Presidenti i La Liga, Havier Tebas, është i bindur se ka një arsye të vetme që shtyu Kristiano Ronaldon të largohej nga Real Madridi: paratë.
Sipas tij, taksat më të ulëta në Itali me normën e re ligjore si dhe problemet fiskale në Spanjë kishin shtyrë futbollistin që të largohej drejt Italisë dhe në këtë aspekt, Real Madrid nuk mund të konkurronte dot me klubin italian.
“Ai iku nga Spanja për arsye fiskale. Në Itali, me normativat e reja ligjore, do të pagujë më pak taksa dhe për Real Madrid, ishte e vështirë që të konkurronte në këtë aspekt.
Nuk mendoj se ka arsye të tjera të mëdha në lamtumirën e tij ndaj klubit, por kjo e taksave padyshim që është një arsye e madhe”, shpjegoi presidenti i La Liga.
Vetë Ronaldo duket se kërkon të shkëputet përfundimisht nga Spanja dhe jeta e tij atje.
Mediat spanjolle kanë raportuar se futbollisti po transferon makinat e tij luksoze në shtëpitë që ka në Portugali, ndërsa ka nxjerrë në shtije edhe vilën e tij në Madrid.
MIRja ka ber pordhet e ktyre le te bejn derbin e leshit tani ,tashme nuk do i dhjesi njeri per te drejta televizive se do behen thjesht nje kampionat i rendomt ,
MIR ja ka ber , pordhet e ktyre le te bejn derbin e leshit tani , tashme nuk do i dhjesi njeri per te drejta televizive se do behen thjesht nje kampionat i rendomt ,