Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ekzekutimi i një burri dhe një gruaje brenda në makinë, ka vënë në lëvizje gjithë strukturat e policisë në qarkun Shkodër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, pranë pallatit ku çifti Brecani kishte marrë një apartament me qira.
Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, familja Brecani, në momentin e ngjarjes ka qenë duke u kthyer në banesë.
Sapo Burhan Brecani, ka parkuar mjetin, ata janë qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë. Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur në vend burrë e grua.
Bashkë me ta në makinë, mësohet se ka qenë edhe fëmija i çiftit, rreth një vjeç. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar lëndime.
Kanë qenë banorët e lagjes ata që mëngjesin e sotëm kanë gjetur të vdekur në makinë, dy të rinjtë.
I ndjeri bëhet me dije se ka shërbyer si ish-efektiv policie në Pukë, dhe prej disa kohësh ishte në lirim.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dyshimet e para lidhen për shkak të detyrës.(TemA)
Ja sa e sigurt esht jeta ne shqiperi
Oooo , Ngushëllime dhe forcë .
O , e ka mirë Amerika , që , po preke e vrave polic , apo , anëtar të familjes së një polici , ma mirë vrite vetë vehten , se pa të vra e pa të zhduk me farë e me fis nuk të lejnë . Edhe Amerika , në kësi rastesh , e harron burgun .
Këtu tek ne , jarebi ta kapin , se për të dijtë vrasësin , e dijnë që ditën e parë , por nxjerrin urdhër arresti ditën e Djelë , kur vrasësi , ka dalë në Venezuelë .
Mos me fol mo për prokurorë e agjenta krimesh injorantë e rryshfetxhinj , që mshehin , shkatërrojnë e degjenerojnë provat me mbush xhepat .
Shtet o shtet po cben vebi bushati apo e ka mendjen tevkapi no nje lek
Ku eshte “rilindja”qe kur ishte ne opozite akuzonte per renje te shtetit sa here ndodhte nje vrasje dhe aksident?
Ku jane organet e parandalimit te krimit?
“Rilindja” cfare ka bere;
Ka mbjellur peme?
Ka futur ne burg ke ka “vjedhur” uje dhe energji ka apo nuk ka para?ligji?
Ka pushuar nga puna debitoret?jo me ligj ,por me urdher direkt te kryetrimit?
Ramen dhe Erdogan do ta kishte zili.
Ka bere rruge,sheshe?
Ndaloi ndertimet?
Legalizoi?
Do prishe teatrin dhe do na beje dy gradacela?
Xhamine me te madhe ne ballkan?
Per kete duhet ta votojme?
Cfare nuk beri rilindja;
Krimi ,vrasjet nuk I pakesoi,I shtoi.
Koken dhe Drogen nuk e pakesoi,e shtoi
Aksidentet,perdite nga dhjete po vdesin.
Korrupsioni,me keq akoma.
Nuk beri drejtesi as per Gerdecin,as per 21 janarin,as per rrugen e kombit,nuk denoi jo Berishen e Bashen,por as dhe nje zyrtar te korruptuar.
Qelbesira,do te na detyroni tju ndeshkojme duke sjelle nje me te keq se ju qe tjua……….,ashtu si na detyroi Nano tunxhi.
Eshte emri i te ndjerit Burhan Brecani apo Boran Bercama?
A nuk tha ministri xhafaj se kur ma mire s’kemi qene me sigurine tone…
Qofsh i xhehentit miku im