LGBTI i imponohet Hollivudit, Skarlet Johansson heq dorë nga roli i një transgjinori

14 Korrik 2018, 19:01Lifestyle TEMA

Skarlet Johansson dha dorëheqjen nga roli kryesor në filmin Rub & Tug, ku ajo luante personazhin e një transgjinori.

Presioni i madh nga personat LGBTI në mediat sociale bëri që aktoria e njohur hollivudiane të ndërpresë bashkëpunimin me producentët dhe të tërhiqet nga projekti.

Vendimin ë bëri publik vetë aktorja në një intervistë për revistën “Out”.

Terheqjes nga roli i parapriu një furtunë reagimesh nga aktorë trans dhe aktivistë për të drejtat e trangjinorëve.

Aktori transgjinor, Treis Liset  shkruajti në Twitter se “Hollywood-i është aq mut sa nuk përshkruhet. Nuk do mërzitesha nëse do të merrja me lehtësi role si Jennifer Lawrence apo Scarlett Johanson, por ne të gjithë e dimë se kjo nuk ndodh”.

Fillimisht Scarlett u kishte rezistuar presioneve, por në një deklaratë të kohëve të fundit kishte shfaqur qasjen se  “të kuptuarit e saj për njerëzit transgjinorë kishte ndryshuar pas marrjes së rolit.

“Unë e kuptoj pse shumë njerëz mendojnë se roli duhet t’i shkojnë një personi transgjinor. Ndihem mirënjohës për këtë debat të madh që është nxitur për diversitetin dhe përfaqësimin në kinema”, theksoi aktorja.

Film “Rub & Tug” ku Johanson do të merrte pjesë ka në qendër Dante «Tex» Gill, menaxherin e një Instituti Masazh në vitet 1970 në Pitsburg.

Si transgjinor ai drejtoi këtë institut, duke patur mbrojtjen e mafias.

Gill u dënua me shtatë vjet burg për evazion fiskal dhe jo për trafikim. Ai vdiq në vitin 2003.

Xhirimet e filmit pritet të nisin në shkurt 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje