Akuzat e rënda të Loret Sadikut: Trajneri i Shqipërisë mashtroi, Kosova nuk më ndihmon prej FSHF-së

18 Korrik 2018, 11:04Sport TEMA

Loret Sadiku uron që të ketë mundësinë së shpejti të bëhet përsëri pjesë e Suedisë, edhe pse e di se në Shqipëri e në Kosovë, do të etiketohet si tradhtar.

Por në këndvështrimin e futbollistit 26-vjeçar, askush nuk duhet të ketë drejtë ta mendojë një gjë të tillë, të paktën pa dëgjuar edhe versionin e tij të ngjarjeve që tregon se nuk është komplet faji i tij.

Në një intervistë në mediat suedeze, Sadiku ka akuzuar ish-trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazi, se ka mashtruar për të, ashtu si edhe Kosovën që nuk e ka ndihmuar nga frika se mos prishte marrëdhëniet me FSHF-në. Sadiku luajti për shpresat e Suedisë para se të zgjidhte të bëhej pjesë e Shqipërisë dhe të merrte pasaportën shqiptare. Ai u ftua për një ndeshje ku nuk luajti dot dhe më pas luajti takimin e parë të Kosovës ndaj Haitit, duke acaruar stafin e përfaqësueses shqiptare.

“Pas asaj ndeshje me Kosovën, trajneri i përfaqësueses shqiptare tha se nuk do të luaja më me Shqipërinë, por pavarësisht kësaj, më thirrën për një tjetër ndeshje. Unë u tregova i sinqertë dhe i thashë çfarë mendoja për të, meqë ai kishte thënë më parë se nuk do të luaja. Ai thjesht m’u përgjigj “ok” dhe më pas dërgoi fjalë të miat në mediat shqiptare, që unë dëshiroja të luaja dhe nuk do të vija nëse nuk do të ishte kështu. Mund të kisha deklaruar atëherë që nuk ishte ashtu, por nuk e ndjeja të nevojshme në ato momente Gjithçka u bë kaotike”, fillon tregimin lojtari i cili më pas ka kaluar një kalvar i mbajtur peng nga dy federata.

Sadiku atëherë vendosi t’i bashkohej përfundimisht Kosovës dhe pasi luajti disa ndeshje përgatitore, u bë gati të luante edhe në eliminatoret e Botërorit 2018. Por këtu ai i u përball me probleme dokumentacioni që vinin nga Shqipëria. Ndonëse ai kishte bërë kërkesë për ndryshimin e përfaqësueses nga Suedia te Shqipëria, ai nuk kishte luajtur asnjëherë me të, ndaj nuk mund të cilësohej si zyrtare. Por pala shqiptare e cilësonte zyrtare dhe sipas mesfushorit, nuk dëshironte ta ndihmonte që ai të luante për Kosovën.

“Unë bëra kërkesën që të ndërroja, por ata thanë që nuk mund të ndryshoja më, edhe pse e di që ka lojtarë të tjerë që e kanë ndërruar pa probleme. Më duket e çuditshme që nuk mund të ndryshoj, pasi nuk kam luajtur asnjë ndeshje, as një miqësore me Shqipërinë. Ata thjesht duan të më krijojnë probleme mua dhe kjo është situata që është krijuar.

FIFA thotë që duhet të marr një shkresë nga Shqipëria, por kjo nuk është e lehtë. Unë nuk dua të shkoj vetë atje që të kem të gjithë kundër, ndërsa Kosova nuk dëshiron të më ndihmojë, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë. Ata nuk duan të ngatërrohen me Federatën Shqiptare, etj. Ata nuk më besojnë mua, ndërsa më duhet ndihmë për të hedhur në gjyq FSHF-në”, tregoi futbollisti shqiptar i cili është i ndërgjegjshëm tashmë se në Shqipëri është kthyer në armik.

“Kam kontaktuar prej kohësh me FIFA-n, edhe avokati im, por i përgjigjen njëlloj. Ata thonë se duhet një shkresë nga Shqipëria dhe gjithçka është në dorën time pastaj. I kam dërguar shumë e-maile FSHF-së, por ata nuk duan të më ndihmojnë. Nuk kam çfarë të bëj, do të kishte qenë e bukur të luaja për ndonjë ekip kombëtar. Është krejtësisht ndryshe nga futbolli i klubeve. Për shembull, ka qenë shumë argëtuese kur luaja për U21 të Suedisë”, tha Sadiku.

Në këtë situatë, Sadiku po merr seriozisht në konsideratë kthimin te Suedia që mund ta ndihmojë në aspektin burokratik, edhe pse e di që do të cilësohet tradhtar, ndonëse në fakt fajin e kanë Federatat që kanë krijuar këtë lëmsh.

“Jam rritur në Suedi dhe e dua atë, ndjehem si suedez, pra pse të mos luaj me të? Megjithatë, e di që do të dëgjoj fjalë që jam tradhtar, si Shaqiri apo Xhaka. Kanë shkruar shumë gjëra të këqija edhe për ta, i kanë sharë. Por ata tani janë bërë mbretër pas golit ndaj Serbisë. Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. A mund të kthehem te Suedia? Po, pasi askush tjetër nuk do të më ndihmojë. Është situatë e ndjeshme në fakt, por nuk e ndjej veten më pak suedez se të tjerët sepse nuk zgjodha që nga fillimi. Gjithkush bën zgjedhjet e tij, disa herë të drejta e disa herë të duhurat”, shpjegoi futbollist i cili prej 2 vitesh luan në Turqi. (Vip Sport)

3 komente në “Akuzat e rënda të Loret Sadikut: Trajneri i Shqipërisë mashtroi, Kosova nuk më ndihmon prej FSHF-së”

  1. Futjani kot lart e poshte me muhabete koti.P dashur te mbroj te pambrojtshimit si duka ,ganiu etj mafien e federates shqiptare.Ju jeni bythlevizur ,o je kosovar o je shqiptar ndaje veten derdimen.
    Ose rri andej rrugeve me Suedine se jeni mesuar refugjat rrugeve.Edhe njeher qe te jepet mundesia per te pasur lidhje me Shqiperine filloni e beni probleme.Duket qarte qe nuk ta ndjen shpirti edhe nuk te therret gjaku.Mos e mundo veten me terma *patriotike* kur ke identitet te dyzuar.
    Eshte me te dhene .e jo me te thene -i thone nje fjale te urte.
    Shqip .shko gric thyben e mos ha mut shume duke share Shqiperine sikur edhe terthorazi.Nuk ndjehesh shqiptar eshte problemi jot.U bete qesharaker deri ne dhimbje me keto thashethemet e justifikimet tuaja.Filloni nga hoteli dil ke futbolli dil anej e dil ketej.Krejt Kosovaretneper bote e mbajne veten per kosovare ejo per shqiptare.Ama krejt cfare takoj e njoh.
    Nuk rrini dot pa serbine ju.Mbani pelluma serb,qen serb more edhe mielli i magjes ju vjen nga Serbia .edhe muziken e doni serbe.
    E keni shume te veshtire te jeni shqiptare megjithese ndonjeher mundohenie dhe trulloseni akoma me shume.
    Shikoni punet tuaja por mos shani Shqiperine ,se late nam.Nuk e keni ate lluks ju te krahasoheni edhe me shqiptarin me injorant.Sepse edhe shqiptari me injorant ne cdo cep te Shqiperise eshte rritur si shqiptar e mendon si shqiptar.

  2. Futjani kot lart e poshte me muhabete koti.Pa dashur te mbroj te pambrojtshimit si duka ,ganiu etj mafien e federates shqiptare.Ju jeni bythlevizur ,o je kosovar o je shqiptar .Ndaje veten derdimen.
    Ose rri andej rrugeve me Suedine se jeni mesuar refugjat rrugeve.Edhe njeher qe te jepet mundesia per te pasur lidhje me Shqiperine filloni e beni probleme.Duket qarte qe nuk ta ndjen shpirti edhe nuk te therret gjaku.Mos e mundo veten me terma *patriotike* kur ke identitet te dyzuar.
    Eshte me te dhene .e jo me te thene -i thone nje fjale te urte.
    Shqip .shko gric thyben e mos ha mut shume duke share Shqiperine sikur edhe terthorazi.Nuk ndjehesh shqiptar eshte problemi jot.U bete qesharaker deri ne dhimbje me keto thashethemet e justifikimet tuaja.Filloni nga hoteli dil ke futbolli dil anej e dil ketej.Krejt Kosovaret neper bote e mbajne veten per kosovare ejo per shqiptare.Ama krejt cfare takoj e njoh.
    Nuk rrini dot pa serbine ju.Mbani pelluma serb,qen serb more edhe mielli i magjes ju vjen nga Serbia .edhe muziken e doni serbe.
    E keni shume te veshtire te jeni shqiptare megjithese ndonjeher mundohenie dhe trulloseni akoma me shume.
    Shikoni punet tuaja por mos shani Shqiperine ,se late nam.Nuk e keni ate lluks ju te krahasoheni edhe me shqiptarin me injorant.Sepse edhe shqiptari me injorant ne cdo cep te Shqiperise eshte rritur si shqiptar e mendon si shqiptar.Mbajini edhe ato chingiet si rita orame lipa e estrefa.

  3. meta says:

    Veprimi i trajnerit ka qenë i logjikshëm, në atë kohë dhe sidomos me parametrat e mentalitetit evropian ( përjashto skandinavët ). Loreti është viktimë e mungesës së ideve të bashkpunimit të federatave shqiptare Shqipëri-Kosovë. Kjo dukuri e mosbashkëpunimit është shumë e theksuar tek ne shqipëtarët, jo në munges të respektit mes njëri tjetërit por pë shkak të mosdurimit – jotolerancë. Për Lorentin që është i sistemuar në Suedi veprimi i federatës shqipëtare është absurd dhe mucodist – Mustafa Nano veprim. Nuk je ti tradhëtarë pse tradhëtari ta ka ngul thikën në shpin. Nuk ke pse të bregosesh dhe ta krahasosh veten me Shaqirin, Xhakën etj sepse ata jetojn në një shtet poashtu jotolerant, shih sot se si zvicërranët shkruajn për Raketic. Kurse ti kur të kapluan ndjenjat e baballarëve dhe u rreshtove në radhët e tyre të mbrojtën gazetarët suedez jo vetëm ty po dhe vet shoqërin suedeze ( ishe trathëtarë i Suedis për më pak se 24 orë ) që sulmuan menjëherë trajnerin e Suedis dhe federeatën suedeze të futbollit të cilët morrën mbi vete përgjegjësin për gabimin kundrejtë teje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje