Ditën e sotme Shqipëria ka larguar nga detyra një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi rezultoi se ai kishte lidhje me botën e krimit. Shqipëria dëshiron hyrjen në BE dhe për këtë asaj i duhet të ndërmarrë një pastrim të madh. Vendi ka zgjedhur vetë ta bëjë këtë në mënyrë të plotë dhe rigoroze.
Një skuadër ndërkombëtarësh është duke hetuar 800 gjykatës dhe prokurorë. Diçka e tillë nuk është parë kurrë më parë në Evropë.
Ne shkuam të shikonim vetë nga afër në Tiranë se si korrupsioni po provohet të shkulet me gjithë rrënjë
Nga Bart Aerts
Në vitet 90 Shqipëria ishte një nga vendet më të varfra në botë. Ndërsa sot, teksa shëtit në rrugët e kryeqytetit, shikon menjëherë ndryshimin e madh të tij. Tirana është një qytet i pastër ku është këndshëm të qëndrosh. Vinçat e ndërtimit të shpërndara mbi qyteti gjenden mbi oborre zyrash, qendrash tregtare, shtëpish dhe mbi një stadiumi futbolli. Qyteti po gumëzhin. Ekonomia është gjallëuar.
Mbi të gjitha Tirana është një qytet ku banorët dhe turistët ndihen të sigurt në rrugë. Statistikat e përforcojnë ndjenjën e sigurisë. Kur bëhet fjalë për sigurinë publike, Tirana ka vlerësim shumë të mirë krahasuar me disa kryeqytete në Evropë. Por prapa fasadave të pastra fshihet krimi i organizuar dhe korrupsioni të cilat ende lulëzojnë. Përderisa krimi mbetet produkti kryesor i eksportit dhe korrupsioni një sporti kombëtar, hyrja në BE nuk do të ndodhë ditën e nesërme. Por Shqipëria ka vullnet të hekurt për t’u çliruar nga mëkatet e saj.
Vetting-u
Në muajin prill ata kanë filluar me procesin e vetting-ut përmes të cilit do të kalojnë 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Një grup monitoruesish ndërkombëtar nga vendet anëtare të BE është duke kryer hetime të plota dhe është duke pyetur një nga një të gjithë magjistratët. Përpara fillimit të të ashtuquajturit “process i vetingut”, 20 magjistratë dhanë dorëheqjen. As më pak dhe as më shumë një pranim faji. Njëzet gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë kanë kaluar deri tani në procesin e “vetingut”. Pothuajse gjysma e tyre rezultoi e korruptuar dhe i lejohet të gjejë një punë tjetër jashtë sistemit të drejtësisë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se një numër shumë i madh i magjistratësh i kanë investuar të ardhurat e tyre në prona të paluajtshme dhe në automjete, çfarë nuk korrespondon me pagat e tyre. Në arkat e tyre të kursimit ka para të cilat nuk mund të jenë kursyer prej vetë atyre. Argumenti se kanë një xhaxha bamirës në Amerikë, është përdorur ndërkohë kaq shpesh, saqë menjëherë është një tregues faji. Shumë prej tyre rezultojnë të kenë lidhje të ngushta me mafien shqiptare.
Qeveria dëshiron të vijojë edhe me tej me hapat e ndërmarra dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është duke kryer reformat të cilat do ta bëjnë të pamundur në të ardhmen korrupsionin. Institucionet e reja duhet të formësojnë një sistem të pastër të drejtësisë. Për momentin, BE-ja është veçanërisht pozitive për përpjekjet shqiptare. Në qershor, shtetet anëtare evropiane njoftuan se negociatat e pranimit mund të fillojnë jo më herët se fundi i 2019. Deri atëherë – dhe natyrisht edhe në vijim – reformat do të vazhdojnë.
Vetëm lufta ndaj korrupsionit është e pamjaftueshme
Që vetë magjistratë nuk janë kaq të zellshëm ndaj këtij procesi, nuk përbën në fakt një argument. Dy shoqata magjistratësh i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar “procesin e vetting-ut”. Ata kanë dyshime nëse janë duke u respektuar të drejtat e njeriut për magjistratët. Sidoqoftë ata shikojnë nevojën për ndryshim.
Disa vëzhgues janë skeptikë për shanset që Shqipëria ka për të qenë ndonjëherë zyrtarisht pjesë e familjes evropiane. “Ti mund të hedhësh në rrugë gjyqtarët e korruptuar, por gjithashtu duhet të ketë një ndryshim në mentaliteti”, thotë gazetari shqiptaro-holandez Vincent Triest. Tashmë për të rinjtë shqiptar simbole të suksesit janë tregtarët e drogës të majmur me pasuri dhe politikanët e korruptuar. “Shkollat dhe universitetet duhet ta thyejnë këtë pamje në mënyrë që të rinjtë të dinë se krimi apo korrupsioni nuk është mënyra me të cilën duhet të ecin”, – thotë Triest.
Sipas ambasadores së BE-së Romana Vlahuti, investimi tek siguria është një çështje (shqetësim) për të gjithë BE-në. “Në fillim të viteve 1990, në kohën e luftërave në ish-Jugosllavi, kishte një thënie se Ballkani ishte oborri i pasmë i Evropës, por duke pasur parasysh sfidat në fushën e sigurisë për shkak të migracionit dhe krimit të organizuar, vendet e Ballkanit janë bërë oborri i parmë i saj. Me të vërtetë ti dëshiron që ky oborr të jetë i fortë, kështu që çdo investim në sigurinë në rajon është një investim në sigurinë e BE “.
Sonte, Terzake do të paraqesë një raport mbi qasjen shqiptare ndaj korrupsionit. Nesër, të martën, për vullnetin dhe shpresën e shqiptarëve për t’u bashkuar me BE.
//www.vrt.be/vrtnws/nl/2018/07/16/albanie-pakt-corruptie-aan-om-bij-de-eu-te-kunnen-horen/
Qe te nesermen,sa mori premtimin per hapjen e negociatave,Rama permes nje ligji te posçem,filloi korrupsionin,
grabitjen e prones publike,kur luftimi i korrupsionit ishte nje nga kushtet kryesore te BE-s per hapjen e negociatave.
E ka metode pune kete.Sa here merr ndonje premtim nga BE,pershpejton procesin e korrupsionit,qe te fitoje koh per
ta lene ne harrese.Deri ne Qershor 2019,do te harrohet vjedhja e prones publike?Pervoja ka treguar se mundet,sepse
zullume te tjera do ta pasojn.” Kompania e policisë private ‘Balili & Co’, ka fituar një tender nga Drejtoria Rajonale e
Shërbimit të Transportit Rrugor Gjirokastër, me vlerë rreth 35 milionë lekë të vjetra.”Kjo eshte menyra e luftimit te
korrupsionit nga qeveria rama,per te qene pjese e BE-s.
Zigur Karri besoj se kete info e ke lexuar te Qitetari Digital i Salehut dhe vjen ta vjellesh ketu ne blog. Po pse dhenia e nje tenderi do the thote detyrimisht korrupsion o Gureziu me K te madhe.
Ku e shohin keta te huajt se qeveria Rama po e lufton korrupsionin?
Viktimat e vetme te korrupsionit jemi ne populli shqiptar e jo politikanet,gjyqtaret,prokuroret,deputetet,doganieret,mjeket etj,etj!
Pra Europa luften kunder korrupsionit duhet ta degjoje nga ne popuylli fukara e jo nga fjalimet mashtruese te Rames!
Si mund te luftohet korrupsioni kur Rama therret qe gjykatat dhe prokuroria nuk luftojne korerupsionin?
Pra ky ben fajtor te tjeret dhe nuk pranon qe fajtor per korrupsionin eshte ai vete dhe besniket e tij militante e te pa afte qe ka vene neper poste ministrore etj!
Rama bertet me te madhe dhe na fton ne popullin qe te denoncojme korrupsionin!
Po pse nuk tha NJE HERE KY BABAI I TE KORRUPTUARVE SE PSE KA LEJUAR KORRUPSIONIN QE TE LULEZOJE?
PRA RAMA KERKON TA DENONCOJME KORRUPSIONIN VETEM PASI RROGTARET E TIJ TE JENE BERE MILIARDERE,TE NA E KENE NXIRE JETEN DHE PASTAJ QE RAMA TE REALIZOJE DERR DERRE-T E TIJ ME BOTEN duke u mburrur se jam modern!
Jo more Rame mashtruesi!
Ti nuk po e lufton korrupsionin!
Perkundrazi Rama po i mbron te korruptruarit,hajdutet dhe shkelesit e ligjeve ne shtetin e tij!
Shkoni dhe ankohuni kudo ne Shqiperi per ndonje padrejtesi,shkelje ligji etj dhe do te bindeni se askush nuk do t’u degjoje.bile do tallet me ty!
Ti i tregon me emer e mbiemer hajdutin,ligjin e shkelur prej tij,por as Rama,as Erion Veliaj e asnje zyrtar tjeter nuk verifikon shkeljen e bere,por shkon dhe e pyet hajdutin,ne se pranon ai se ka vjedhur?
Ja ky eshte shteti i Rames,qe keta e lustrojne se po luftoka korrupsionin!
A ju kane plasur syte o te mjere se vetem vitin e kaluar aplikuan per te ikur nga syte kembet 367 mije persona nga Shqiperia?
Ndersa ne vitin 1990- iken jo me shume se 30-40 mije vete!
Te gjitha qeverite pas 90-tes kane qene antipopullore,ndersa Rama eshte treguar mosmirenjohes dhe diktator i eger e i pa bese!
Ai duhet te shporret nga qeveria!