Presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai i Rusisë Vladimir Putin u takuan dje së bashku në samitin e Helsinkit.
Në këtë samit presidenti rus ka ardhur me limuzinën e tij të re si për t’i bërë “konkurrencë” asaj të presidentit Donald Trump e njohur si “Bisha.
Kjo është hera e parë që Putin e përdori makinën jashtë vendit të tij.
Vetura e njohur me emrin Kortezh, është produkt i bashkëpunimit të kompanive gjermane Porsche dhe Bosch me kompaninë rusë me seli në Moskë, që konsiderohet si qendra për studime të automobilizmit dhe Instituti i inxhinierisë.
Kortezh ka nën kofano motorin që prodhon 592 kuaj fuqi, ndërsa më parë liderët rusë kishin udhëtuar me vetura gjermane të Mercedes Benz, dhe kjo është hera e parë që një limuzinë prodhohet në Rusi që nga koha e Bashkimit Sovjetik, kur në trend ishin veturat ZILS.
Edhe pse pretendohet se është një veturë shumë e sigurt me të cilën mund të udhëton presidenti rus, asnjë specifikë tjetër për të nuk dihet.
Ndërkaq, sa i përket “Bishës” së Trumpit, gomat e saj janë rezistente ndaj plumbave, ka një karroceri të blinduar që i reziston sulmeve biologjike, kimike por edhe atyre me granata apo plumba.
Sipas ekspertëve të sigurisë, “Bisha” me plotë të drejtë mban epitetin e makinës më të sigurtë në botë, për faktin se deri më tani asnjë veturë nuk ka arritur t’i bëjë “konkurrencë”. (TemA)
Keto jane bishat demokratike qe tere naten mendojne per popujt e varfer!