Afrika nuk ka arritur asnjëherë në histori të triumfojë në Kupën e Botës.
Madje, rezultati më i mirë është çerekfinalja me Kamerunin në vitin 1990, Senegalin më 2002-in dhe Gana në 2010-ën.
Megjithatë, Afrika mund të krenohet se disa djem me prejardhjen nga ajo tokë sot janë kampionë botë.
Triumfi i Francës është një homazh edhe për kontinentin e zi.
14 nga 23 lojtarët që e përfaqësueses franceze i kanë rrënjët në Afrikë.
Samuel Umtiti ka lindur në Kamerun dhe është i lidhur ngushtë më këtë vend, pavarësisht se gjithnjë ka përfaqësuar “gjelat” dhe jo “luanët e pamposhtur”.
Lojtari i ri më i mirë i Botërorit Kilian Mbappe është i lindur në Francë, por babai që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij është me kombësi kongoleze.
Paul Pogba është i lidhur ngushtë me ngjyrat e Francës, por në thelb është nga Guinea dhe vëllezërit e tij luajnë për përfaqësuesen afrikane
Babai i Blaise Matuidi i ka shpëtuar luftës civile në Angola duke u transferuar në Francë, aty ku lindi edhe djali i tij që më pas do të ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës.
N’Golo Kante është me origjinë nga Mali.
Po ashtu si Sidibe, ndërsa babai i N’Zonzit është kongolez.
Me origjinë nga ky vend është edhe Kimpembe, ndërsa portieri Steve Mandanda ka lindur pikërisht në Republikën Demokratike të Kongos.
Babai i Corentin Tolliso është nga Togo, ndërkohë Algjeria bëri maksimumin që Nabil Fekir të luante për ta, por futbollisti i Lionit zgjodhi Francën.
Benjamin Mendy është me origjinë nga Senegali, kurse Rami nga Maroku.
Ousmane Dembele e ka të atin nga Mali, ndërsa e ëma është nga Mauritiana.
Kampionët e botës kanë bërë krenar edhe mbarë kontinentin afrikan.(SS)
Franca fitoi kupen e botes, por te themi te drejten ne skuadren e frances vetem franceze nuk kishte. Me mire te thuhet se afika fitoi kupen e botes.
Cne?Kush nga ata se nuk dalloheshin?
Kampionet e Botes, nuk kane bere krenare Afriken, sic thote gazetari ne fund, por kane turperuar Evropen, ku nje tufe Minj te Zinj, perfaqesojne nje nga vendet me me vlere ne rruzullin tokesor. Skandal dhe turp njekohesisht.
Dhe gazetari mos te thote kane “Rrjenje Afrikane”, sepse ata minj te zinj jane Afrikane te paster, qe kane marre nenshtetesi Franceze, dhe kaq. Nuk kane asgje te perbashket me Francen.