VIDEO/ Momenti i frikshëm: 81-vjeçari përplas me makinë 2 çiklistë

17 Korrik 2018, 11:41Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një shofer 81-vjeç përplas me makinën e tij dy çiklistë. 

Në pamjet filmike shihet sesi shoferi teksa mundohet t’i parakalojë çiklistët u afrohet shumë dhe në një moment i shtyp duke i lënë në tokë. 

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai madje vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.  

Michael Tarrant nga Thornwell, Wincanton, ka pranuar në gjykatë se kishte ecur me shpejtësi të madhe. 

Për fat të mirë çiklistët i kanë shpëtuar më të keqes, me vetëm disa lëndime të lehta trupore, ndërsa i akuzuari pritet këto ditë të njoftohet për dënimin që do t’i japë gjykata. 

E gjithë ngjarja e tmerrshme e ndodhur në 23 nëntor të vitit të kaluar është filmuar me kamerat që mbanin çiklistët. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje