Revolucion te Milani, Gattuso me valixhe në duar, vjen Conte!

17 Korrik 2018, 17:39Sport TEMA

Largohet Genaro Gattuso dhe vjen Antonio Conte, është ky vendimi i papritur që ka marrë fondi amerikan Elliott për të ardhmen e afërt të Milanit.

Për të ringritur kuqezinjtë Paul Singer njëriu që momentalisht ndodhet në krye të Milanit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Gattuson për të ulur në stolin e skuadrës Antonio Conten që vetëm pak ditë më parë u shkarkua zyrtarisht nga drejtimi i Chelsea-it.

Në mbledhjen e këshillit administrativ të Milanit të shtunën mund të merret vendimi i papritur për të larguar Gattuson nga stoli dhe për ulur në pankinën e Milanit, Antonio Conten i cili shikohet si njeriu i duhur për të rikthyer kuqezinjtë në nivelet më të larta.

Nuk është më një mister që Conte është një dëshirë e vjetë e klubit kuqezi, pasi edhe në të shkuarën Milani ka dashur ta ketë në krye të skuadrës ish teknikun e kombëtares italiane.

Por te Milani nuk është vetëm Gattuso ai që i ka ditët të numëruara pasi edhe Fassone e Mirabelli janë shumë pranë largimit.

Për Fassonen parashikohet një rikthim në ligën italiane të futbollit ndërsa Mirabelli mund të jetë drejtori sportiv i Milanit deri në fund të këtij sesioni merkatoje por nën mbikqyrjen e Leonardos i cili pritet të zgjedhë si drejtor të ri sportiv një mes Cristiano Giuntoli dhe Daniele Prades.

Te Milani po vjen momenti i ndryshimeve të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje