Presidenti Donald Trump thotë se kaloi një “kohë të mirë të takimit” duke trajtuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane gjatë atyre që i quajti bisedime “konstruktive” me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki.
“Gjatë takimit të sotëm adresova çështjes e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet tona.
Mendova se ky ishte një mesazh që duhej dhënë më mirë personalisht,” u tha presidenti Trump gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me udhëheqësin rus.
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, por presidenti Putin, në komentet e tij tha:
“Duhet ta përsëris se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk planifikon të ndërhyjë në procesin zgjedhor amerikan”.
I pyetur se kë beson në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje, presidenti Trump tha se ka besim të madh tek agjencitë amerikane të zbulimit por theksoi gjithashtu se pesidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë në mohimin e tij.
Presidenti Trump tha se bisedimet e tij me presidentin Putinin shkuan mirë.
“Marrëdhënia jonë nuk ka qenë kurrë më e keqe se sa është tani. Megjithatë, kjo ndryshoi nga rreth katër orë më parë,” tha ai.
Putin tha se bisedimet u zhvilluan në një mënyrë të sinqertë dhe i quajti të suksesshme.
Më herët, presidenti amerikan përdori mediat sociale për të fajësuar politikat e deritanishme për gjendjen e marrëdhënieve amerikane me Moskën.
Padtro Ameriken Dak nga qelbesirat qe ndyn Dynjane me luftra ehe po shkaterrojne Globin.