Bella Albania (1): Përkundër të gjitha problemeve Shqipëria është një parajsë e vrazhdë, ku shqiptarët nga gjithë bota janë të mirëpritur. Aty të gjithë jemi më shumë se turistë. Andaj shijojeni verën – nga Shkodra në Sarandë. Sepse s’ka vend tjetër në Mesdhe përveç Shqipërisë ku me 1000 euro mund të kaloni pushime hatashëm të mira. Jo vetëm pse Shqipëria është e lirë, por – këtë duhet theksuar përherë – ky vend ofron pak më shumë se pushime në plazh.
Nga Enver Robelli
S’di njeriu çfarë të bëjë këto ditë. Të shkojë në një hotel në Durrës, punëtori i së cilit shan «kosovarët» me farë e me fis? Apo të vizitojë ordinancën e një (b)analisti politik në Tiranë, i cili në furinë e tij për të rënë në sy ka filluar të deklarohet edhe për rruazat e përbashkëta të gjakut të shqiptarëve, serbëve dhe «kosovarëve»? Do të bënit gabim të madh në këtë verë nëse vërtet filloni t’i merrni seriozisht këto mini-ngjarje.
Që të mos ketë keqkuptime: përvojat e këqija si kjo me hotelin në Durrës duhet të bëhen publike, duhet të denoncohen, duhet të diskutohet për to, sepse, fundja, klienti nuk e kishte ndërmend të shkonte të flinte falas në hotelin në Durrës, ai pyeti nëse mund të bënte një rezervim, punëtori i hotelit i tha qartë «jo» nëse nuk paguan një kapar. Klienti (turisti) tha se nuk mund të bënte pagesë të tillë për shkak se ishte në Prishtinë, kaq, ditën e mirë. Punëtori i hotelit u përgjigj siç e pamë të gjithë. Kjo mjaftoi që në botën virtuale të fillojë ai debati i njohur «mbi ne» dhe «mbi ata», ata ta fusin, ndërsa ne, kosovarët supershqiptarë, ne jemi engjëj, të tillë si turistë na njeh gjithë bota. Ha, ha!
Merreni pak më shtruar këtë budallallëkun me hotel në Durrës, sepse të tillë punëtorë hotelesh mund të gjeni kudo, edhe në Kosovë. Shqipëria po bën hapat e parë të turizmit masiv, të gjithë e dimë këtë. Sezoni i turizmit zgjat vetëm disa javë, ndërsa turistët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora presin që shërbimi të jetë i nivelit të hoteleve me pesë yje të Zürichut, Berlinit apo Baselit? E si mund të paguajë një pronar hoteli njëzet kamerierë profesionistë nëse ata kanë punë vetëm gjatë verës dhe pastaj duhet të kthehen në shtëpi ose si barinj ose si të papunë?
Ka edhe zgjidhje të tjera për të gjithë ata shqiptarë që në mënyrë notorike ankohen sapo të kalojnë pikën kufitare në Morin apo sapo të dalin nga Porti i Durrësit: përse nuk shkoni në ndonjë ishull grek? Atje, në një hotel të ashtuquajtur me pesë yje, me shërbim «all inclusive» të stilit të fermës së kafshëve, për një familje do të paguani për 14 ditë 6000 euro. Ka edhe alternativa më të lira në Turqi, në ato kazermat buzë detit, ku të ngujojnë me një byzylyk të plastikës në dorë – ha dhe mos u ndal, 14 ditë. Prej se e kam lexuar një reportazh të gjatë në gazetën e famshme gjermane «Die Zeit» për këtë lloj turizmi masovik, malli më merr vetëm për kafehanet dhe restorantet e Stambollit, për shembull për madhështinë e hotelit Pera Palace.
Përkundër të gjitha problemeve Shqipëria është një parajsë e vrazhdë, ku shqiptarët nga gjithë bota janë të mirëpritur. Aty të gjithë jemi më shumë se turistë. Si për të mirë, si për të keq. Meqë është streha jonë e dytë e atdheut, aty sillemi pak me kapadaillëk. Pritjet i kemi të mëdha, por kuletën pothuaj të zbrazët. Në këtë mjerim ndajnë fatin e njëjtë mësuesi me grua dhe me katër fëmijë nga një fshat i Kosovës me shitësin e misrave në Qerret apo me një shqiptar të rivierës së Durrësit që lëshon banesën me qira për të fituar ndonjë lek. I pari dëshiron të kalojë sa më mirë me shpenzime minimale, i dyti – edhe kjo është tepër legjitime – dëshiron të fitojë pak nga turizmi që të kalojë disi dimrin. Nëse në Dubrovnik paguani një sallatë 20 euro, në Durrës paguani një banesë për një natë 20 euro. Shqipëria është ende e lirë. Dhe vizitojeni sa është e lirë, sepse nuk do të jetë përherë kështu.
Tani për tani në këtë parajsën e vrazhdë shqiptare ju mund të shkoni te Sadati në Golem dhe të mbushni tepsinë me peshk për 10 veta për nja 3500 lekë. Hajgare hesapi! Mund të bleni kudo në rivierën e Durrësit dhe në jug pemë e perime që janë larg më të shijshme (dhe më të lira, gjithsesi) se kudo në Europë. Nga rastet indivuduale si kjo me hotelin në Durrës ne mund të bëjmë afera të mëdha kombëtare, kjo është lehtë në kohën e Facebookut. Por, a i përgjigjet realitetit? Jo. Sepse realiteti si në çdo vend edhe në Shqipëri është i ndërlikuar. Po bëhen gati 20 vjet që nga çlirimi i Kosovës dhe mundësitë për të komunikuar janë të hapura.
Por, disa paragjykime nuk hiqen se nuk hiqen. Në Shqipëri jo pak njerëz ende besojnë se çdo kosovar që ka ardhur në Tiranë a Durrës në fillim të viteve ’90, s’kishte gjë tjetër në mendje përveç se ta mashtrojë një motër të ndershme shqiptare për seks. Uha! Po kjo tingëllon si ai rrëfimi i prostitutave të Moldavisë, të cilat thonë se shkuan në Perëndim pasi një punëdhënës u premtoi se do të kujdeseshin për fëmijët e një familjeje të pasur dhe, pa shih ti!, krejt papritur përfunduan në rrjete të prostitucionit. Kuptohet që ka pasur gomarë kosovarë që vinin nga diaspora dhe keqpërdornin mjerimin e vajzave shqiptare, por a nuk e bënë këtë pastaj në mënyrë edhe më masive bandat nga Laçi në Leskovik duke dërguar mijëra vajza shqiptare në «tregjet» e prostitucionit nga Italia në Suedi. E shihni: realiteti është i ndërlikuar.
Andaj shijojeni verën – nga Shkodra në Sarandë. Sepse s’ka vend tjetër në Mesdhe përveç Shqipërisë ku me 1000 euro mund të kaloni pushime hatashëm të mira. Jo vetëm pse Shqipëria është e lirë, por – këtë duhet theksuar përherë – ky vend ofron pak më shumë se pushime në plazh.
bravo Enver Robelli. je nje intelektual qe i shikon ngjarjet per ate qe jane e pa tone nacionalizmi e budalliqe te tjera tipike prej Ballkani. thjesht nje incident me nje hajvan te perfshire. te ndodh kudo….
Bravo Enver, ne jemi e njejta bajge e ndare ne dy gjysma.
Tung dhe respekte.
Robelli, je i madh!
Urimet me te mire per profesionistin dhe njeriun e mire qe fshihet tek ju ….me shpirt komplimente
Bravo Enver shkrim realist
Të lexova me kënaqësi këtë herë. Prsh!
Nuk ka mal pa ndonjë derr. Por prapë e dua Shqipërinë pa kushte. Dy herë në vit kaloj pushimet dhe kaloj shumë mirë. Nuk e ndërroj me asnji vend tjetër. Edhe tri javë dhe do vij prapë.
Respektet e mia
Gjigand…ke shprehur bukur ate qe mua si emigrant me kthen cdo vit ne Shqiperi!
Me mire se kaq , se thoje dot ; qarte dhe sakte.
Jepi edhe ca keshilla here pas here Rames dhe lere Muç Nanon se katundare hesapi. Te gjith e njohim kush eshte.
Respekte
Katundar jam edhe une, por nuk te kam ba keq kurre.
Ca do thuash me ‘ katundar hesapi ‘ ? A do thuash qe je ma i zgjuar se M. Nano ? As mos te shkoje mendja. Mustafa Nano nuk asht i marre, por zgjuarsine e perdor per keq.
Ps : Vetem me shprehjen ‘ katundar hesapi ‘ , tregon mjaft.
Punetor hoteli qe ka ne perdorim nr e hotelit ne celularin e tij privat vetem Robelli mund te na gjeje, thuaje troc ore qe mesazhet nga numri i cel jane te pronarit te hotelit, ca punetori thua? Dhe ai eshte mentaliteti i bizneseve turistike per kosovaret ne durres vlore e me poshte. Pordhe me rigon turistik na tregon tani. Sic e thashe tek nje koment i pabotuar nga Mero llumberali dje, per 80 euro dita kalon nje jave pushime te qeta, te mira dhe te lira ne greqi, ne Parga as nje ore larg sarandes. Me 80 euro dita (per 4 veta) te japin nje hyrje komplet me dy dhoma gjumi, kuzhine per gatim dhe dhome ndenjeje. Ushqim, sherbim, qetesi, komoditet qe ne shqiperi me keqardhje po nuk i gjen. Ky eshte realiteti dhe pik. Turizmit patriotik i kam dhene fund, rehatlliku personal ne rradhe te pare se nuk punojm gjithe vitin qe te na i rrjepin leket matrapazet qafetrashe e barkderra qe kane privatizuar ajrin detin dhe token ne plazhet e shqiperise.
Punetor hoteli qe ka ne perdorim nr e hotelit ne celularin e tij privat vetem Robelli mund te na gjeje, thuaje troc ore qe mesazhet nga numri i cel jane te pronarit te hotelit, ca punetori thua? Dhe ai eshte mentaliteti i bizneseve turistike per kosovaret ne durres vlore e me poshte. Pordhe me rigon turistik na tregon tani. Sic e thashe tek nje koment i pabotuar nga Mero llumberali dje, per 80 euro dita kalon nje jave pushime te qeta, te mira dhe te lira ne greqi, ne Parga as nje ore larg sarandes. Me 80 euro dita (per 4 veta) te japin nje hyrje komplet me dy dhoma gjumi, kuzhine per gatim dhe dhome ndenjeje. Ushqim, sherbim, qetesi, komoditet qe ne shqiperi me keqardhje po nuk i gjen. Ky eshte realiteti dhe pik. Turizmit patriotik i kam dhene fund, rehatlliku personal ne rradhe te pare se nuk punojm gjithe vitin qe te na i rrjepin leket matrapazet qafetrashe e barkderra qe kane privatizuar ajrin detin dhe token ne plazhet e shqiperise..
O i zgjuari sit ne byth back,ne chotel te botes mun te besh rezervime pa parapaguar madje edhe per rezervimin e nje bilete duhet te parapaguash.
Menyren gjeje ti qe ke nevoj dhe nuk ka rendei se kyjt i eshte numri i cel.
Sa per marredheniet klient probar apo turist pronar secili hiqet me i ndershem se tjetri dhe duan secili te perfitojne ose tja hedhin njeri tjetrit,njeri do te kursej ndonje kacidhe tjetri do te fitoj.
Kjo eshte jeta,po i shohim kudo njerzit se cbejne per ato mani mani qe nga trump deri tek sali bllokmeni
O kungull i papjek, pe gjekundi ne komentin tim ndonje fjale per rezervim apo prezervim? Thashe ajo qe ka shprehur ne mesazh pronari i hotelit (se nuk ka bythe njeri ne shqiperi te perdori numrin e celularit te pronarit pervec pronarit dhe mesazhet nuk mund te cohen nga numri fiks i recepsionit) eshte mentaliteti i pergjithshem pergjate bregut nga bizneset turistike, kosovaret i quajne te piset, doreshtrenguar, ngucen 10 veta ne nje dhome etj etj po kur nuk kane turiste te huaj me ata do kavardisen, si i thone kur ske pulen do hash sorren, ja ky eshte mentaliteti i bizneseve turistike ne lidhje me kosovaret pamvaresisht se nuk e shprehin hapur sic e ka shprehur pronari i atij hotelit.
Sa per rezervimin duhet apo nuk duhet, ne cdo vend te kerkojne rezervim pervec rasteve kur ke rekomandim nga dikush qe del garant qe ti do shkosh apo nqs e njeh pronarin personalisht, ne rastet e tjera kur kane shume kerkesa te kerkojne rezervim dhe eshte normale, jo-normale eshte menyra sesi i drejtohet shqiptarit te kosoves pasi ai kishte gjetur nje oferte me te mire, kjo tregon biznesin fshataresko-turistik qe menaxhohet si Han i kohes se qepes. Kuptove o qimexunkth?
“Shqiperia eshte me shume se pushime”. E vertet. Para 19 vitesh kosovaret e perzene nga trojet u futen ne shtepite e shqiptarve e jetuan se bashku. Ishte hall I madh, e kaluan see bashku, mos e harroni po mblidhni mendjen o njerez.
Robelli eshte rob i mire, por disa gjera ose nuk i di, ose nuk i shpreh…
1)Mund te kete pasur kosovare qe mund te kane ardhur me idene per te shfyrtezuar vajza shqiptare ose edhe per te kapur ndonje vajze, por kane qene rste te rrala dhe larg te qenit fenomen.
2)Nga an tjeter, lacianet nuk jane marr me prostitucion… jane marr fieraket zotni, pavaresisht nese ishin vendas, came apo kosovare.
3) Femra shqiptare ne Suedi nuk ka pasur
4) Kane qene disa qindras femra nga Shqiperia ne Itali( dhe jo me tej) dhe jo mijra, dhe shumica kane qene jevge apo rome.
Thauji gjerat sic duhet Robell, sepse nuk kemi nevoj as per viktimizim, as per te ekzagjeruar fenomenet, sepse pastaj vijne dhe ankohen katunaret shqiptare sepse sebep duan.
Sa per Turizmin ne Shqiperi, eshte i lire, por ka ende goxha problematike.
Ka ne Parge, por edhe ne Korfuz zone qe jane me lire dhe me kushte me te mira se ne Shqiperi dhe ka polot pronare kafshe.
Ketu nderhyn shteti, qe rregullon cimimet dhe nuk lejon keta pronare te ushtrojne aktivitetin e tyre.
Te lumte, o Enver ! Je me te vertete gazetar per t’u marre shembull… Sikur te ishin edhe te tjeret gazetare kendej e andej kufirit keshtu, sikur te mos kishte Buzhala apo Bushata (Andi), nuk do kishte keto keq interpretime…
Enver Robelli ja fut kot ne shume raste.
Eshte liberal dhe bythlepires i perendimit, nuk ka shume ideologji dhe kaarakter, edhe pse mund te jete djal pozitiv
Robelli te dua mor bir.
Enver, kund nuk ndjehem me mire se ne atdheun tim. Te jemi te sinqerte. Aq sa ofron, po aq dhe merr. Ligj ekonomik
Ne disa restorane ne Durres, 7 – 8 euro pjata, lire, por merr fare pak, p.sh. BIFTEK / nuk pertypet, pa garnir.
Nuk eshte aq shtrenjte as Kroacia, nga vendi ne vend. Mos te marrim shembull ekstremitete – Dubrovnik etj
Ne Greqi, ne Kos p.sh. skandal. Flasim per ambiente te nje niveli mesatar.
Sa per peme, pije, hiq veren, atdheu yne eshte parajse.
Kalofshi mire ne ATDHEUN tone. E dua ashtu sic eshte. Ndal prapeshtive mbyll syte e nuk degjoj, per te mirat, zemra me behet mal.
Atdheu IM, i mire per te gjitha madhesite e xhepave. Une shof ndryshime te medha, ne te mire, vit pas viti.
Bravo z. ROBELLI dhe falemnderit!
ha,ha,ha,ha,ha
pushime dhe PLAZH ha,ha,ha,ha – vendosur si sardele kur Cubat jane bere PRONARE te reres dhe tokes (kur gjithcka eshte prone e ZOTIT qe e krijoi) ,
Pale kur n’a reklamojne si PLAZHET me te bukura ne BOTE ha,ha,ha,ha – e ku e keni pare ju o shqiptare BOTEN qe krijoi ZOTI me miliona PLAZHE dhe RERE te paster qelibar, plazhe milion % me te bukur, paster dhe sistemuar se sa keto ne SHQIPERI.
Mjaft me DENGLA por punoni se keshtu rregullohet ekonomia dhe mireqenia e popullit dhe jo duke u fshehur gjoja ne sholla dhe vende pune ne karrike.
Si te punesoje pronari 20 kamarier profesionit kur ka vetem disa jave Pune? Quhen puntor sesonal keshtu fuksionon ne gjithe boten z.gazetar ,pastaj se cmimet Jan te ulta nuk do me then qe klientet te trajtohen keq.(nuk eshte e vertere qe cmimet Jan te ulta) per AQ sa ofron shqiperia per turistat (asgje) per familjet 0 dhe pak per te rinjte. Te marim durrsin si shembull zonen e plazhit qe ka vetem tallava. Durres qytet vollga lart e poshte as gje tjeter ne 1 km trotuar dhe 5km trafik. saranda don nje artikull vec per gjerat qe nuk fuksionon. Kryetaret e bashkive ne zonat bregdetare duhet ti hypin ne avion dhe ti dergojne ne nice (costa azurra) dhe te shofin si drejtohet nje qytet bregdetar.