Gazetarët Muhamed Veliu dhe Elton Qyno të Shqiptarja.com, i kanë marrë një intervistë ekskluzive Zylfije Haklajt, motrës së Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt.
Prej vitit 2000 ajo ndodhet në Suedi, ku ka përfituar azil, dhe nuk ka folur asnjëherë për vrasjet që tronditën Tropojën.
Në këtë intervistë, ajo tregon se si shkaktoi zinxhirin e vrasjeve në Tropojë Sali Berisha dhe arsyet që sollën në përplasjet e tij me fisin Haklaj.
“Saliu është njeri që na shau, na vrau dhe na nxorri edhe nga varret.
Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes sonë, në një kohë kur pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin.
Kurse tani ai na akuzon publikisht pa pasur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë se shpërblejmë njerëzit për t’ju kundërvënë Saliut, siç tha në një emision.
Në vitin 1997, kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armëve.
Në këto rrethana, Saliu duke parë se po i rrezikohej pushteti, kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.
Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta.
Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit ka qenë vëllai ynë Fatmiri, i cili nuk ju përgjigj thirrjes së Saliut, që ka qenë president vendi.
Fatmiri shprehej se “… nëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj, ne jemi të gatshëm në çdo kohë…”
Këtu është edhe momenti kur Saliu arriti në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut.
Lufta e tij vazhdon ndaj familjes sonë edhe në ditën e sotme”, shprehet ajo për dy gazetarët e Shqiptërja.com.
“Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private”, vijon motra e Haklajve.
Ajo ka shpjeguar edhe rolin e Berishës në vrasjet e Tropojës, numri i të cilëve shkon deri në 200.
Sipas saj, vrasjet janë bërë për përfitim politik të Berishës.
“Kjo që ka ndodhur në Tropojë është sa tragjike po aq edhe e dhimbshme.
Është e vërtetë që shumë tropojanë janë vrarë, ku thuhet se numri i tyre arrin deri në 200.
Por vallë pse kaq shumë tropojanë, ku numri i banorëve aty është i vogël?
Kush është shkaku i vrasjeve në një qytet kaq të vogël? Kush përfitoi nga këto vrasje? Kush përçau dhe sundoi?
Të zbardhen të gjitha vrasjet në Tropojë dhe të gjendet arsyeja e vrasjes së bijve tanë.
Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private.
Por edhe drejtësia shqiptare nuk duhet të drejtohet nga politika por të zbatojë ligjin dhe njerëzit të jenë të barabartë para ligjit.
Për të dashurit tanë të vrarë nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë të dyshuar apo të dënuar.
Kurse ne të mbijetuarit e familjes sonë jemi të akuzuar dhe të dënuar në mungesë dhe të kërkuar edhe nga Interpol”, shprehet ajo.
“Pas vrasjes së vëllezërve tanë, ne kemi bërë denoncime në Prokurorinë e Tropojës, por çështjet tona janë mbyllur pa u hapur fare, sepse prokurorët e autorizuar të Saliut nuk ishin të interesuar dhe nuk mund të zbardhnin vrasjet tona.
Sepse shteti i Saliut ishte i implikuar vetë në këto vrasje, ndaj shteti nuk mund të hetonte krimet e veta.
Saliu organizonte vrasjet tona duke bërë një kombinim të mirë shtetëror, prokurori, polici dhe vrasës, ku të gjithë shpërbleheshin me poste të larta dhe shuma të majme parash.
Kriminelët ndjeheshin shumë të sigurt për veprimet e tyre kriminale me të cilat realizonin edhe dëshirat e tyre private.
Kjo do të thotë se ai vuri në dispozicionin e tij privat të gjithë makinerinë shtetërore për të shfarosur gjithçka që kishte të bënte me ne”, shprehet Zylfije Haklaj.
(TemA)
Eh moj “Shote Galica” E Tropojes. Nje moter si ti do ta kishte enderr cdokush, ti ja more gjakun nje vellai te pakten ne mes te tropojes, por shpresojme qe Familja e nderuar HAKLAJ, do kete lindur ndonje djale qe “Monstres” Sali te mos i vije vdekja nga zoti
undefined
kynjeri qè ďrejtoi vènďin pèr kaq vjet ñuk dŕeji por krijoi ñje hasmeri te pa pare
ñjof plot tropajane por i kam njofur per njeres te zgjuar berisha nuk eshte tropojan
berisha i ka bere keq vendit sa i beri enveŕi
SALI BERISHA ESHTE PINOCET I SHQIPERISE, ESHTE FAMILJE KRIMINALE, E DREJTA VONON POR NUK HARRON. KJO FAMILJE DO KETE FAT ME TE KEQ SE ENVERI.
Deshmia e sotme e Zyflye Haklaj , per vrasjet e Tropojes gjat tranzicionit , eshte tronditese, per cdo komb, sado i madh qofte . Ajo e ka dhene intervisten ne nje organ zyrtar , sic eshte “Shqiptaria . com “ dhe perpara dy gazetareve te njohur . Nuk eshte trillim as thashethem , eshte denoncim publik . Ajo po na thote troc : Ishin prokuroret dhe gjyqtaret berishiste , qe e lejuan te behet kjo masaker , ne nje qytet aq te vogel me 200 te vrare , nga nje dore e vetme dhe e drejton gishtin te ish Presidenti I vendit , Berisha . Zylfia jeton me azil politik ne Suedi. Per mendimin tim deshmia e saj eshte vetting I plote , per gjyqesorin shqiptar dhe per vrasesin Berishe . Nje masaker e tille , e bere nga nje dore , nuk ka shembell , ne histori . Eshte ne nderin e Drejtesise se re , qe po lind , ta gjykoi kete masaker te shekullit . Kam besim se kjo do te ndodhi . Ne se nuk ndodh . Drejtesia ende nuk quhet e lindur dhe veshtire se lind ndonjehere , Zgalem
Sali Berishen nuk e duan vetem kriminelet dhe hajdutet e Shqiperise,Serbia etj,por edhe te huajt qe e mbeshtetin edhe sot kur ai ka kryer krime njelloj si Hitleri e Mussolini!
Pushka top tu befte ty o shot !! Se burrat tropoja i paska konvertuar!
Para se te klikosh kte lajm thote 7 komente por deri tani nuk ka asnje!!
Nuk eshte vetem Tropoja qe vrau e preu Saliu o Shot . Vloren qjithashtu po me shum Berati 540 veta te vrar ne krainen e Berati .Ku arganizoj njerzit e tij per vrasjen e tyre ,Bastisje perdhunime vrasje per cfar per dy lek qe vinin nga emigrimi dhe ato armet qe ulesh nje Avjon i madh ne Kucov .Kur ulesh jeona e tij ndiesh deri ne Polican .I debuan me force nga Berati dhe njerez te ndershem njerez qe shikonin punen e tyre si benin keq asnjerit .Tani vetem krimi eshte i sigurt ne ate vend . Shum te keqija i kan ber Shqiptareve kjo plitik me ne krye Sali berishen .Nuk ke goditur o Sali burat si e ka zakoni po dhe grat ke goditu ku njerzit e tu krijonin teror ne Berat .Shum mekate keni ber si ju mban ajo tok ne kembe . Deqjoni o politikan mos kujton se ata qe keni nga mbrapa jan te fort, ……..I fort eshte ai qe i bie adhi ai eshte trim .Keni njodhosur Shqiperin nuk ka lumenje e dete tju laj mekatet tuaja .Pasha buken na keni korit na keni ren mbrapa shpine dhe jeni ne qjak me qjith Shqiptarin . Tash per tash kena mepa o Shot se trimat vdesin trima .
Po eshte e vertete, Saliu ka vrare por dhe Zylfija vrau dhe ju fsheh drejtesise!
Te kishin ndodhur ty dhe familjes tende ato qe i ndodhen kesaj, mbase edhe ti do kishe reaguar ne te njejten menyre Nik. Kur organet ligjore te shtetit vendosin vetem padrejtesi ndaj teje atehere e vetmja shprese mbetet pushka.
Personalisht jam kundra cdo lloj vrasjeje, por Moter qe merr hak per vella, Shote e kaluar Shotes.
Ne fakt, nuk shikoj asnje deshmi, por vetem komente. Dhe e dyta, per 200 vrasjet per te cilat flet Shota dhe qe jane te verteta, ato kane ndodhur kur ne pushtet ishin socialistet dhe filluan kur vellai i saj, Fatmiri, i vetemeruar shef Policie ne Tropoj, vrau policin brenda ne oborrin e komisariatit. Çfare shtetipaska perdorur Saliu per to, kur ai nuk kishte asnje lloj pushteti deri ne vitin 2005 ?
po saliu edhe sot ben ligjin.
Saliu ka qene gjithmone ne pushtet,nga viti 1982,kur internoi bashkeshortet mjeke .Deri ne 1990 ka qene qehajai i bllokut,Pas 90 ka qene diktator absolut dhe keta Tosat Edat i xhonglon si te doje.Keta e kane me frike kur eshte pa pushtet,se kur eshte ne pushtet.Saliu disponon ushtri dhe sigurim privat dhe keta socialistet nuk guxojne ta hetojne.
Zonja Zylfie N.Q.S. SHote -Galica ,luftoi perkrah Azem Galices,ti luftove per krah vllait dhe shume -mire bere ,sepse Sali-Karraxhici luftoi ne Tropoje me grate dhe femijet ,sepse e hoqi qafe Fatmir-Haklajn ,kurse ju luftuat me burrat ,sa per drejtesine qe thua ti moj moter,ajo eshte ne doren e kriminelit akoma ,por se shpejti do vendoset “drejtesia”edhe ne SHqiperi se jane faktoret -nderkombetare qe do e vendosin piken mbi “I”.Hallall qumeshti I nenes moj burrneshe.
More , na ka humbur Zigur Qarri, mos e keni pare gje?
SALIU VRAU E PREU DHE FUTI NJEREZIT NE HASMERI PER TE RUAJTUR PUSHTETIN ,,,QE TE VIDHTE SHQIPERINE,,,,TANI DREJTESIA DUHET TA THERRASE SALIUN PER KRIMET A BERA….GJAKU S”BEHET UJE…..