VIDEO: Tentuan t’ia vjedhin motoçikletën, polici qëllon për vdekje 2 “skifterët”

17 Korrik 2018, 12:58Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur dy të rinj i drejtojnë pistoletën dhe tentojnë t’ia vjedhin motoçikletën një polici i cili po përcillte për në shtëpi të dashurën e tij. 

Megjithatë, edhe pse e godasin dhe e përplasin në tokë, polici arrin të ngrihet në këmbë dhe qëllon për vdekje njërin prej tyre, kurse tjetrin e plagosë rëndë. 

18-vjeçari i njohur si Pablo Pereira Gomes, është qëlluar në bel dhe ka mbetur i vdekur në vend, kurse shoku i tij Lucas Matos de Oliveira, 22-vjeç, arriti të ikë nga vendi i ngjarjes pasi u godit me dy plumba në bark. 

Disa momente më vonë i plagosuri u kap nga policia dhe u dërgua me urgjencë në spital. 

Ndërkaq, polici dhe e dashura e tij shpëtuan pa ndonjë lëndim serioz.  

Mësohet se “skifterët” nuk ishin në dijeni që motoçiklisti ishte polic dhe se me vete kishte armën zyrtare. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje