Ai ishin UÇK-të me inspirim marksist-leninist? Ç’del nga një bisedë burgu e Alija Izetbegoviçit me shqiptarë të Kosovës

17 Korrik 2018, 13:54Rajoni TEMA

Gjithnjë ka ngrënë e ha debat kredoja morale e atyre që kapën armët në Kosovë e më tej në trojet e tjera, por sidomos në Maqedoni, nën siglën luftarake e liridashëse, UÇK

Kjo për shkak se krerët e tyre respektivë, në kushte lirie shfaqën e po shfaqin defiçenca të mëdha, pikërisht të sferës morale, nën drejtimin e shtetit.

Dhe debati këtu mund të zgjerohet akoma dhe më tej nëse shtrohet pyetja se cila ka qenë baza e tyre ideologjike. Sepse të njëjtat simptoma kaloi dhe Shqipëria.

Heroizmi i luftës, nga ata që ideologjikisht ishin të majtë, u konvertua në kushte lirie me regjime vrastare. Sot, nga ish-elitat e UÇK-ve kjo nuk mund të ndodhë, pasi konteksti ideologjik që prodhoi diktatura nuk është më, por që problemet shfaqen në një prizëm tjetër; te zvetënimi moral e dështimet e llojeve të tjera.

Një përgjigje për këtë e jep ish-lideri i ndjerë boshnjak Alija Izetbegoviç, personaliteti politik më intelektual deri në nivel akademik që ka patur Ballkani që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në kujtimet e tij të burgut në ish-Jugosllavi, aty mes viteve ’70 – ’80, ai rrëfen për takimin me shqiptarët e rënë aty për arsye politike, porsi ai vetë.

“Në burgun e Foçës kishte shumë shqiptarë të dënuar për pjesëmarrjen në lëvizjën e rezistencës kundër regjimit serb që e kishte suprimuar autonominë e Kosovës. Ishim shokë të mirë me shqiptarët, por nuk jemi përzier shumë.

Shqiptarët ishin të qetë, konspirativë, tepër seriozë. Kohë pas kohe bënin eksese dhe greva. Kërkonin të lexonin literaturë marksiste, që marksistët e tjerë, shefat e burgut, nuk e lejonin. Drejtoria kishte punësuar një polic shqiptar, i cili, mes të tjerash, luante rolin e censorit të literaturës ‘irredentiste’”.

Dhe është pikërisht ky tipar ideologjik i tyre i theksuar nga Izetbegoviçi, që sot mund të shpjegojë një dramë morale te ajo pjesë e udhëheqësisë së dalë nga UÇK-ja, ku pos paaftësisë për themeluar standarte të larta shtetbërje, apo parime shoqërore, shfaqet tek ata dhe një linjë e “pashpjegueshme” anti-fetare.

 “Religjioni është tejkaluar dhe nuk i nevojitet popullit tonë në luftën për liri”. 

“Vetëm marksizmi dhe leninizmi i ka sjellë përparim popullit tonë”, janë disa nga frazat e tyre që Izetbegoviçi i veçon nga një bisedë me ta në burg, ku befasohet me afetarizmin e shfaqur.

Dhe sipas një linjë determinante, kanë qenë pikërisht këta që më pas themeluan grupimet e armatosura për të mbërritur deri te UÇK-të. Por duhet theksuar se jo e gjithë strukturat e tyre kishin njerëz me inspirim të majtë, më saktë marksist – leninist. Por së paku ato që trashëguan pushtet pas lënies së armëve, e që qartazi e kanë djallosur në laps (pra në stil qeverisjeje), të tillë duket se kanë qenë.

16 komente në “Ai ishin UÇK-të me inspirim marksist-leninist? Ç’del nga një bisedë burgu e Alija Izetbegoviçit me shqiptarë të Kosovës”

  1. Lili says:

    Spiunet e tiranes,dmth ato qe ishin mire edhe me beogradin, ,qe ishin klika e Rognerit,u vune ne krye te uçk ne menyre abuzive,nepermjet skena alla attentat ne zurich kunder Halitit,apo xhaferit…etj etj..tipikeskena agitprop.

  2. Ec aty says:

    Lavdi enveristeve te Kosoves dhe luftetareve te lirise! Vetem me gjakun dhe me perpjekjet e tyre u be e mundur rrugetimi drejt lirise i Kosoves! Duke u mbeshtetur ne teorine marksiste per vetvendosje dhe per te drejten e popujve per liri dhe pavaresi (VETEM MARKSIZMI E PRANON DHE E MBRON KETE IDE, asnje teori tjeter). Atdhetarizmi tregohet me veprim, ne kohen e caktuar historike dhe enveristet (marksistet) e Kosoves dhe gjithe shqiptarise, e treguan veten ne nivelin e duhur ne catin e duhur historik. Ata e nderuan vetveten dhe kombin shqiptar me gjak dhe jo me fjale boshe, prandaj do te mbeten perhere te lavderuar ne historine shqiptare. Kush nuk e pranon kete, eshte as me shume e as me pak se nje ANTISHQIPTAR i neveritshem.
    LAVDI ENVERISTEVE SHQIPTARE!

  3. Aziz says:

    Vertet se ata qe e kapen te paret pushken si ne Kosove edhe ne Maqedoni ishin enveriste te perbetuar, te frymezuar nga politika e shtetit shqipetare, dhe kjo lufte u doli me sukses . E kunderta ndodhi me Izetbegovicin i cili pati nje politike shume te gabuar islamiste ne zemer te Europes ku Europa eshte me e ndjeshme ndaj islamit sesa ndaj Enverizmit, dhe kjo u pa ne shkaterrimin total te Bosnjes 250 mij te vrare 1 milion te shperngulur dhe Bosnja ngeli e ndare qe kurre mos e marre veten . Krejt kjo ishte rezulltat i ” politikanit” Izetbegovic.

      1. a says:

        Se s’te perqeu ty o koqe kanari!?

  4. [email protected] i Gjenerates se II says:

    Mjaft me me keto injoranca gjasme se UCK-ja ka qene nje kryengritje revolucionare ”gjasme” marksiste ose qe mbante qendrime te qarta te majta. Cdo kush e di qe kjo ”bande” gjasme clirimtare ka patur rrenjet ne perfitime teritoriale per arsye nderfetare. Eshte pikerisht e qarte se po kjo ”bande” e UCK-es ka patur fondet mbeshtetese nga Turqia, Amerika edhe vendet Aziatike.

    1. U dhime duke qesh says:

      Sa klase shkolle ke ti mor derdimen Emigrant ? ? ?

  5. gjyshi says:

    Shqiptaret kane 3 fe e 1 atdhe( pervec ateisteve). Cila eshte zgjidhja: T’i leme fete ne vend te dyte e atdheun ne balle apo ta ndajme atdheun ne tri pjese?
    Atdheu eshte Nje, Ai nuk blihet dhe nuk mund te shitet( as prej tradhetareve, sado te mundohen) Ndersa feja, shembull shqiptaret, prej romakeve e deri me sot u “ pajisen” me keto tre fe, por mbeten me nje atdhe( te perbashket).
    Nuk eshte problemi tek fete apo afetarizmi i shqiptareve, por tek zgjedhja e elitave, prijeseve te tyre. Nje bejtegjinj pat shkruar :” Kur humb rrugen ai qe pri , e merr tjetri qe eshte
    E pas tij” Sot, ata qe kane humbur rrugen as jane ne gjendje te gjejne rrugen, as te lejojne tjetrin te vazhdoje rrugen qe duhet ndjelur.

  6. demokrati says:

    Lavdi Zotit qe ne krye te luftes u vune disa “afetare” ndryshe Kosova do te ishte Jemen. Kjo e ul kete mendimtarin fanatik islamik ne toke, nga surrati Alija nuk duket sllav. Pak rendesi ka nese ishin m-l apo enveriste, ata e cuan Serbine ne Nish me nje kosto njerezore qe Alija nuk mundi ta bente per komunitetin e tij.

    1. Ec aty says:

      Ne krye te Luftes ishin komunistet-marksistet-enveristet! Kjo eshte e verteta historike dhe nuk e luan as topi.
      Nder dhe lavdi per ta, qe edhe njehere ne histori e treguan se jane patriote te vertete!

  7. Niku says:

    Fondamentalist islamik. UCK u tregua e zgjuar qe te mos bej gabimet e Izebejgovic, qe luften per Liri e ktheu ne Xhihad islamik dhe boshnjaket i shperfytyroi duke i identifikuar vetem me islamin. Shqiptaret per te shprehur lirine dhe identitetin e tyre, qe nuk eshte islamizem, kishin nevoje per nje gjuhe dhe vlera internacionale komunikimi me perendimin. Marksizmi eshte filozofi europjane, ndryshe nga islamizmi dhe funksionoi.
    Per shqiptaret,
    Kombi i pari, lirite, te drejtat dhe ne fund feja.

  8. 17nentori says:

    Edhe fetar i thekur edhe me pushke ne dore nuk behet o Ibretovic!

  9. Marku says:

    Kjo eshte nje analize shume e dobet, e pa bazuar ne fakte
    dhe pak a shume I ngjane me teper nje thashethemeje te perhapur nga disa askusha pa emer.
    Fakti historik eshte se te gjithe ata qe ju bashkangjiten UCK se lavdishme ishin pjesa me e mire e kombit shqipetare .
    UCK ja ishte nje shembull klasik se sa vital dhe I afte eshte kombi fisnik shqipetare. Ne nje kohe rekord UCK ja arriti te kishte mbi 20,000 ushtare, dhe numrat po rriteshin edhe me shume dita dites. UCK ja pa dyshim qe ishte forca ushtarake
    Guerile me e suksesshme e koheve moderne . Me rrespekt per zotin Izetbegovic por ai ishte nje model udheheqesi i dale nga moda , te cilin lufta e gjeti te papergatitur te pakten nga
    ana e aftesise analizuese. Ishte po ai qe ra ne gracken diplomatike serbe duke I kerkuar perendimit formimin e republikes ” Muslimane te bosnjes”, gje e cila ju kundeshtua
    katerogikisht. Ndersa I gjithe spektri politik shqipetare I kosoves se bashku me UCK ne , nuk kishin asnje kerkese ne baza diskriminimi fetare apo etnik ,perveqse mbrojtjen e jeteve dhe pronave te popullsise se pafajshme . She sigurisht qe nje kerkese e tille aq sublime mori perkrahjen e te gjithe spektrit politik perendimore . UCK triumfoi sepse ishte shqipetare ne karakter dhe ne logjike .

  10. Moisi Golemi says:

    O gazetar. Do te ta kete bere nenen ndonje marksist-leninist, qe shkruan brockulla te tilla. Ik vrit veten, me mire!

  11. Kellira says:

    Ka te drejte po ta shohe ne prizmin fetar por ne aspektin e kombit (tone) ne kemi gjetur formulen pa ndihmen e Marksit dhe ka funksionuar shume mire deri me sot.
    Teorite e Alijas nuk jane per ne por per muslimanet boshnjake qe jetojne ne mes te krishtereve.
    Sa per Marksin Alija e di shume mire se islami revolucionar eshte me baze marksiste. Para Marksit muslimanet ishin me variantin “ca t’ket shkrujt Allahu”.

  12. a says:

    MARKSISTA VULGARË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje