VIDEO/ Faza përgatitore për negociatat, Rama krah Hahn: Ja pikat e programit të integrimit

17 Korrik 2018, 16:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn të cilin e ka falenderuar lidhur me kontributin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Shefi i qeverisë ka komentuar fazën përgatitore për çeljen e negociatave me BË-në, të cilën e konsideron si një hap të rëndësishëm që kërkon një angazhim tepër të madh.

“Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv ku sic dihet për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë.

Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij sëbashku me Mogerini dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretare.

Prej sot dhe deri në pranverën e vitit që vjen ne jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi, për të fuqizuar progresivisht të gjitha njësitë kordinuese të procesit të negocimit për anëtarësim në BE.

Ne i kemi analizuar resht për resht qoftë rekomandimin e komisionit qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat.

Ashtu sikundër që jemi të vetëdijshëm sepse përderisa arritëm të marrin një rekomandim pa kushte asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip”, tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje