Një cunami rreth 1.5 metra i lartë ka goditur plazhet turistike në pjesë të Majorca dhe Menorca në Spanjë.
Vala e lartë e detit goditi bregun perëndimor të Menorcës këtë mëngjes dhe plazhet pranë u përmbytën.
Fenomeni i motit gjithashtu ndikoi në vendpushimet në Majorca, duke përmbytur bare dhe rrugë.
Pronarët e anijeve në vendpushimin në bregun jugor perëndimor të Majorkas u filmuan duke u përpjekur për të mbrojtur mjetet e tyre të lundrimit.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima. (TemA)