Novak Gjokoviç nuk pyet për kërcënimet serbe: Faleminderit Kroacisë!

17 Korrik 2018, 14:10Sport TEMA

Novak Gjokoviç ka qenë në qendër të kritikave gjatë javës së fundit në Serbi pasi ka mbështetur publikisht përfaqësuesen kroate.

Në mediat serbe është cilësuar “idiotësi” ajo që po bënte tenisti i njohur, i cili mbështeste një vend kundër të cilit Serbia kishte qenë në luftë disa vite më parë.

Por Gjokoviç nuk është shqetësuar nga këto interpretime të mediave serbe dhe që dje, ka falënderuar përsëri publikisht Kroacinë për imazhin e mirë që ka dhënë të rajonit.

“Unë do të dëshiroja të falënderoja Luka Modriç dhe të gjithë ekipin kroat për një sukses të jashtëzakonshëm. Është diçka e madhe të shohësh vende kaq të vogla nga rajoni ynë që t’ia dalin në një aktivitet kaq të madh si Kupa e Botës”, tha Gjokoviç, i cili është i bindur se ka të njëjtën mbështetje kur ai zbret në fushë.

“Ata janë tifozë të mi dhe unë i tyre”, ishin fjalët e tenistit serb.

8 komente në “Novak Gjokoviç nuk pyet për kërcënimet serbe: Faleminderit Kroacisë!”

  1. Pedro i ri says:

    Gjokovic ka prejardhje shqiptare.
    Ortotokset shqiptare me ndihmen e fese u konvertuan ngadale ne ortodoks serb

    1. The Punisher says:

      Kujt i plasi kari se nga e ka prejardhjen. Kosovo je Srbia pellet ky ngado qe shkon.

    2. Nejse says:

      Robo Gjokë eshte katolik po hajt mo

  2. meta says:

    Hë.
    Gjoka – viqi nuk mund të përmbahet, ju ra në gjunjë kroatëve. E ka vërejtë se të jesh sot serb dhe pse je yll ( i tenisit ) nuk shkëlqen.
    Sepse je serb – e kush në evropë nuk e – identifikon me Millosheviqin, masakrat në Kroaci,Bosnje e Kosovë, me Rusin e Putin. Po, politika Evropiane që nuk dënoi dhunën mbi njerzimin ( arrë e fortë për politikën evropiane kundrejtë amerikanëve në diplomaci dhe humanizmin jashtë Evropës ) përkundrazi, shpërbleu. Po ka edhe tjerë mbrenda njerzëve të thjeshtë evropian që kan bër përpjekie për ti “rehabilitu” krimet serbe. Këtu rreshtohen në klas të vecantë numër i madhë grekësh ( debakël i tyre si popullë, por më e rëndësishme është se shpalosen identitetin e tyre të vërtetë shovinist e jo djepi i demokracis siq njihej më parë nga evropianët). Por kjo nuk është befasi. Befasia vjen nga një pjesë jo e vogël e muslimanëve të Bosnjës, viktima ma e madhe serbe, ku nostalogjia mbi jetesën e përbashkët me serb peshon më shumë se krimet e serbëve mbi ta???!. Një befasi tjetër vjen poashtu nga një numër i kosiderueshëm i një populli tjetër poashtu viktim ( e dyta mos e para) e serbëve, shqipëtarët – kryesisht në Shqipëri. Edhe pse kan kaluar 30 vjetë nga rënia e komunizmit, e krimet 10 vjetqare që kan kry ,ka njerzë që nuk munden të pajtohen se serbët nuk janë të dërguarit e zotit. Ku e gjithë bote është sjell rreth tyre. Paranoj?.
    Talk about Stockholms Syndrom.
    Gjokovic dhe serbët tjerë ( sidomos ata më me suksese ) që kan jetuar dhe jetojn në evropë e SHBA e kan përjetu se si është të jetosh duke e fshehur bishtin në pantollona. Prandaj veprimi i tij nuk është aspak befasues. Nuk mendojë se këtë e bën me zemër por me logjikë, fatkeqsishtë.

  3. Aleksander Thana says:

    Mbiemri I tij I origjines eshte “Gjoka”, I shtuar me Vic. Ne asnje gjuhe tjeter Nuk ka “Gjoka” qe te mos jete shqiptar, pavaresisht te asimilimit nga rrethana te ndryshme.

  4. Aleksander Thana says:

    Mbiemri I tij I origjines eshte “Gjoka”, I shtuar me Vic. Ne asnje gjuhe tjeter Nuk ka “Gjoka” qe te mos jete shqiptar, pavaresisht te asimilimit nga rrethana te ndryshme. Kjo vlen edhe per Mucin.

  5. Alexander Great says:

    Eshte shqiotare nga Mali i Zi.
    Mbiemrin e ka Gjoka.

  6. Predrag sunjevic says:

    Ca jan keto budaleqe.ai eshte serb me origjine nga mali zi.mbiemri filon jo me gjoka por gjoko

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje