Ky është momenti kur një vajzë tetë-vjeçare u sulmua nga një shqiponjë, në një festival në rajonin ‘Issyk-Kul të Kirgistanit’ në Azinë Qendrore.
Videoja tregon shqiponjën që ulet për të kapur fëmijën dhe i ngul kthetrat në trupin e saj.
Personat të cilët kishin demonstruar aftësitë e gjuetisë tradicionale të shqiponjës mund të shihen duke nxituar për të liruar vajzën nga krahët e shqiponjës.
Vajza arriti të shpëtojë duke u dërguar më pas në spital. (TemA)