Djemtë që u bllokuan në shpellë lënë spitalin dhe flasin për çastet e tmerrit

18 Korrik 2018, 15:57Lifestyle TEMA

12 djemtë e shpëtuar nga një shpellë e përmbytur në Tajlandë kanë folur për herë të parë pasi ata u shpëtuan nga zhytësit, duke e përshkruar atë moment si një mrekulli, kur u gjetën se ku ndodheshin.

Adul Sam-on, 14 vjeç, i vetmi anëtar i grupit që flet anglisht, u tha gazetarëve se ai mund të thoshte vetëm “hello” kur zhytësit britanikë dolën në sipërfaqe.

Djemtë u bllokuan në shpellat Tham Luang për më shumë se dy javë.

Ata u larguan nga spitali këtë të mërkurë dhe do të udhëtojnë për në shtëpitë e tyre.

Ata u shfaqën në një mini fushë futbolli në një konferencë shtypi në Chiang Rai, së bashku me anëtarët e Navy Seals që ndihmuan në shpëtimin e tyre.

Një djalë përshkroi jetesën brenda shpellës në ujë dhe me gurët e shpellës. “Uji është i pastër,” tha ai. “Ska Ushqim.”

Disa thanë se do të mësonin nga përvoja e tyre e vështirë. Njëri ka premtuar të jetë “më i kujdesshëm dhe të jetojë jetën më të plotë”. Një tjetër tha: “Kjo përvojë më mësoi të isha më i duruar dhe më i fortë”.

Guvernatori provincial i Chiang Rai, Prachon Pratsukan, tha se kjo do të ishte intervista e vetme zyrtare në media e djemve, duke thënë se nuk do të flisnin më me shtypin pas kësaj.

Pyetjet e paraqitura nga gazetarët u verifikuan përpara kohe dhe u shqyrtuan nga një psikiatër për të siguruar që ato nuk do i shqetësojnë djemtë.

Ata hynë në shpellën Tham Luang në lagjen veriore të Chiang Rai më 23 qershor gjatë një ekskursioni me trajnerin e tyre.

Ata kishin planifikuar të qëndronin për vetëm një orë, por e gjetën veten të bllokuar pas një periudhe të papritur të shiut të madh që e përmbytën kompleksin e shpellës, duke bllokuar rrugën e tyre të vetme.(TemA  TV)

1 komente në “Djemtë që u bllokuan në shpellë lënë spitalin dhe flasin për çastet e tmerrit”

  1. Cakranjoti says:

    Disa vite pas mbarimit të luftës, në Cakran të Fierit, kryetar lokaliteti ishte caktuar një i quajtur Ferro Fetahu. Ky, gjatë ushtrimit të detyrës, i bëri pothuaj të gjitha punët në lokalitet çorap. Kryetari i komitetit Ekzekutiv të Rrethit Fier, Faik Ahmeti, me origjinë po nga Cakrani, për ti çuar punët atje ku e lypte nevoja, vendos shkarkimin e Ferro Fetahut dhe zëvëndësimin e tij me një të quajtur Llukan Toska.
    Me të dy vendimet në dorë, atë të shkarkimit të Ferros dhe emërimit të tij, ai shkonë në Cakran dhe drejtë e në zyrën e kryetarit. Ferron e gjen brënda. Pas përshëndetjeve të rastit dhe heshtjes që pasoi, kthehet Ferro dhe e pyet Llukanin:
    -Hë mo shoku Llukan, pa na thuaj, ç’e mirë të solli këtej nga ne? Llukani nxjerrë zarfat dhe pasi i vendos mbi tavolinë i thotë Ferros:
    – Më ka dërguar shoku Faik, për të zbatuar një vendim të komitetit, i cili ju shkarkon ju nga Kryetar Lokaliteti dhe në vëndin tuaj më kanë emëruar mua. Këtu në zarfa janë të dy vendimet… Shoku Ferro, ashtu i gjatë siç ishte dhe me atë hundë të hatashme për nga madhësia, duke u bërë në çast dyllë i verdhë nga fjalët që dëgjoi, kthehet dhe i thotë:
    – Dëgjo këtu ti Llukan, por dëgjo mirë ama: merri këto dy zarfa dhe kthehu andej nga ke ardhur. Dhe thuaj atij që të ka dërguar, që Ferro Fetahun nuk ka burrë që e shkarkon dhe i merrë çelsat e zyrës… Dëgjove? Ik tani…
    Shumë i çuditur nga ato që dëgjoi, ngrihet Llukani dhe mer rrugën për në Fier e drejtë e në zyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv. Kur e pa, Faiku e pyet:
    -Pse je këtu Llukan? Ti duhej të ishe në Cakran tani.
    -Isha në Cakran, shoku kryetar. Vajta në zyrën e Kryetarit të Lokaliteti dhe takova shokun Ferro. I thash që më kishit dërguar ju dhe i bëra të ditur vendimet që ka marrë komiteti ekzekutiv i rrethit. Por ai me ashpërsi kërkoj tju thosha se nuk e lëshon detyrën dhe se nuk ka lindur akoma ai burrë që ti marrë çelsat Ferro Fetahut…
    Kthehet Faik Ahmeti, një burrë vërtetë i mënçur dhe me buzën në gaz i thotë Llukanit:
    – Oho, nuk ke faj ti, fajtor jam unë që nuk të porosita se ç’duhet të bësh… Dhe pasi heshti pak vazhdoi: -Dëgjo Llukan, kusur e ke, do shkosh prap sot. Por, shiko se ç’farë do bësh; gjej nja dy tre djem të fuqishëm atje, vëreni posht Ferron dhe merrjani çelsat me pahir. Ndryshe nuk ka derman kjo punë…
    E tregova këtë, si kujtesë për Kadri Veselin. Ndoshta i bije në vesh si ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

6 Komente

  1. A
    Astrit Hoxha

    Ferro Fetahu eshte nje nga figurat e ndritura te zones se Mallakastres dhe shquhej per zotesi trimeri te rralle dhe pamje fizike madheshtore perseritesi i Gjergj Kastriot Skenderbeut por ti person pa emer dhe mbiemer qe me keqdashje kerkon te shpifesh per kete burre te rralle je i tmerruar nga trimeria e ketij burri prandaj ke strukur koken dhe nuk nxjerr emrin kush je .por po ta them me bindje te plote se je nje frikacske bytheqire qe tmerrohesh nga vepra dhe madheshtia e Ferro Fetahut

    Përgjigjjuni
    1. A
      Astrit Hoxha

      Ferro Fetahu ishte nga figurat e ndritura te zones se Mallakastres burre qe rralle e perserit historia .vuri gjithe pasurine e tij ne sherbim te luftes dhe njerezve ne nevoje .Ishte burre me trimeri te pashoqe luftonte trup me trup me okupatorin kaq i fuqishem ishte .eshte wytetar nderi i gjithe mallakastres dhe personi qe ka shkruar eshte tmerruar nga emri i ketij gjigandi

      Përgjigjjuni
      1. D
        D. Sulaj

        Turp për ty o cakranjot pa emër,o frikacak,qenke dhe ca i vonuar nga trutë e kokës sepse ke shkruar me tendencë për të ulur figurën e Ferro Fetahut. Mos u lodh o gjyhnaqar se Ferro Fetahu ka bërë histori Komandant bataloni dhe komisar në luftë e ushtri . Kryetar i Komunës Cakran dhe Drejtor. I nderuar e respektuar nga njerëzit e tij ,në Cakran,Mallakastër e kudo ku e njihnin për trimërinë,zotësinë dhe kurajën për të qenë në krye gjithmonë.E sheh sa emër të madh ka lënë Ferro Fetahu sa e ke frikë pas 40 vjetësh pas vdekjes !! qenke për gjynah o cakranjot pa emër ,se qenke i vdekur e i pa kallur. Turp për ty , nuk dua ta besoj që je cakranjot.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AVNI LAME

          Ferro Fetahu ishte nderi i gjithe Mallakastres qytetar nderi i cili luftoi me trimeri te pashoq gjate luftes dhe sherbeu me nder ne detyra te larta ne ushtri komisar dhe komandant i zote. Ferro Fetahu ishte trim nga ata burra qe luftonin me gjernanin trup me trup mbasi ishte kollos me fuqi te jashtezakonshme . Trimetia e Ferri Fetohut ishte e shoqeruar me zemergjeresine e tij qe rralle e kane .Ai shkriu gjithe pasurine e tij ne sherbim te luftes dhe mbas clirimit u vendos krahas detyrave shteterore edhe ne sherbim te gjithe njerezve ne nevoje.Ferro Fetahu eshte nje figure e shquar qe rralle e perserit historia, por ky Cskranjoti pa emer qenka i tmerruar nga emri dhe figura madheshtore e Ferro Fetahut .Cakranjoti pa emer eshte nje burrec qe ka frike nga hija madheshtore qe ka lene Ferro Fetah Skenderaj

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini Lame

            Turp per ate Cakranjot pa emer capacul qe kerkon te njollosi kollosin e madh te mallakastres Ferro Fetah Skenderaj nje trim i pashoq nje burre shteti qe rralle e perserit historia nje njeri gjigand luftetar i paepur gjate luftes komisar dhe komandat dhe gjeneral pas luftes. Sot shtepia e Ferro Fetahut ne Cakran eshte shtepi muze me tre pllaka perkujtimore mbasi ne shtepine e tij ai formoi celulen e pare per gjithe zonen e mallakastres. Gjigandi Ferro Fetahu eshte nderi i gjithe mallakastres por Cakranjoti pa emer qenka nje rrembythje qe i vret syte figura e kollosit Ferro Fetah Skenderaj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje