Historia e pabesueshme: Kur Franca fitonte Botërorin, Kante mblidhte plehra. Sot është futbollisti kryesor i "gjelave"

13 Korrik 2018, 19:20Sport TEMA

N’Golo Kanté ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Botërorit. Mesfushori i Francës nuk bën një lojë spektakolare, as nuk shënon gola, por bën “punën e pistë” të “Gjelave”.

Është lojtari i katërt që ka bërë më shumë kilometra (62,6), i lënë pas vetëm nga Modric, Zobnin dhe Rakitic, të cilët kanë luajtur ndeshje që kanë pasur nevojë për 30 minutat e shtesës.

Por, futbollisti me origjinë nga Mali, për të arritur deri këtu ku është sot (një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij) ka bërë rrugë të gjatë. Sipas “Globoesporte”, kur fëmijët francezë shikonin Botërorin e vitit 1998 në televizor, ai mblidhte plehra në rrugët e Parisit.

Kur Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane kurorëzoheshin kampionë bote, Kante shkonte me babanë për të punuar. Në moshën 7-vjeçare pastronte rrugë dhe mblidhte plehra për t’i dërguar më pas në plantacionin e riciklimit.

Të dielën mund të shpallet vetë ai kampion bote…

2 komente në “Historia e pabesueshme: Kur Franca fitonte Botërorin, Kante mblidhte plehra. Sot është futbollisti kryesor i “gjelave””

  1. florence says:

    historia e pabesueshme, edi rama hante thonjte e vet sepse skishte gershere ti priste dhe sot e kemi kryeminister hajdut, me ca lajmesh mereni o idioter, jemi ne 2020.

  2. degelisi says:

    Sportistet, ne kete rast futbollisted nuk lindin kampjon por behen me shume pune dhe stervitje
    Ai duhet te jete krenar per ate qe ka bere ne femijri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje