Në Serbi asnjë lot për viktimat e Srebrenicës

17 Korrik 2018, 19:36Rajoni TEMA

Mungesa e kujtesës publike në Serbi të gjenocidit të Srebrenicës – këtë vit njësoj si vitet e tjera – tregon një mungesë të vazhdueshme ndjeshmërie dhe solidariteti për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës boshnjake dhe një mohim të vazhdueshëm të përgjegjësisë serbe.

Nga Jelena Subotiç, Atlanta*

Në vazhdën e disa ditëve në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kryen mizoritë më të këqija në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata grumbulluan mijëra refugjatë boshnjakë, të cilët e gjetën veten në kushte të tmerrshme pa ujë apo ushqim në «vendin e sigurt» të caktuar në Kombet e Bashkuara në Potoçari, jashtë Srebrenicës. Ndërsa paqeruajtësit holandezë të OKB-së përgjegjës për bashkimin shikonin, trupat serbe hynë dhe ndanë gratë nga burrat dhe djemtë. Brenda 30 orësh, 23 mijë gra dhe fëmijë u dëbuan, ndërsa ushtarët serbë morën të gjithë burrat nga mosha 16 deri në 60 vjeç, i torturuan dhe vranë rreth 8 mijë prej tyre.

Në malet rreth Srebrenicës, masakrat vazhduan me javë. Pas vrasjes, trupat serbe gërmuan varre masive dhe i përhapën eshtrat nëpër terrenin e madh pyjor. Ndërsa pjesa më e madhe e vrasësve vinin nga forca të ndryshme serbe të Bosnjës nën komandën e Ratko Mlladiqit, grupe më të vogla paraushtarakësh serbë, duke përfshirë një njësi shumë brutale të njohur si «Akrepat» u dërguan direkt nga Serbia. Prova e përfshirjes serbe u shfaq në vitin 2005, kur prokuroria në çështjen kundër Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë tregoi një video me ekzekutime të qarta të burrave boshnjakë jashtë Srebrenicës.

Videoja grafike tregon paraushtarakët serbë teksa torturojnë, poshtërojnë dhe abuzojnë verbalisht disa boshnjakë shumë të rinj. Një nga «Akrepat» bërtet: «Ani do të vdesësh virgjëreshë». Të burgosurit i hapën vetë varret e tyre, i detyruan të rrinin në buzë të gropës dhe më pas u qëlluan me armë pas shpine. Gjatë gjithë kësaj kasaphane, vrasësit serbë shikonin dhe shqetësoheshin se mos kamerës që regjistronte ekzekutimet i mbaronte bateria.

Brutaliteti i skenës, identifikimi i qartë i vrasësve dhe viktimave, dhe tmerri absolut i ngjarjes fillimisht tronditi shoqërinë serbe. Video u shfaq në shumicën e stacioneve televizive për rreth një javë. Prokurorët serbë e krimeve të luftës e përdorën videon për të identifikuar autorët dhe në javët në vijim disa nga vrasësit u arrestuan dhe u akuzuan për krime lufte para Dhomës Serbe për Krime Lufte. Në vitin 2007, katër prej tyre u dënuan dhe iu dhanë dënime që varionin nga pesë deri në 20 vjet burg. Megjithatë, këtu mori fund historia e përgjegjësisë serbe për gjenocidin në Srebrenicë, edhe pse pikërisht këtu duhet të kishte filluar.

Njëzet e tre vjet më vonë, Srebrenica nuk është një kujtues i rëndësishëm në Serbinë bashkëkohore. Në ceremoninë zyrtare përkujtimore në Potoçari javën që shkoi, i vetmi politikan serb i pranishëm ishte Çedomir Jovanoviqi, kryetari i Partisë së vogël Liberal Demokratike, e cila mezi fitoi pesë për qind në zgjedhjet e fundit parlamentare në 2016. I vetmi zyrtar tjetër publik i cili madje e përmendi përvjetorin ishte Dragan Markoviq Palma, kryetar i partisë së qendrës së djathtë Serbia e Bashkuar, i cili mohoi se ngjarjet në Srebrenicë përbënin gjenocid, një term të cilin ai e rezervonte vetëm për dëbimin kroat të popullsisë serbe në Operacionin Stuhia të gushtit 1995.

Për të gjithë politikanët e tjerë dhe zyrtarët publikë në Serbi – përveç grupit të vogël të aktivistëve të dedikuar të drejtave të njeriut, siç janë Gratë me të Zeza – 11 korriku nuk është një ditë e denjë për t’u kujtuar, reflektuar dhe sigurisht jo për shlyerje faji. Dhe këtu qëndron problemi kryesor i kujtimit historik serb të Srebrenicës dhe i luftës më të madhe që Serbia zhvilloi në vitet 1990.

Ndërsa mohimi i drejtpërdrejtë që masakra e Srebrenicës ka ndodhur është relativisht i rrallë, ngjarjet e korrikut 1995 janë minimizuar dhe rëndësia e tyre historike dhe morale pothuajse shpërfillet tërësisht.

Kur përballen me prova të pamohueshme të kësaj mizorie masive dhe të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë serbe në të, zyrtarët serbë dhe shumica dërrmuese e publikut e kualifikojnë atë si një operacion të ligjshëm ushtarak kundër boshnjakëve, sepse ata ishin në «moshë ushtarake» ose si një «teprim i zakonshëm i kohës së luftës» ose si një incident i izoluar nga një grup i korruptuar psikopatësh paraushtarakë, që punonin jashtë zinxhirit kryesor të komandues.

Konsensusi akademik që përcaktoi rreth 8 mijë viktima është tallur gjerësisht si ekzagjerim boshnjak dhe ndërkombëtar. Përcaktimi i ICTY-s se shfarosja sistematike e boshnjakëve përbën një rast gjenocidi refuzohet. Por kryesisht ajo që përfaqëson Srebrenica në kujtesën publike serbe sot është një ngacmues, një tjetër provë e propagandës anti-serbe, në të cilën akterët ndërkombëtarë fajësojnë serbët për mizorinë më të keqe, duke lënë boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës pa faj për vetë dhunën e tyre kundër serbëve.

Srebrenica, në kujtesën publike serbe është më së shumti rreth serbëve – caktimi i padrejtë i masakrës nga ICTY-ja si i vetmi rast gjenocidi i kryer gjatë luftërave jugosllave, identifikimi i padrejtë i serbëve si nxitësit kryesorë të luftërave, pretendimi i padrejtë se ishin serbët ata që kryen shumicën e krimeve të luftës. Kjo, në fund të fundit, është ajo që Srebrenica përfaqëson sot – një dallim krejtësisht i papajtueshëm midis mënyrës sesi Serbia e shikon veten dhe rolit të saj në luftën e viteve 1990 – dhe mënyrën sesi e ka gjykuar atë pjesa tjetër e botës.

Kujtimi i Srebrenicës nuk është vetëm kujtimi i 16-vjeçarit të tmerruar Azmir Alispahiq, nëna e të cilit e identifikoi atë në videon e «Akrepave» ndërsa torturohej dhe vritej sepse liderët nacionalistë serbë e konsideruan atë si një armik të popullit serb. Që kuptimi i vërtetë i Srebrenicës – dhe tmerrit të saj të plotë, turpit, brutalitetit dhe njollës – të rezonojë në shoqërinë serbe, kujtesa s’duhet të jetë më shkëmbyese, kur sa herë përmendet një krim serb ai krahasohet menjëherë me një krim kundër serbëve, ku njëri nuk ekziston pa tjetrin.

Ajo që është e nevojshme dhe që mungon është solidariteti i kujtesës, ku ne jemi të ndjeshëm për vuajtjet që nuk janë tonat dhe kuptojmë se shprehja e përgjegjësisë për dhimbjen e të tjerëve i bën historitë tona më të balancuara dhe më të plota dhe shoqëritë tona më të drejta. 

*Jelena Subotic është profesoreshë e Shkencave Politike në Georgia State University në Atlanta. Ajo është autore e «Drejtësi e rrëmbyer: Të përballesh me të kaluarën në Ballkan». Aktualisht ajo po shkruan një libër mbi kujtesën e Holokaustit në Europën Lindore.

7 komente në “Në Serbi asnjë lot për viktimat e Srebrenicës”

  1. Arti says:

    LEXOJE OOOOO Mu….Nano!!!!

  2. KORÇARI says:

    SËRBËT KANË NJË VEÇORI TË MAHNITSHME, TË KTHEJNË DHE FAKTET MË KOKËFORTA TË DOKUMENTUARA ME VIDEO ZË DHE FIGURË QË TRGOJNË MIZORITË SËRBE TË KRYERA NDAJ BOSHNJAKËVE-SHQIPTARËVE- KROATËVE ETJ, NË FAVOR TË TYRE. PRA ÇDO FAKT QË ËSHTË KUNDRA TYRE ARRIJNË TA KTHEJNË NË FAVOR TË TYRE.
    PSH; NDËRKOHË QË SËRBËT KANË KRYER MIZORI NGA MË Ç’NJERËZORET NË BALLKAN ME HERËN E FUNDIT ATË TË VITEVE 90, KANË MARË DRITËN JEAHILE PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME BE, NJËKOHËSISHT SHTETE VIKTIMA SI DARDANIA APO BOSNJA INJOROHEN HAPTAZI DHE NË MËNYRË TË VAZHDUESHME NGA BE.
    RAST TJETËR, AI I NDESHJES SËRBI – SHQIPËRI, NDËRKOHË QË I GJITHË STADIUMI ULËRINTE MASIVISHT ” THERRINI, VRIJINI, PRIJINI SHQIPËTARËT” , NDËRKOHË QË AUTORITETET SËRBE KISHIN LEJUAR FUTJEN NË STADIUM TË NJË FUÇIJE ME GURË DHE DRURË GJITHASHTU TË HULIGANIT IVAN, NDËRKOHË QË TË GJITHA MEDIAT BOTËRISHT JEPNIN VIDEO TË HULIGANËVE SËRBË DUKE RRAHUR FUTBOLLISTËT SHQIPTARË BRENDA NË FUSHË ,UEFA , FIFA DHE EUROPA QORTUAN SHQIPTARËT DHE PLATUNI KURVA U NDJENË TË KËRVËNUAR NGA NJË DRON ME NJË FLAMUR
    RASTI I FUNDIT NË MUNDIAL NË RUSI , NË NDESHJEN SËRBI – ZVICËR , NDËRKOHË QË TIFOZËT SËRBË HYNË ME BLLUSKA ME FOTO TË MLLADIÇIT DHE TRAJNERI SËRB SHAU DHE KËRCËNOI HAPTAZI , UEFA , FIFA ETJ U NDIENË TË FYER NGA SHQIPONJA E XHAKËS DHE SHAQIRIT DUKE U VËNË GJOBË ATYRE PËR KËTË, PRA GJESTI I SHQIPONJËS KRAHASOHET ME HEROIZIMIN E NJË KRIMINELI LUFTE , E NJË VRASËSI SERIAL SI MLLADIÇ.
    UNË I THEM NJË BRAVO TË MADHE POLITIKËS SËRBE DHE POLITIKANËVE SËRBË TË CILËT MEGJITHËSE JANË FILMUAR ME ARMË NË DORË KRAHAS SHESHELIT ( VUÇIÇI) ARRIJNË TË BINDIN EUROPËN SE ATA JANË VIKTIMAT, BESOJ SE KJO ARRITJE BUROJNË NGA ATDHEDASHURIA E TYRE , NGA ZGJUARSIA E TYRE DHE NGA BURRËRIA E TYRE . POLITIKA SËRBE ËSHTË PËR TA PATUR ZLI DHE PËR TA MARË SHEMBULL NGA KËTA POLITIKANUCË QË KA SOT SHQIPËRIA ( ME NJË NDRYSHIM TË VOGËL PËR RAMËN DHE HARADINAJ) , KOSOVA, MAQEDONIA, MALI I ZI, TË CILËT KANË SHITUR BYTHËN DHE ATDHEUN PËR PËRFITIME PERSONALE, TË CILËT KANË ARRITUR QË TI KTHEJNË SHQIPTARËT NGA VIKTIMA NË AGRESORË, PRA QË UÇK MOS SHIHET MË SI USHTRI ÇLIRIMTARE POR SI NJË ORGANIZATË TERRORISTE , JANË AQ MJERANË SAQË 1% SËRBË NË KOSOVË TË TALLË BYTHËN ME 97% SHQIPTARË, NDËRKOHË QË NË MAQEDONI MEGJITHËSE SHQIPTARËT PËRBËJNË 35 % TË POPULLSISË MOS GUXOJNË TË BËJNË ASGJË, MOS KENË TË DREJTA, GJITHASHTU DHE NË MAL TË ZI TË DËNOHET ME LIGJ NGRITJA E FLAMURIT SHQIPTAR, NUK PO PËRMEND FARE LUGINËN SEPSE ATJE SKANË AS TË DREJTAT ELEMENTARE. PO LEJOJNË DISA IMAMË TURQ TË ASIMILOJNË SHQIPTARËT DUKE SHOËNË UJË KËSHTU NË MULLIRIN ÇETNIK SËRB. JA PRA PËRSE ËSHTË PËR TU MARË SHEMBULL POLITIKA DHE POLITIKANËT SËRBË, SEPSE MBI TË GJITHA VENË ATDHEUN JO XHEPIN.

  3. C says:

    Jemi te rrethuar me armiq. Mos harroni.

  4. Alboz934 says:

    Nuk e kuptoj si prisni lot nga kriminelat qe bene tere ate krim . Lot duhet kerkuar nga trupat ushtarake hollandeze qe ishin caktuar nga N .T .O ja per ti ruajtur ata nga kush e moren urdherin qe te lejohen trupat serbe te bejne ate masaker qe bene .Ata duhet te kene kurajo e tju thone nenave te 8000 burrave dhe te rinjve qe u vran n ga trupat e kasapit te ballkanit duke treguar rrealitetin pra morem urdher ñga komanda è natos ose nga Europa ose nga Amerika si te jete realiteti sepse kur ushtria terhiqet nga nje detyre qe ke marre me pare terhiqet me urdher dhe shenohet ne dokumenta ushtarak dhe ruhet . Po te me ndigjojne mua nenat dhe baballaret e atyre djemve duhet ti padisin komanden e trupave Hollandeze ne gjykate se per te verteten kurre nuk èshte vone .

  5. xx says:

    KETO TI LEXOJE NANO DHE le te informohet pak per luften qe bejne me mijra gra ne Kosove qe perjetuan perdhunimin e serbeve.Dhe ti na thua se paskan fjetur shqiptaret me serbet.Edhe sikur te kene fjetur eshte kjo per tu pegjithsuar?.por me keqja eshte sic e permenda me lart perdhunimi qe i eshte bere gruas kosovare nga te pekedhelurit e NANOS.

  6. says:

    Shqipëria është jetime pa ta.

  7. vang says:

    KETA TE GENOCIDIT NE SREBRENICE KANE KERKUAR FALJE??????. Ata BE po i luten qe te futen sa me pare por vete serbet po vonohen se mos e kafshojne nje here Kosoven . Pastaj populli serb nuk do ndjehet i ”fyer”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje