Dita e madhe më në fund mbërriti.
Sot është dita e Cristiano Ronaldo.
Vetëm para pak momentesh është mbyllur prezantimi zyrtar i yllit portugez, i cili nga ky moment është një futbollist me fuqi të plotë i Juventus.
Prezent në konferencën për mediat, ishte edhe mamaja e CR7, që ndërhyri duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve.
Vetëm pak kohë më parë, Dolores Aveiro kishte dhënë një intervistë, në të cilën fliste për të ardhmen e të birit, duke pranuar se shpresonte te një rikthimi i tij te Manchester.
Pikërisht në lidhje me këtë, mamaja e yllit portugez përgënjeshtroi sot lajmin:
“Jo, nuk është absolutisht e vërtetë.
Jam shumë e lumtur për zgjedhjen që ka bërë.
Një aventurë e re, një jetë e re. Unë gjithsesi do të rikthehem të jetoj në Portugali”.
Po gjyshja çfare thote?
PO baba ka ky apo eshte dobiç si shume te tjere?