Një tjetër episod që ka prekur tifozët ka ardhur dje.
Dejan Lovren nuk ka për ta harruar kurrë qytetin Karlovac, i cili e pranoi si refugjat.
Mbrojtësi i Liverpul ka lindur në Bosnjë dhe, kur filloi lufta, u largua me familjen për të jetuar në Mynih.
Megjithatë, prindërit e tij nuk kishin dokumentat e duhura për të jetuar në Gjermani dhe u zhvendosën në qytetin Karlovac.
Ndërkohë, pas Botërorit, Lovren shkoi në këtë qytet dhe e ka vendosur medaljen te varri i shokut të tij, Miroslav Misiç.
“Unë kurrë nuk do ta harroj Karlovacin, ishte qyteti i parë që më pranoi mua si refugjatë pas largimit nga Gjermania”, u shpreh Lovren.
Kur shkoi te varri dhe la medaljen ai shkruajti: “Kjo medalje është e jotja”.
Qenka njeri ne rradhe te pare, mandej, burre dhe burre me karakter.Fjalet e tjera, jane pa vlere.
I lumte, djale me karakter. Nuk deshi fati qe te fitonte Kroacia.