Trajneri i Kombëtares shqiptare: Largimi nga Reali ishte budallallëku më i madh i karrierës sime

17 Korrik 2018, 11:56Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur për spanjollen “El Partidazo”, ku ka komentuar kalimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi, por edhe të kaluarën e tij te Reali i Madridit.

“Kristiano do të fitojë edhe me Juventusin, sepse është shumë i mirë.

Ai është më i miri në botë dhe kalimi në Itali është një lëviuzje shumë e zgjuar.

Do t’u japë edhe lojtarëve të tjerë te Juventusi një shtysë për të bërë më shumë.

Sezoni i Realit mund të jetë i vështirë, sepse është e vështirë të zëvendësohen trajneri Zidan dhe Kristiano Ronaldo.

Periudha ime me Realin ishte edhe kulmi i karrierës sime.

Më vjen keq që u largova ashtu. Ishte lëvizja më e gabuar që kam bërë në karrierë”, ka thënë Panuçi, trajneri i kuqezinjve, i cili si lojtar është aktivizuar edhe me Milanin, Romën dhe Çelsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje