Donald Trump do të udhëtojë në rrugët e Britanisë me limuzinën e tij anti-bombë 1.5 milionë dollarëshe, e njohur gjerësisht si “Bisha”.
Në të vërtetë, shqetësimet e sigurisë për Presidentin e SHBA bëjnë që të përdoren dy automjete të tilla që do të lëvizin në Britani, në mënyrë që në rast të ndonjë sulmues të mundshëm të mos dihet se ku ndodhet Donald Trump.
“Bisha” është një limuzinë e zezë me 7 vende e cila është e projektuar për t’i dhënë Trump-it mbrojtjen më të mirë.
Një person që e shoqëron Presidentin gjatë udhëtimeve jashtë vendit dhe që i qëndron në limuzinë është edhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili është i pajisur me të gjitha mjetet që mund t’i hyjnë në punë Presidentit në rast nevoje.
Kjo limuzinë mund të shndërrohet në një dhomë paniku të mbyllur me tanke oksigjeni, kamera me pamje për natën dhe thuhet se mund t’i rezistojë plumbave, sulmeve kimike dhe bombave.
Makinë e firmës amerikane Cadillac ka goma të përforcuara dhe disqe çeliku që mund ta mbajnë automjetin në lëvizje edhe nëse gomat janë shkatërruar.
Gjithashtu në makinë ndodhen shishe me grupin e gjakut të Presidentit në rast emergjence mjekësore si dhe telefon satelitor që mundëson komunikimin me çdo vend të botës.
Përveç se aftësi mbrojtëse, në këtë automjet ka dhe armë.
Pjesë e autokolonës që do të shoqërojnë Trump-in gjatë qarkullimit të tij në Britani janë dhe dy avionë të Forcave Ajrore Amerikane, Boeing C-17. (TemA)