Sulmuesi italian: Unë do të isha si Cristiano Ronaldo!!!

17 Korrik 2018, 21:31Sport TEMA

Antonio Cassano, gjeni pa rregulla!

Kështu ka qenë gjithmonë. Që nga goli i tij i parë me fanellën e Bari, ku ishte 18 vjeç, në dhjetor 1999 deri kur në moshën 23 vjeç u bë pjesë e Real Madrid. Real i “galaktikave”.

“Unë kisha diçka të veçantë, padyshim,” – ishin fjalët e “FantaAntonio” për revistën “Vanity Fair”.

Ai flet edhe për Cristiano Ronaldo:

“Nëse nuk do të kisha bërë disa veprime që nuk i kanë hije një futbollisti në nëse do të isha stërvitur më mirë, atëherë unë do të isha si Cristiano Ronaldo.”

Më pas, ai shton:

“Nëse 15 vite më parë do të kisha bashkëshorten time Carolina, me stabilitetin që të japin fëmijët, historia ime në futboll do të kishte pasur të tjera rezultate.”

Sipas Casano, vendosmëria është arma fituese e “CR7”:

“Natyra i ka dhuruar një turp mbresëlënës dhe një tru të programuar vetëm për punë.

Unë e urreja profesionalizmin dhe tani admiroj Ronaldon që nuk del kurrë nga rreshti.

Unë mendoj se në historinë e futbollit do të mbahet mend si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.”

Gjithsesi, në mes të komplimenteve nuk mund të mungonte edhe një “thumb”, tipik prej Cassano:

“Cristiano është si Nadal, një sportist fantastik, i rritur mbi talentin, por mbi të gjitha me punë rraskapitëse dhe shumë vullnet.

Ndërkohë, Federer dhe Leo Messi janë talenta të jashtëzakonshëm, që bëjnë diferencën pa pasur nevojë për shumë stërvitje apo një trup të shkëlqyer.

Pak a shumë si isha unë…”

1 komente në “Sulmuesi italian: Unë do të isha si Cristiano Ronaldo!!!”

  1. fan says:

    sakte Cassano ! ose ndryshe Ronaldo eshte soj gomari(qe punon shume), Mesi si kal garash i lindur. Plus qe nje kope e tere gomersh te tjere si ekipi Realit punon per kete gomarin e Madh CR7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje