VIDEO tronditëse: Mësuesi e shtyn nga ballkoni që t’i dilte frika, 19-vjeçarja humb jetën

17 Korrik 2018, 12:09Lifestyle TEMA

Një vajzë 19 vjeçe në Indi vdiq pasi instruktori i saj e shtyu lartësia e një ndërtese. 

Çdo gjë ndodhi si pjesë e një ushtrimi shpëtimi nga katastrofat e mundshme natyrore ose të llojeve të tjera, në një kolegj privat në Coimbatore. 

Sipas dëshmitarëve, vajza ngurronte të hidhej pasi kishte frikë, edhe pse poshtë e priste një rrjetë e mbajtur nga studentë, por instruktori e shtyu nën bindjen se siguria e saj ishte e garantuar. 

Por fatkeqësisht kur ajo ra, koka e saj goditi një bordurë të godinës.  

Vajza u dërgua menjëherë në spital ku u konfirmua vdekja. Instruktori 31 vjeçar u arrestua i akuzuar për vrasje. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje