"U betua se do vazhdonte rrugën e shokut Enver!" Vijon sherri Demalia-Çashku, flet regjisori: Nuk isha bashkëpunëtor, përgjigje për shpifësin nga Amerika

17 Korrik 2018, 14:39Politika TEMA

 Nga Kujtim Çashku 

Në një bombardim shpifjesh e gënjeshtrash, herë pas here shfaqet prej së largu një zë që s’pushon së shpifuri ndaj meje dhe  nga ku, nga Amerika, ku shpifja s’ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes, madje dhe atje si kudo dënohet me Kod Penal. Këto rreshta po i shkruaj për Syçin (Ilir Demalian), të cilin dikur e kam pasur në një grup xhirimi në Kinostudio.

Ilir, mos shpif më nga Amerika. Unë kam jetuar e studiuar në Amerikë. Shpifja atje nuk të bën disident dhe as të ditur. Madje, mos shpif më, se shpifja nuk të faktorizon as këtu në Shqipëri, përveç kolovitjes në karuselin mediatik.

Madje sot, asnjë i mençur nuk rend më pas ndonjë guri të hedhur nga dikush… Mos shpif më, se shpifja nuk të çliron ty nga komplekset e trashëguara, helmet apo makthet shpirtërore e mendore të akumuluara ndër vite.

Mos shpif më, se nuk është shpifja ajo që mund të të bëjë ty apo këdo tjetër gazetar, shkrimtar, politikan apo qytetar fisnik. Mos shpif më, se koha e vajtojcave jashtë dhe brenda Shqipërisë, që thonë se “ai vend s’bëhet kurrë”, ka mbaruar që në shekullin e kaluar.

Ilir, mos shpif më ndaj meje. Unë njoh ligjin dhe drejtësinë si provë të së vërtetës dhe këtë do të bëj. Lëri vetes, së paku, imazhin kur këndoje ndonjë këngë popullore në autobusin e Kinostudios kur dëgjonim e kërcenim rock-un e ndaluar gjatë xhirimeve të «Balada e Kurbinit», si film anti otomano-bolshevik. Dhe tani më qartë akoma, mos shpif ndaj meje se unë, Kujtim Çashku, kurrë nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie në atë apo këtë regjim. Kurrë nuk kam qenë në ndonjë shërbim apo bashkëpunim organesh të fshehta apo të dukshme të atij apo këtij regjimi në atë apo këtë kohë. Partia ime ka qenë dhe mbetet, arti, kinematografia dhe të drejtat e njeriut.

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, në atë kohë disa krijues bënë kërkesë anëtarësimi në parti dhe u pranuan. Mes tyre isha dhe unë, por u refuzova.

Pas saj, unë prisja çdo ditë të arrestohesha, u konsiderova me biografi të keqe. Por edhe nëse kolegë të mitë u pranuan, shpreh konsideratat për ata të cilët bënë përpjekje deri në fund në Kinostudio, që ai regjim të shembej nga brenda. Pra, qartësoj se në parti, unë nuk pranohesha, sepse mamaja ime konsiderohej si familje Stërmasi, antikomuniste.

Daja im, si ish-student i “Harry Fultz”-it konsiderohej agjent amerikan. Njëri djalë i dajës i arratisur, dhe dy të tjerët në burgje. Njëherësh, me dhjetëra njerëz të mamasë u pushkatuan, u internuan, u burgosën dhe u persekutuan barbarisht nga diktatura komuniste. Po kështu, mamaja i përkiste familjes patriotike, Prezë-Kalaja dhe kushëriri e miku im, Burhan Kalaja, (ndjesë që nuk po listoj emrat e të tjerëve), që ishin të parët që thyen dyert e ambasadave me makina në qershor 1990.

Ai dhe këto njerëz të guximshëm nuk morën kurrë pozën e heronjve të përmbysjes së diktaturës. Në familjen time, babai ishte komunist i idealeve të fitores mbi fashizmin dhe nazizmin. Ai nuk bënte pjesë në nomenklaturë dhe mbeti inspirues i ndershmërisë sime. I jam mirënjohës atij, pasi na rriti dhe na edukoi me dashuri për kombin, ne pesë fëmijët e tij, në një varfëri ekstreme.

Mos shpif më, Ilir, për mua. Unë kurrë nuk kam shkruar asnjë rresht asnjëherë në asnjë artikull për vdekjen apo jetën e Enver Hoxhës. Unë kam bërë filmin artistik «Ballë përballë» me Piro Milkanin, që të fiksoja në imazhe, ty dhe kujtdo tjetër ndarjen përfundimtare nga bota bolshevike, duke përligjur në imazhe ndarjen historike për çdolloj nostalgjiku të asaj apo kësaj kohe. Imazhet e këtij filmi studiohen edhe sot, për të kuptuar dinamikën e hartave militare të botës në Mesdhe, Ballkan e kudo tjetër, sikurse po ndodh dhe me imazhet historike të filmit “Kolonel Bunker”.

Sa për Enverin, filmi “Pas vdekjes”, të cilin e realizova nën diktaturë dhe u censurua, në 1980-n kur Enveri ishte ende gjallë, ky film është i mjaftueshëm për të kuptuar ti dhe gjithë të tjerët se ç’mendoja unë për Enverin dhe diktaturën e tij.

Mos shpif më Ilir. Mua, në lëvizjen studentore, te greva e urisë së studentëve, te hedhja e monumentit të diktatorit, te forumi i të drejtave të njeriut, te burgjet ku gjendeshin të burgosurit politikë, e kudo tjetër, nuk më çoi Ramiz Alia apo ndonjë parti e majtë apo e djathtë përveçse bindja ime individuale.

Unë, as Ramizin dhe as Enverin nuk i kam takuar kurrë në jetën time. Askush s’mundet, as dje e as sot të më përdorë mua, përveçse liria dhe pavarësia që kam krijuar përmbi gjysmë shekulli aktivitet intensiv, liri dhe pavarësi, për të cilën luftoj dhe punoj çdo ditë e çdo sekondë në vendin ku jetoj edhe sot.

Nuk dua të zgjatem më tej dhe të bie në kurthin e gazeta-shitjeve, anonimitetit të thashethemnajave online, apo centrifugave mediatike, por si qytetar shqiptar dhe si një Human Rights Advocate Training Program of Columbia University, di fort mirë, se çdo qytetar amerikan njeh ligjet dhe US Code për –SHPIFJEN- ku sanksionohet se çdo akt apo proces shpifjeje, akuzë e rreme, apo përgojim i ngjashëm, që pretendohet si formë e vërtetë e të shprehurit dhe si e tillë krijon dëme të reputacionit apo shqetësim emocional, duke e paraqitur personin në një dritë të rreme… dënohet.

Po kështu në Kodin Penal shqiptar – Shpifja- dhe përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohen…

Koha e haxhiqamilëve, Ilir, ka mbaruar. Unë s’kam më kohë për të humbur, me shpifarakë që helmojnë çdo ditë shqiptarët dhe Shqipërinë, por personalisht jam i vendosur të bëj gjithçka për të mbrojtur të vërtetën sepse besoj tek ajo, besoj te liria, drejtësia dhe fuqia e ligjit në Amerikë, në Europë dhe tash e tutje edhe këtu në Shqipërinë tonë.

57 komente në ““U betua se do vazhdonte rrugën e shokut Enver!” Vijon sherri Demalia-Çashku, flet regjisori: Nuk isha bashkëpunëtor, përgjigje për shpifësin nga Amerika”

  1. Lennard says:

    Po hidhe ne Gjyq qe te mos lehi me .dhe te demshperblej per shqetesimin qe te ka krijuar.

    1. Korroziu says:

      Ore Cashk, po vertet, ti mund ta hedhesh ne gjyq dhe nuk ka pse ti thuash “denohesh-denohesh”… Denoje! Apo duke e kercenuar ti u thua lexuesve qe e bere tenden. Dhe ajo qe thua se lutjen per te hyre ne parti e bere qe ta kalbje partine nga brenda, eshte cacke naive, or artist. Ashtu beri dhe Berisha, per ta kalbur. Bile dhe Enver Hoxha, me ate qellim hyri ne parti dhe ndenji ne krye te saj 45 vjet. Dhe e kalbi. Kurse ky doktori nga Tropoja i kalbi qe te dyja.

      1. Artan Shemja says:

        Cashku vetem po i numeron te drejtat ketij shpifesit kronik me page te rregullt.
        Atmosfera shqiptare do pastruar sa me pare nga keta parazite si sycka e te tjere vemje te llojit.

    2. Jeronimi says:

      Po qe te dy bij komunistesh jeni! Mut me erë, mut pa erë, por gjithsesi mut!

  2. Andromeda says:

    Të bëje shkollën e lartë jashtë shtetit në atë kohë, të punoje në Kinostudio e të bëje filma për propagandën e partisë, të uzurpoje gjith atë godinë të kinostudios për t’a bërë shkollë kineastësh më pas (se u pa Shqipëria duke bo filma) duhet të ishe jo vetëm me biografi të pastër por edhe i privilegjuar. Ky vetëm sinqeritet nuk ka, kur deklaron se paska qenë me biografi të keqe dhe paska bërë filma disidentë. O pika që s’të bie, ty o rracë muti.

    1. Artan Gjembi says:

      Futja p….

    2. Lipe Shtogu says:

      Shum pak fantazi per pseudonimin…
      Rrjeti arkivave te Salehut ka perfundu me Syçken dhe me ty!

  3. Ben says:

    Kujtim,qenke edhe mashtrues ordiner.Nuk keni qene ju i rekrutuar nga sigurimi i shtetit?
    Kete shkrimin justifikim,me çuna daje e goca halle,stil i vjeter rreshkitje.

    1. Artan Gjermani says:

      Shko mor legen, nxirrja dosjen nese e ka, ama nese nuk e ka thuaji burgut hapu, e behu gati te lesh leshte me riparim demesh!

    2. Lipja says:

      Shum pak fantazi per pseudonimin…
      Rrjeti arkivave te Salehut ka perfundu me Syçken dhe me ty

  4. Roberto says:

    Cashku ke qene dhe mbetesh njeri persembari,me nje kulture te gjere dhe vizion shume te qarte si ne rrugen e krijimtarise artistike ne fushen e kinematografise ashtu dhe ne perceptimin apo llogjkimin e drejte ne fushen e debatit politik. Ky SYCI, (Ilir Demalia) eshte nje derirant idiot qe i fryre se fundmi edhe nga Artur Zhej i cili me ane te nje trapi si Demalia kujton se do sulmoje kundershtaret e tij qe nuk ja realizuan deshirat per nje post ne RTV. CASHKUN e njoh pak por aq sa me ka mjaftuar qe te krijoj nje respekt shume te vecante per te pasi e meriton te quhet nje intelektual shume i kompletuar dhe jo si ca funderrina qe disa te tjere na i ftojne neper emisione dhe debate vetem per ta kurdisur SYCIN si karrallo qe eshte. BRAVO DHE RESPEKTE PER KUJTIM CASHKUN.

    1. Andromeda says:

      Përderisa e njeh pak, pse flet kaq gjatë e me bindje?

      1. Roberto says:

        Qe ta njohesh pak dhe te degjosh shume per te normal qe duhet vleresuar. Si mund te vesh ne diskutim Kujtim Cashkun me nje alabak si SYCI? Andromeda besoj se edhe nje takim i rastesishem me te do te mjaftoje ty te dalesh ne te njejtin konkluzion me mua dhe do bindesh per keto qe po te them une por megjithate gjithe sejcili ka mendimin e vet dhe une e respektoj edhe mendimin tend nese e ke te kundert me mua..

  5. marku says:

    Nuk duket nje cike si “doni me per Belulin” ?

  6. Xh. Domi Rome says:

    – Cashku nje intelektual i shquar, me kontribute te theksuara ne artin shqiptar, shpesh here dhe me rreziqe per kohen kur ngriti lart Kinematografine shqiptare, njeri me integritet, i kulturuar, i sjellshem, me prajardhje nga familje shume te mira si nga i ati dhe nga e ema.
    – letra e Cashkut flet shume per nivelin e larte te kultures dhe edukates.
    – Ka qene kandidat qe te perfundonte ne burg ne vitin 1982, por e shpetuan filmat e mire te cilet ne se do denohej, nuk duheshin shfaqur.
    Nje keshille Profesor Cashkut ne se me lejon. Mjaft, here tjeter nuk eshte ne nderin Tuaj ti pergjigjeni nje batakciu si ky qe shkruan ndaj jush, nje deng pa marke, nje njeri i pa emer e qe perpiqet te beje emer me gjera te padenja.
    Jane shume intelektual qe ne rinine e tyre benin kerkese per tu pranuar ne P e Punes. Nuk eshte asnje mekat, Ashtu ishte koha.
    Ne se ky demaliaj eshte i biri i Binak Haxhise, atehere te shpalle mekatare babain dhe dy xhaxhallaret qe i ka patur oficera te ish Sigurimit te Shtetit dhe te tille edhe shume kusherinj te tij.

  7. merru me ta says:

    Po Ti Zoti Cashku krenohesh qe daja jot ka qene agjente? Edhe Saliu ka qene e eshte agjente dhe fundja mire e ke se ne demokraci agjentet, kriminelet, hajdute dhe bordellistet jane ajka e demokracise. U befshi mut si jeni bere te gjithe ju e mendja juaj qe trillon çdo dite e ore!

  8. Po ca mereni me sycin,ai edhe atehere edhe tani eshte nje idiot.
    Une personalisht kur e shikoja me numrin e kembes 45 me floket si presi tritanit me dukej nje idiot i lindur,pa le kur fillonte te fliste si i cekuilibruar,pa le kur i qepej djemve te gogo nushit.

  9. Artani Gjermani says:

    Bravo Kujtim Çashku! Ke qene, je dhe do jesh perhere me i madhi.

    Ky parazit sigurims e bir sigurimsi eshte prototipi i sigurimsit provokativ. Rrezik dhe sigurimi ketyre Demaliajve, nuk u paguante as 30 lekshin e denoncimit. Provokator sigurims vullnetar me nje fjale!

    Edhe mbas ambasadave ky parazit, spiononte refugjatet, ndaj nuk e qasen as ne gjermani!

  10. ceni boston says:

    Syci eshte nje cope hajvani qe nuk e ka shokun! Pune fare te rendomta ka bere ne Kinostudio ( lere se cgenjen se ka qene asregjizor, syci cakun bente dhe ndonjehere mbante kostumet e aktoreve ne rimorkio) dhe te gjithe e njohin per llapaqen i padurueshem! Cashku, respekte per ju dhe per punen tuaj por juve nuk duhet te bini ne nivelin e fjaleve boshe te Sycit. Syci ka nja 25 vjet ne Amerike dhe e vetmja pune qe di te beje eshte roje ne parkim makinash ne Uster si dhe pjatalares ne nje restorant grek ne Tarpon Spring, Florida! Nuk e kuptoj dot se si media meret me fjalet e nje deshtaku!

  11. L.T says:

    Aman mer zot .hedh nje budalla nje gur ne lume e hidhen 100 te mencem .Demaliajn e kam pas ne nje pallat .Njeri i lindur deshtak zorraxhi i pafte per tu bere dikushi ka frustrimin e lindur qe i kan henger hakun e esht dikushi. Njeri i paafte dembel ku ka shku per buk goje ka ngel se si ka then miremengjes punes .Tashti e perdorin si gjithmon per te godit se vet sikur Cashku ti jap 10 usd ju siguroj se behet me Cashkun . Respekt per te emen Nailen e vellain Benin . Ky tipik i biri i spiunit ngeli ..

  12. ai-ajo says:

    Por sido qoft o Kujtim…paske dashur dhe ti te hyje ne rradhet e PPSH-se pas vdekjes se Enverit …POR fatkeqsisht apo fatmiresisht nuk te pranuan…

  13. leka i madh says:

    po ka pase me sigurims se sala? ai ishte vullnetar e nuk ju skuq kurre faqja po shan dynjane…Kujtim ti ke qene intelktual , edhe po te kesh perfunduar neper dosje mos u merzit. Pastaj dihet qe sigurimi e kishte me kollaj te bente bashkepunetor njerez me friken e biografise se keqe se kush e kishte te mire nuk prekej…te gjithe ata qe gerthasin sot jane ata qe i djeg brima e bythes

  14. sigurimsi says:

    Eeee ajo dreq corbe e prishur, ha nje luge dhe e vjell gjith jeten…….. gjethja….

  15. alooallo says:

    Ahahaha, dmth Cashku EDHE paska qene me biografi te keqe, EDHE studjoi jashte shtetit per kinematografi, EDHE punoi ne Kinsotudio??

    Dhe filmat e tij na dolen disidente ??? ?

    jallaaa Kujtim jallaaaa ?

  16. patriot says:

    Prape PO FLET KY PISI,,,KY LLAPAQENI,,,,IK MOR NJERI I PESHTIRE,,,,I’K MOR QEN,,,,,IK MOR REFUGJAT ZGJEBARAK,,,,,,,,KUJTIM CASHKUT NUK I AFROHESH DOT TI DEMUTLIA AS POSHTE RRIPIT HE PANTALLONAVE….

  17. saliu says:

    Mos u merr me Sycin sepse pa dashje e vlereson. Syci eshte po ai i viteve te risise, kokebosh dhe injorant.
    Nuk mund te besh apologji ngaqe Syci ta kekon. Te lutem mos shkruaj asnje rresht me per Sycin se nuk na ben mire per stomakun.
    Ku Cashku e ku Syci ! Njeqind vjet drite larg.

  18. Deshmitar y says:

    Shqiperia ka Rene shume poshte. Ka ngelur ta gjykoje demalia ,arjan qani, gjergji zhella. Ti bejne ligjet palla, brace,. Ta udheheq Rama me meten.
    Ku jane fshehur burra shqiptare????

    1. asd says:

      Shume dakort me ty

  19. Germicoku says:

    Une s’mar persiper te them se cili nga Ju ka te drejte ,sepse nuk di c’ka thene ai Demalia,por e kam degjuar disa here ne emisione “OPINION’ ku ijep vetes shume vlera. Tani po vras mendjen e mendoi : Si ka mundesi qe im vella, djale i ri ne ato vite ,25-26 vjec,nje mekanik i persosur, nje person i rritur ne skamje e mjerim ,edhe pse ne ate sistem, u perjashtua nga PPSH-ja sepse i iku jashte shtetit ( u arratis) ne Amerike vellai i gruas? Si ka mundesi qe nje vajeze kooperativiste, ne moshe fare te re 19-20 vjecae, nga nje fshat ,sot i Bashkise se Divjakes, pse u martua me nje te deklasuar , i hoqen teseren e partise sapo hyri ne gabinen e makines e veshur me vellon e nuserise? E sa raste te tjera? Po perseri habitem sot, duke lexuar shkrimin e Kujtim Cashkut,ku i jati i tij paskerka qendruar komunist me nje tabore te pushkatuarish ,te internuarish, te arratisurish ? Ju kini punuar per realizimin e filmit “Balle per balle ” nje nga filmat me te bukur i realizuar nga ana artistike,por edhe nje film ku propagandon herizmin e PPSH e vencanrisht te Enver Hoxhes ne luften kunder revizionismit , ne filmin “Pas vdekjes” na thoni se e realizuate ne diktature e ta censuruan,e na jepni idene se paskerkeni qene desidet ? Si pak e besueshme ,o I nderuari KUjtim. Mendoj se eshe e mira te mos flasesh per kete teme. Si mund ta besonin ty filmin per Enverin ,kur ju ishit me nje mal njollash biografie ,e nga kush, nga nena? Kishit vetem nje njolle te kuqe tamam si nje pike e lene nga stilolapsi ne carcafin e jorganit dopio. Shqiperia eshte e vogel e nuk kishte shqiptare qe te mos kishte nje lidhje me ish tradhetaret apo me ish komunistet gjate e pas luftes. E verteta eshte se te gjithe ne ate kohe brohorisnin per Enverin e PPSH ,midis tyre edhe TI e une, po e kunderta po ndodh edhe sot. te gjithe po mburren se kane patur te afert kunder atij sistemi e te gjithe po na dalin Desident. Te gjithe e kane uryer ate sistem,madje edhe sekretaret e pare te Komiteteve te Partise,po thone se i emruan me zor ,pasi ate sistem nuk e donin. A besohet kjo ? Pa leri ata me posht se c’degjojme prej tyre.

  20. "BOHOTINA" says:

    Kujtim Cashku qendron si mali i Tomorrit karshi Demalise qe endet si zhapik ne keneta.

  21. Një mënyrë të menduari says:

    Ka pasur dy lloj sigurimi në kohën e Hoxhës; njëri ishte sigurimi i shtetit, një organ ligjor si në cdo vënd dhe tjetri sigurimi i Partisë, ose më sakt, sigurimi i pushtetit, i formuar nga diktatori si një armatë për mbrojtjen e sundimit të tij. Për këtë të dytin, pra sigurimin e pushtetit, nuk ka pothuaj aspak të dhëna për përbërjen. Ai ka pasur strukturën e një rrjeti të fshehtë brënda Partisë dhe udhëhiqej nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Për ta mbështetur këtë,po citoj këtë burim italian, duke ditur gjithashtu se italianët kanë informacionin më të bollshëm për këtë vënd.
    Një ditë pas vdekjes së Hoxhës, RAI njoftonte përafërsisht: Vdiq diktatori Enver Hoxha, njeriu që sundoj me dorë të hekurt fqinjin e vogël përtej adriatikut. Si zvëndës pritet të vendoset Ramiz Alia, njeriu që për 30 vjet me radhë drejton sigurimin personal të Enver Hoxhës.
    Është për këtë arsye, që grupet armiqsore që nuk i zbulonte sigurimi i shtetit ose ministria e brëndëshme, e udhëhequr, si rregull nga “armiq”, i zbulonte Partia, ose sigurimi i udhëhequr nga shoku i lavdishëm Ramiz, në bashkëpunim me Nexhmije Hoxhën dhe Sulo Gradecin.
    Udhëheqsit kryesorë të “demokracisë” në masë dërrmuese janë të kësaj guzhine, pra, të sigurimit të partisë. Ata nuk i bënë dotë fajtor me dokumenta, sepse dokumentat për këta dhe pasuesit e tyre të tipit Meta, Majko, nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë në duar të sigurta.
    Pikërisht këtë mënyrë organizimi dhe të vepruari ka përdorur dhe vazhdon të përdorë edhe Sali Berisha, duke ngritur një rrjet bashkëpuntorësh të njohur vetëm prej tij në të gjithë vëndin. Për zotin Berisha kjo ishte një mënyrë të vepruari për të cilën ai kishte njohuritë e nevojshme, pasi eksperiencën për këtë e kishte me majë…..
    Që zoti Çashku nuk ka qënë bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, unë këtë e besoj plotësisht. Por unë e kam të vështirë të besoj nëse ka qënë apo jo pjestar i rrjetit të sigurimit të pushtetit. Dhe përderisa për këtë nuk ekzistojnë dokumeta që ta mbështesin, atëhere nuk më mbetet tjetër, veç të them se zoti Çashku ka pasur dhe ka të drejtë të konsiderohet “një luftëtar i madh për ndërtimin dikur të socializmit” dhe sot po ashtu të jetë “një luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe demokracinë”. Mund të duket paradoksale kjo situatë, por nuk është kështu. Në fakt, kjo është arsyeja më madhore pse punët shkojnë “kaq mirë” në këtë vënd. Kjo sepse ndërtimin e demokracisë tek ne, e kanë marë në dorë falangat më të errta të regjimit diktatorial.

    1. Bureto says:

      S’i hiqet asnjë presje komentit të më sipërm.

    2. Ilir Kumbaro Pango Xhaferri says:

      Si nuk na vjen turp ne shqiptareve nga padija jone e thelle!!!
      Si mund te shkruash e mendosh keshtu per nje artist, deri me sot, nga me te medhenj qe kemi!!!
      Kushdo qoshf, ti dhe disa prej tipave truthare si puna juaj qe prishen komenteve me palle ne dore nuk behemi ne, por dita juaj ka perenduar me kohe, ju jeni veç mbeturina hibride!

      Turp

      1. Një mënyrë të menduari says:

        Zoti Ilir Kumbaro Pango Xhaferri!
        Ajo që ne shprehim është thjesht një mënyrë të menduari. Nuk pretendojmë aspak se kemi të drejtë. Jo vetëm kaq, por ne nuk fyejmë askënd. Sidoqoftë, ajo që të habit është shqetësimi juaj për një mendim, i cili, ashtu siç thoni ju, buron “nga padija jonë e thellë”. Jo vetëm kaq, por shqetësimi juaj është akoma më i papërligjur, sidomos kur ju e thoni qartë, se ” dita juaj ka perënduar me kohë,” dhe se ne jemi ” veç mbeturina hibride”.

  22. Fatosi says:

    Tamam < HIDHE NE GJYQE per shpifje edhe ketu ne Americe .Se kjo race njerzish jane te demshem edhe per Americen
    Ata vazhdojne edhe shpifin per cdo njeri qe eshte ketu ne Americe ,sepse ashtu jane mesuar dhe se e kane ushqim te tyren
    Ata mburen edhe ketu sikur kane qene Disitentat e pare,Sikur kane bere heroizma, Sikur dikushi kane qene ne shqiperi,e te tjera
    Por per vec genjeshtres dhe poshtersise nuk kane bere asnje gje tjeter
    Mos I shkruaj me, Por hidhe ne gjyqe ,dhe kur ti vij letra per tu paraqitur ,ta kuptoj mire se cfare ka bere
    Ka ligje America dhe jo si Shqiperia

  23. jozef zamputti says:

    Shume bukur.

  24. LORA says:

    Eshte ndeshje dhjerokratesh,,,,e atyre qe moren dekorata e vijojne te mburren publikisht per themelisjen e shtetit te shqiptareve,pas 1990-es.
    Te ketij stani jane edhe syci edhe ky gardiani fallco i te drejtave te njeriut.U ka ardh dita te shpagojne,tuj shkely njoni-tjetrin.
    E kane nga zeheri se nuk u ka mbet me shteg per te shkely Shqiperine.
    Eshte lajm i mire.

  25. kazani mediatik says:

    Pse na keni genjyer more njerez ? Nuk paska pasur Lufte Klasash ne kohen e Enverit. Shikojini “te gjithe artistet dhe sportistet ” e asaj kohe. Te gjithe me biografi te keqe dhe te gjithe dilnin jashte, luanin futboll, kendonin neper festivale, benin filma… Dhe sot thone se Enveri nuk i denonte dot, sepse kishte frike se humbisnin vlerat e tyre. Ha-ha, sa genjeshter e bukur, tamam prej kineastesh ; sa perralle e shtire, tamam prej shkrimtatresh ; sa driblim i bukur, tamam prek futbollistesh. Vetem e vertete nuk eshte, qofte edhe e shemtuar.

  26. Merati says:

    Kujtim mos u mer me nje idjot e kemi degjuar tek ai legeni tjeter tek 360 grade shiko punen dhe varju……. sot 30 vjet Po te ben biografine si ne kohen e enverit nje legen

  27. T.T says:

    Une jom ketu ne USA dhe e njof ket Demalia,nje cop idioti qe akoma jeto me ndihma nga taksat tone,o Demali,shut the fuck up, scum bag.

  28. Nik says:

    Syçi eshte thjeshte nje llapaqen! Nuk ja vlen te merresh me te.

  29. IVONI says:

    .. po e vertetoni qe jeni te gjithe per ne kazanin e plehrave ..! turp te kini ..!IDETE NUK ISHIN PJELLE E ENVER HOXHES , POR E DREJTA QE NJERIU I THJESHTE TE ISHTE I BARABARTE ME TE GJITHE , IDETE E KRISHTERIZMIT APO TE MUHAMETIT QE SOT JANE MONOPOL I “UJQERVE TE NJEREZIMIT “, ME MASHTRIMET E TYRE TE PA FUNDME . TU VIJE TURP JU QE RROJTET NE MES TE TE MIRAVE DHE HARRAM TE GJITHA ..!

  30. Ilirjan says:

    Kete Demaline e kam degjuar dhe nuk kam asnje lloj ndjesie konsiderate apo vleresimi per intelektin dhe brockullat e tij. Por pergjigjen e Cashkut Kujtim, e lexova dhe mjerisht ai perseriti ate konsiderate qe kam krijuar per Te ne keto 20 e kusur vite : Nje mjeran qe per te mare vleresime peshtyn mbi punet e veta me te arrira ne jeten dhe karrieren e vet. Pergjigje qe e lexova dhe kur e mbarova u gjenda i sperkatur me plot neveri dhe helme.

  31. Dn says:

    Boboboooo…
    Dikur ky kur ishte ne France,ish keshilltari i kultures franceze ne tirane shtroj nje dark ne Pariz.. ,si fliste kujtimi atehere per komunizmin ….do te kishte cudit edhe vete Enverin se sa te mire e kemi regjimin e sa komunizmi eshte i fort ne Shqiperi…
    Nuk e ka ditur se ishte to fole para nje shqiptare po kujtonte se eshte me miqte e partise…

  32. Dn says:

    Ps di gje me na treguar ky per millionat qe ka pervetesuar : ato nuk ishin ndihma per kujtimin po ndihma per studentet shqiptare,qe te studiojne ma mire,tash ky per nje video kasette te nje fimi i bene studentete me paguar.
    Nuk e njoh ate demallian se ishte ne germany,po per kete kujtimin ,eshte nje spiun muti.

    1. Artan Gjermani says:

      Shpifje pa emer, ti DN. Te pakten sycka shpif me emer. Çashkut kushdo shpif per te i merr te keqen…
      Tani nji pyetje zonja Dn, ty si shqiptare po qe te dukej vetja si franceze, kush te kishte thirrur ne kte takimin hipotetik? Balta juaj hibride, flori i behet Çashkut, se atij i flet vepra!
      Copa katunares qe i duket vetja franceze.

  33. demo says:

    Nuk kam ndonje konsiderate per filmat e Cashkut,madje ai filmi,qe u studjoka fort,Balle per Balle,eshte nje farse DILETANTESKE,fragmentare,HALUCINANTE.Une do ta vleresoja:Nje Jerm pa tekst..Me teper ngjan me nje BALET KINEZ SE ME NJE FILM.
    Sot ka pushtuar gjysmen e territorit te Kinostudios duke perfituar nga pushtetet e te gjitha koheve.Nxirreni prej kinostudios kete grabitqar.

  34. ALI ABDULLAI says:

    KY ESHTE LLUMI I ARTUR ZHEIT. ME TE PAPERGJEGJSHEM SE KY DEBILIA NUK GJEN MIDIS EMIGRANTEVE TE AMERIKES.

  35. Francesk Armadhi says:

    Qe ky Demaliaj eshte nje llapaqen e dine te gjithe,por qe Kujtim Cashku paska qene i persekutuar dhe disident,sot e mora vesh! Jo per gje po…..edhe Enveri e kishte burrin e motres te pushkatuar (B.Omari)

  36. Kosovari says:

    Kujtim avdyl cashku. Beje mire mos shkruaje. Mos e zgjo shejtanin ku fle se te nxjer zbuluar…………
    Lere fisin e nenes se ishit Ju te paret qe e shkelet me kembe……..
    Mbarove ne Rumani kur kishte me te mire se Ju…….. Gruan e ke 24 karat nga familje sigurimsash………
    Rrembeve sa munde pas 90……… Nuk e njoh kete tjetrin Denali

  37. Kokona says:

    Kujtim Cashku.te mos i shkoje mendje qe kane vdekur te gjithe ata qe dine bemat e tij.Jargavitjet e ketij njeriu vetem per ti folur.dhe.pire nje kafe me Badhkim Shehun pale me Pranvera Hoxhen.Kujtim Cashku eshte i vetmi SERVIL i dokumentuar nga Sigurimi i Shtetit ndaj familjes se Mehmet Shehut.Ne.vitin.1985 jane asgjesuar 57 flete te.shtypura.nga dosje e informatave ne Drejtorine e Tiranesn qe tregonin lidhjet e neveriteshme servile te Kujtimit me Beshkim Shehut.Ato u asgjesuan.si pa.vlere armiqesore ndaj regjimit.Sipas Cashkut eshte i vetmi i persekutuar me biografi te keqe qe ne ate regjim ka studjuar jashte shtetit.Sic duket ka qene shkak talenti i pjerdhur i tij qe ka detyruar ate regjim ta conte.Syci eshte me i vertete dhe shume me i bukur se kalldremi Cashku.Shqiperise nuk ju ndane gjate gjithe koheve njerez pa vlere si Kujtim Cashku qe e molen dhe akoma.ne prag te.vdekjes duan ta mjelin.

    1. Ilir Kumbaro Furxhi says:

      Si nuk na vjen turp ne shqiptareve nga padija jone e thelle!!!
      Si mund te shkruash e mendosh keshtu per nje artist, deri me sot, nga me te medhenj qe kemi!!!
      Kushdo qoshf, ti dhe disa prej tipave truthare si puna juaj qe prishen komenteve me palle ne dore nuk behemi ne, por dita juaj ka perenduar me kohe, ju jeni veç mbeturina hibride!

      Turp

  38. sandri says:

    Demalias i ka mbetur sahati ke i forti se si hyri ne ambasade,o koqe kanari kush je ti,o pordh qe soollatesh neper studio se ÇoÇ je. Sot o i rreshqitur Demali,nuk e rruan njeri jo me per ty por as per kryeministra,je bere qesharak kur tregon se si hyre se si dole Oooo bole.

  39. ta says:

    UNE PER VETE KETE CASHKUN E SHIKOJ NJERI FALS EDHE ATO QE BEN ESHTE SIKUR THOTE HE ME JEP SE UNE E BERA,NJERI SERVIL?

  40. alphade says:

    Ky Cashku: “bashke me ujin e piste,hodhi dhe foshnjen” ! Me “foshnje” ne kete
    rast konkret eshte e verteta: Kujtim Cashku,njihet gjithandej ne boten shqiptare,
    dhe si i tille ne kihen e xhaxhit duhet te kushe biografi te paster si kristali qe te
    ngjiteshe ne ate pozicion qe gezonte Cashku.
    Kur e pyeten nje filosof, ekonomist se cilen gje ne jete urrente me shume,Ai u
    pergjigj pa u menduar fare: “Mosmirenjohjen” ! So te boten shqiptare : “Mos-
    mirenjohja, shpifjet,mashtrimet,intrigat,etj.etj. jane perhapur si metastaza e
    kancerit.Te gjithe jane hedhur kunder te gjithve . Mjafton te keshe thene nje
    fjale te mire,levduese per rregjimin qe u vetpermbys nga forcat e errta brenda
    dhe jasht, atehere kjo keqadashesit e shfrytezojne ne maksimum per te denigru-
    ar ate qe dikur kane patur ndonje “kunj” ! Dhe tani,o burra sulm ! “Shpif,shpif,
    se dicka do mbetet”, ka thene greku i lashte…….!
    Megjithate,ky Demalia njohet boterisht si nje sharlatan,skizofren, i te 99-tave,
    Per te gjutha cka ndodh sot ne Shqiperi ,zoterinj,s’jemi fajtor as Une dhe as Ti !
    Ne kete vend ,prej 28 vjetesh ka vetem dy fajtore konkrete: Sali Ram Berisha
    dhe Fatos Thanas Nano. Keta mbollen dhe vaditen te gjithe ” Kutine e Pandores”
    ne kete vend duke i hequr asaj edhe “copezen” e fundit te kesaj “kutie” ,”shpresen” !
    Historia e Shqiperise do t’i denoje egersisht keta dy : Nje Perbindesh ,monster dhe
    tjetri Mefistofel…..! Sigurisht me kete nuk mohohen as faktoret e jashtem dhe bren-
    deshem,objektive e subjektive. Por kryesiret jane pikerisht keto dy figura qe e kane
    cuar Shqiperine ne kete derexhe qe eshte sot ,sidomos ketu eshte fjala per psikologjine
    dhe proceset volutive qe kane mberthyer sot shoqerine shqiptare.

  41. Vlora 9 says:

    Kushedi ne sa filtra ka kaluar njeri para se ti besohej realizimi i filmit me teme qendresa e enver hoxhes ndaj ruseve. Ka kaluar padyshim te parin, ate te sigurimit te shtetit, ate te besnikerise ndaj partise po e po. Dhe mendoj ,meqe mendimi eshte i lire , se ka qene edhe informator vullnetar i partise. Servil e i peshtire po e po ne ate kohe.

  42. Sali Berisha says:

    O Demo e di c’do te thote fjala fars? Sigurisht qe jo. Se po ta dije nuk do ta perdorje ndaj filmit ‘Balle per balle” Ore mos je ai Demua qe i kendohet nje kenge humoristike? Demua na kishte nje kale me shale – thot kengetari i pare . Ia pret i dyti : O i ziu Demo, i gjori Demo. Kale me shale nuk kishte ,por nje gomar te cale na kishte . O te ziut Demo edhe ate ia kishin dhuruar se ishte plak e do te ngordhte…… e kenga vaxhdon… Mos je ti se si shume mburresh ne ato komentet tuaja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje