Këto pamje tregojnë momentin prekës kur prindërit e fëmijëve të shpëtuar nga shpella në Tajlandë përqafojnë zhytësit e guximshëm britanikë që shpëtuan jetën e djemve të tyre.
Më lot në sy prindërit ulin kokat e tyre në shenjë mirënjohje, i kapin duart dhe më pas përqafojnë grupin e zhytësve.
Dymbëdhjetë anëtarë të ekipit të futbollit dhe trajneri i tyre u bllokuan në shpellën Thai më 23 qershor.
Ata u nxorën të gjithë shëndosh e mirë pas më shumë se dy javësh ku ishin bllokuar nën tokë. (TemA)