Ky është momenti tmerrshëm kur një burrë goditet nga rryma elektrike dhe bie pa shenja jete në rrugën e mbushur me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm në Indi.
Videoja është filmuar në qytezën Ludhiana të Indisë, dhe shfaq burrin i cili po ecte së bashku me një mik dhe kur afër tyre kalon një veturë, duket se ai shkel nën ujë një kabllo elektrik që ishte fatale për të.
Por, ajo çfarë është më e tmerrshme janë reagimet e qytetarëve, që vetëm vëzhgojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndihmuar.
Në video shihet një grua ku pranë dyqanit të saj rrëzohet pa shenja jete burri, dhe ajo as që e merr mundin t thërrasë policinë apo ndihmën e shpejtë.
Dhe kur duket se disa burra i afrohen, njëri prej tyre e prek me një copë druri dhe sërish largohet pa i dhënë ndihmën burrit të shtrirë në tokë. (TemA)