisë bollëk me keto shkrime po na vjen për te vjellë e dimë që je ti o zagarE njohim stilin rëndë o i pa burrë pisë njeri

      1. Zigur Qarri says:

        Ti po je “Burre”,zagar qe akuzon,por kurre nuk komenton!Un te dhjes ty me gjith Sali Berishen,
        o zagar i bastardeve te “rilindjes”.Ne Burg e ka vendin Rama dhe Berisha,o debil i patentuar
        gjenetikisht.

      2. mirel says:

        Po thuaj Sali qeni Ramutit ti qe po ben ligje te posacme per grabitje tokash ashtu si ato ligjet e Saliut.
        Pse te vjen hidhur me te vertetat qe shkruan Ziguri?

  13. ferdi says:

    Me vones me vones po e kuptove dhe ti qe ke një vit që ja fut si kau pelés me punen e teatrit. U poqe në kohën e Bostonit.

  14. kunji says:

    Ore koqe ke ke pas shok ti, karunar, mos re rej mendja se je Bujar Lako.

  15. ABC says:

    Ketyre mediokerve profesionale dhe specialisteve te rakise nuk i plas per teatrin se do shembet apo jo, thjesht kane hallin tek rroga qyl qe e marrin nga taksapaguesit shqiptar.
    Keta jane ata te perkedhelurit e komunizmit qe si tha kush puna mare.

  16. çeço Selimi says:

    U be edhe Bujari , Bujar ! Dje : – Mos e kafshoni Teatrin ! SOT :- TEATRI NE PO NA KAFSHON !
    e VERTETA ESHTE SE GODINA E TEATRIT E3SHTE VJETERSUAR DHE ME PASOJA PER JETET E AKTOREVE !

  17. Shoku says:

    Me vjen mire per fjalet e Aktorit Bujar Asqeriu,por jam i bindur se po ta pysesh neser do te thte te kunderten.kete nuk e them une ,por e thot ai vet. Degjoni te gjitha intervisat e tij e do t’me jepni te drejte. Qe keto jane protesta politioke te udhehequra nga PD-ja kete nuk e luan as topi i Allamanit,- kur thote sovrani popull ,poe nuk e pyet njeri. Une do te shtroi pyethjen zonjes Vokashi si kryetare e komisionit te kultures me duket.
    E PARA Cili ka vlera arkitektonike me shume ndertesa e ish- Hotel Dajtit , nje nga hotelet me lluksoz te Ballkanit , apo godina e teatrit Popullor?
    Po vlera historike a kishte hotel Dajti ? E kam fjalen per ndertesen? C’fare vlerash historike ka kjo ndertese ? P.sh. Ka vlere historike se si eshte gdhendur guri ? Si eshte perzierja e gelqeres me reren e ka dhene ate fortesi ? Eshte zhvilluar ndonje ngjarje historike? Rune historine e nje periudhe te caktuar? Kane qendruar personalitete ? Jo lutem na sqroni si per Hotel Dajtin,po keshtu edhe per ndertesen e tearit. A duhej ruajtur ai hotel? Pse Saliu e shkaterroi duke ia shitur ” Bankes” e ka ngelur si mjeran? Pse nuk bete demostrata athere ,apo Saliu ua tregonte vr imen e gjilperes. Ti Vokshi qe uluret dil e fol per rendesine e twe dy ndertesave. Me te drejte ulurini si kukuvajkat per prishjen e ish- bashkise ,ku sot eshte Muzeu Historik,po per Hotel dajtin pse heshte ,pse heshti shoqeria civile. Ndertesa e mbrekullueshme e Hotel Dajtit mund te mos ishte hotel, e mira ishte qe te egzist onte,por mund te ishte nje institucion i mbrekullueshe. KU jane paisjet e brendeshme ? Cilat kishin vlere historike me shume paosjet e Dajtit,opa karriket e shtrembeta te teatrit. E dyra,. Aty do te ngrihet nje teater modern. e jo nje kapanon . Ai eshte si nje shtepi kulture e nje fsahati te humbur,pa me shtepine kultures ne Krytje e Divjake te LUshnjes nuk krahasohet edhe si arkitekture ,por edhe si skene. Ka patur edhe te tjera shtepi kulture si ajo e Radeshit apo Verzhezhes ne Skrapar. PO ky teater me nxier mallin e nje shtepie kulture ne K. te Lushnjes ,por per te mos ofenduar ate popull atje nuk po e permend emrin .. Dilni e sqaroni popullin Jo ju se nuk kini haber o Vokshi ,por arkitekt ,historian te fushes se kultures. Mos na cani derrasa me ato thirrjet ” Teatri eshte i yni ” ” Do vdesim e teatrin nuk e lem te prishet” ” Rama armiku i teatrit. Kam idene se shume nga Ju nuk e di se nga bie teatri. Edhe per kullat qe ndertohetn . ASqeri ke thene fjale me vend e ne kete rast falenderoj edhe Rajmonda BUlkun e cila foli me kembe ne toke eme mend. Aktori do skene,do dhoma xhveshje e veshje,te beje grimin e nderrimin e roleve ne kushte optimale te mos i dridhet buza ne dimer e te mos i dhkojne djerset rreke ne behar. Dridhuni ne rol e djersituni ne rol. Luftoni te vini ne nivelin aktoresk te te poareve tuaj Prosi, Roshi,Pitarka, Mima ,Margarita, Tinka, Anagnosti.. LOgareci.. e tjer e tjer… sepse nuk u dallon njeri se jeni aktor apo njeres te zakonshem kur kaloni rruges sepse nuk u njeh njeri. Asqeri thuaj ti dhe shoket tuaj ne cilat role kinishkelqyer ? Kur u shfaq filmi ” Lulkuqe mbi mure” sa here shihej Kadri roshi ne rruge : femijet ia filonin : shiko, shiko po kalon kujdestar …… Pse sot kur shikojme Tinka Kurtin na kujtohet nene Pashakua? Apo sa degjon “Toka Jone” te kujtohen te medhenjte Marie Logareci e Loro Kovaci? Pse kujtohet i madhi Naim Frashri ? Cili,cili nga JU Asqeri, po beni 27 vjet eshte i permasave te kolegut tuaj Ndrenikes ? Cili keteo vite nga aktoret e rinje eshte ne nivelin e Ndrenikes,Larjes , Nuk po flas per aktoret e humorit qe jane harruar. JO,jo, o BUjar Asqeriu nuk behet humori se permendet fjale nga me te ndyrat gjat shfaqes……. Te pakten mos ndrysho mendje!

  18. capajevi says:

    TERE JETEN KA QENE I SHTIRUR ….FALLCO. HYRI NE ISTITUTIN E LARTE TE ARTEVE …FALLCO. PERFUNDOI NE NJE AKTOR ….FALLCO. DESGHTE TE BENTE POLITIKE….FALLCO. DHE PERFUNDIMISHT U KTHYE NE VETEVETEN ETIJ ….FALLCO. AS NUK MESOI DOT SE SI LUHET NJE ROL SEPSE NUK E LEJONTE HIPOKRIZIA. GJYNAF… E NJOH PREJ VITESH DHE ME VJEN KEQ PER TE . E VETMJA GJE QE REFLEKTON QYSH LARG ESHTE ALKOLI… GJYNAF…I HIKU JETA KOT!!!

  19. Ip says:

    Nderime per njeriun e mire dhe me llogjike, pa urrejtje e paragjykime.
    Respekt per sinqeritetin

  20. Na myten karnat says:

    Prishe dhe rindertoje kujtesen o trap!
    Kot te flasesh me ju! Mjafton te shohesh varrezat e prinderve dhe gjysherve tuaj te kuptosh pak se cfare lidhje keni me te shkuaren dhe historine.

  21. Loni says:

    Ky eshte ai pijaneci qe i quajti ne 2 korrik emigrantet e ambasadave “ jashteqitja e kombit” !

  22. Deshmitar y says:

    E hengri dhe ky Miku.
    Duroi dhe fitoi llokmen e vet. Femija po nuk qau si jep Nena.
    Plere

  23. Kirurg says:

    Shyqyr qe e kuptove! Sa i trashe paske qene more bir! Une them qe edhe aktoret e Tiranes te kalojne vetingun, kush ka marre a cfare ne keto muaj qe ben zhurmuesin e PD. Gjithashtu, pad testimit per arritjet profesionale, si per gjyqtaret, te mos lejohen te futen ne teatrin e ri aktoret me performace te dobet. Kam besim se nuk do ta kalosh vetingun, aktore si ty e kishin teper edhe ate rrangallen e vjeter.

  24. Asqer says:

    Ky eshte blere cheap, nje shishe raki..lol..keta jane artistet tane?! Me integritet sa nje sarahosh pijetoreje?!

  25. Tahip Lala says:

    More Bujaaaar Asqe t’dhiu. Cte duket vetja aktor i madh me nje te krisur ne Paris. Pa thuaj keti populli qe ti e mendon se te ka dasht. Sa lek i ke marre rroge ne vite e sa pune ke bere per keta vite. Keshtu matet or tu jat jeta asqedhi leku eshte i barabarte me punen. Ndryshe je nje parazit qe ke mashtruar gjithe jeten. Ndaj kerkon dhe mbeshtetjen e polotikes ti o asqedhi. Dorzo cka ke marre kot dhe lere te tjeret te punojne. Me rrespek shume te thellllle Tahip Lala.

  26. Deshmitar y says:

    Buxhar asnaqiu
    Cfare peshtyu e lepiu
    Kerkon te hane I ziu
    Neper bodrume si miu
    Si te tjere dhe faqeziu
    Gjithe dynjane zgerdhiu

  27. Xheni says:

    Kisha degjuar qe rakia e shoqeruar me gjize dhe hudhra te ben mire per shendetin , por artistin Asqeriu e ka menderos fare. I forte Bujo , bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje