Burrat e shtetit amerikanë të pasluftës, e kishin një arsye për ndërtimin e rendit botëror ashtu si është sot. Ata kishin jetuar dhe kishin parë atë çfarë kish ndodhur pa të
Nga Claire Berlisnki
Sikurse druhej shumëkush, presidenti i Shteteve të Bashkuara mbërriti në samitin e NATO-s në një gjendje nervoze, dhe me një përbuzje të thellë dhe vrazhdësi tronditëse ndaj aleatëve. Por sulmi i tij mbi NATO-n, nuk habiti askënd.
Trump ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur, se arkitektura e sigurisë së pasluftës e Shteteve të Bashkuara, është një “marrëveshje e keqe”, e negociuar nga “të paaftë dhe të marrë”. Sipas tij, politika e jashtme, është një lojë me shumën zero zero; çdo përfitim nga një komb tjetër, duhet të jetë domosdoshmërisht një humbje për Shtetet e Bashkuara.
Ajo çfarë Trump nuk arrin të kuptojë, është se pabarazia në shpenzime, me SHBA-të që paguajnë më shumë se aleatët, nuk është një difekt i sistemit. Por një veçori e tij. Ajo është mënyra se si burrështetasit e pasluftës, e projektuan atë.
Dhe kjo strategji jashtëzakonisht parashikuese, siguroi mungesën e një konflikti të madh midis fuqive – dhe luftën bërthamore – për treçerek shekulli. Rendi botëror, i hapur dhe liberal, që njohim sot, u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore, dhe u zgjerua pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Sipas projektit fillestar, ai udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara; dhe siguron një hegjemoni ushtarake të përhershme amerikane mbi Euroazinë, duke bashkuar Europën nën mbrojtjen e SHBA-së. Qëllimi i kësaj strategjie të madhe amerikane, është të parandalojë dominimin e rajonit nga çdo fuqi e vetme, që mund të kthehet kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e saj.
Hegjemonia amerikane, i shërben gjithashtu shuarjes së rivaliteteve të rrëmujshme rajonale, duke parandaluar luftërat e mëtejshme botërore. Din Eshson, Xhorxh Marshall dhe shtetet e tjera të mëdha të brezit të tyre e ndoqën këtë strategji, pasi ata mësuan, me një kosto të paimagjinueshme, se fantazia e përjetshme amerikane për të qenë gjithnjë qenë të lirë nga Europa – izolacionizmi ose me fjalë të tjera ‘Amerika e Para’ – ishte thjesht një fantazi.
Ushtria amerikane, ka qenë gjithmonë një pjesë integrale e planit për bashkimin dhe rindërtimin e Europës nga rrënojat. Ajo politikë ishte kaq e suksesshme, sa që amerikanët tani – shumica e të cilëve nuk ishin gjallë për të dëshmuar madhështinë e atyre luftërave – e shohin paqen, unitetin, prosperitetin dhe stabilitetin, si gjendjen natyrore të Evropës.
Dhe ky është një iluzion. Për shekuj me radhë, Europa ishte forca e dhunës globale. Me epokën e eksplorimeve, ajo u bë eksportuesja kryesore e dhunës në botë. Megjithatë, duke njohur këtë histori të përgjakshme, duhet të pranojmë diçka po aq të vërtetë: Në prag të Luftës së Dytë Botërore, demokracia liberale e pa realizimin e saj më të plotë në Perëndim.
Ai lulëzim i paqes dhe i të drejtave të njeriut, nuk mund të shpjegohet me një shpërthim të papritur të pacifizmit evropian. Kjo ndodhi sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore, Europa e shkatërroi veten, duke lënë Shtetet e Bashkuara me një fuqi dukshëm më të madhe, krahasuar me rivalin e vet, Bashkimin Sovjetik.
Përmes zbatimit të forcës së madhe ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, Shtetet e Bashkuara e shtypën garën e brendshme të sigurisë në Evropë. Kjo është arsyeja se përse Europa e pasluftës, pushoi që qeni eksportuesja kryesore e dhunës në botë, dhe u bë në vend të kësaj, eksportuesja kryesor botërore e paqes.
Vetëm Amerika dhe fuqia masive siç e ushtroi ajo vetë-ja, mund të kishin qetësuar dhe bashkuar Europën nën regjimin e saj. Asnjë vend tjetër kontinental nuk zotëronte gjysmën e PBB-së së botës. Asnjë vend tjetër, nuk ishte mjaftueshëm i distancuar nga Europa, për t’u besuar nga të gjitha palët, dhe indiferent ndaj xhelozive rajonale. Asnjë vend tjetër nuk kishte një vizion strategjik, moral dhe ekonomik për Europën, që banorët e saj mund të bindeshin ta ndanin me kënaqësi.
Shtetet e Bashkuara ndihmuan rimëkëmbjen ekonomike të Europës së pasluftës, me 13 miliardë dollarë ndihma në formën e Planit Marshall (përafërsisht113 miliardë me kursin e sotëm).
Ajo organizoi grupimet dhe traktatet që do të bëheshin më vonë Bashkimi Europian. Me traktatin e NATO-s, ajo e futi futi Europën nën ombrellën e sigurisë amerikane.
Neni V i traktatit, elementi i tij më i rëndësishëm, deklaron se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s, është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Këto politika nuk synonin vetëm t’i kundërviheshin Bashkimit Sovjetik, por të kushtëzonin prosperitetin e Europës nëpërmjet integrimit në një treg të përbashkët, me lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe punës.
Themeluesit e këtyre institucioneve, synuan me dashje që ato të ishin themelet e Shteteve të Bashkuara të Europës, ashtu si Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërvarësia e thellë ekonomike, besonin ata, do t’i bënte të pamundura luftërat e mëtejshme europiane.
Në epokën e pasluftës, ashtu si tani, armiqtë e demokracisë liberale synuan të minojnë rendin që po ndërtonte SHBA-ja. Kritika e Bashkimit Sovjetik ndaj Planit Marshall dhe përfshirjes amerikane në Europë, ishte e ngjashme me gjuhën që përdor sot Rusia në fushatën e saj për të minuar NATO-n dhe BE-në.
Me burrat që ndërtuan rendin botëror të pasluftës që dergjen sot në varre, një pjesë e madhe e amerikanëve, e ka harruar se vendi i tyre e ndërtoi këtë sistem për një arsye – që Shtetet e Bashkuara nuk i mbajnë aleancat e veta, vetëm për shkak se janë një fuqi e madhe.
Eksponenti më i zëshëm i idesë se SHBA-ja është duke perënduar si një superfuqi, se Bashkimi Europian është “krijuar për të na shkatërruar”, dhe që institucionet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Tregtisë sulmojnë “sovranitetin” e kombeve, është mjerisht vetë presidenti amerikan Trump.
Është e vështirë të kuptojmë, se sa të pamend dhe të pakujdesshme janë këto koncepte. Lufta e Dytë Botërore, dëshmoi jo vetëm se izolacionizmi dhe Amerika e Para ishin fantazi, por jashtëzakonisht fëminore dhe të rrezikshme.
Në epokën e tregtisë së hiper-globalizuar, udhëtimeve ajrore ndërkombëtar, internetit, armëve bërthamore dhe raketave balistike ndër-kontinentale, këto fantazi janë edhe më fëminore dhe të rrezikshme. SHBA mund të ndodhet në një kontinent tjetër, por jo në një planet tjetër.
Është e vërtetë se SHBA-ja shpenzon më shumë mbi ushtrinë e saj, sesa çdo vend evropian. Europa është tregu më i madh i eksporteve amerikane, ashtu siç është projektuar dikur. Ne duam që europianët t’i shpenzojnë paratë e tyre, duke shijuar mallra dhe shërbime amerikane.
Por, refuzimi i Trump për të penguar armiqtë tanë të përbashkët, dhe për të mbrojtur aleatët tanë, rrezikon të provokojë një garë armatimi europiane – pikërisht ajo që SHBA synoi të shmangë për 74 vjet. Është një ftesë për aventurizëm nga Vladimir Putin.
Dëmi që Trump i ka shkaktar qëllimisht stabilitetit të Europës, vjen në një kohë veçanërisht të rrezikshme. E ashtuquajtura vala e tretë e demokracisë – lulëzimi global i sistemeve të hapura politike pas Luftës së Ftohtë – është zmbrapsur prej kohësh. Ndërkohë është tepër ngjitës një kërcënim ndaj demokracisë liberale, në formën e një ideologjie të dallueshme rivale – demokracisë jo liberale.
Atë e shohim sot në Rusi dhe Turqi – një formë e korruptuar, oligarkike, kleptokrate dhe e uritur e demokracisë, e cila përhapet dhe konsolidohet nëpërmjet teknologjive të reja të shekullit XXI-të.
Rendi botëror i udhëhequr nga amerikanët, dhe i diktuar nga ideali i demokracisë liberale, ka qenë tejet i papërsosur. Por ai ka qenë gjëja më e afërt ndaj Utopisë, që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Përfitimet prej tij nuk janë thjesht ekonomike, edhe pse edhe ato janë të mëdha.
Përfitimet e tij, duhet të maten me luftërat që nuk zhvillohen, dhe me jetët njerëzore që nuk humben. Megjithatë, shumë amerikanë i kanë kthyer shpinën si histories, ashtu edhe realitetit.
Le të shpresojmë që krenaria të mos i pengojë ata ta kuptojnë këtë gabim, para se të jetë shumë vonë.
Shënim: Claire Berlinski jeton në Paris. Libri i saj i ardhshëm titullohet “Çezarët e rinj, dhe vdekja e demokracisë në Perëndim”. / Politico.eu – Në shqip nga bota.al
Shkrim BRILANT, BRAVO.
Amerika eshte shkaku pse bota eshte ne gjendjen e sotme.
Amerika ka krijuar problemet me te medha.
Amerika eshte shkaku pse e gjithe bota nuk rron sot ne mjerim dhe e mbytur nga semundjet, nen sundime fashiste ose komuniste ose talibaniste.
Amerika eshte arsyeja perse Europa nuk u kthye ne Sirine e sotme.
Amerika eshte shkaku pse ka sot nje Shqiperi dhe nje Kosove (ne vend te nje Greater Serbia dhe Greater Greece).
Makine e aq me teper sistem njerezor perfekt nuk ka. Po te kerkosh mund te gjesh plot gjera te gabuara ne sjelljen e saj, por ne thelb eshte nje demokraci gjigande, e shendoshe te vetpastrohet, dhe qe Europes dhe Shqiperise i ka bere ndere qe nuk lahen dot as per 1000 vjet.
Nese nuk ta ndjen zemra ti thuash FALEMNDERIT, mbyll gojen dhe mos qello me gure ate qe te ka bere dhe do te beje ndere te medhaja.
BRILANTE
Bukur. Mendje te qarta.
Trump I thjesht kerkoi qe cdo shtet te paguaje minimalisht 2% te GDP per mbrojtjen. Ashtu sic jane angazhuar keto shtete anetare. As me shume as me pak. Eshte arrogante kur te kerkojne te paguash ate qe ke pranuar qe do ta paguash? Eshte fyese? E padrejte? Ti qe je dhe fajtor qe nuk ke paguar, debitor, genjeshtar duhet te pranosh gabimin dhe te mundohesh ta korrigjosh. Nuk mund ti therrasesh atij qe te ka mbajtur dhe ke shire ne kurriz te tij si arrogant dhe njeri i keq. Kjo quhet pacipesi. Kjo nuk ka bythe te qendroje. Trump burre qe flet drejt, parimor dhe bolerende. Analize e dobet e bere nga nje torollak qe nuk ka po marr as mundimin ta quaj analist.
Shkrim brilant.
Kush votoi Trumpin, ne radhe te pare demtoi veten.
Per fat te keq eshte shume vone.
Njerezit e harruan Luften e Dyte Boterore.
Hitleri u votua jo sepse premtoi jete me te mire per Gjermanet, por sepse premtoi qe do te godiste te tjeret, ne ate kohe hebrenjte.
Trumpi u votua jo sepse premtoi jete me te mire per Amerikanet, por sepse premtoi se do godiste te tjeret, ne kete kohe emigrantet, dhe lirine e njeriut, sidomos te grave, me anen e Gjykates Supreme.
ShBA kane ne krye nje sociopat inkopetent.
Thujini Clares qe Hillari humbi dhe se Trumpi eshte president i USA.
Duku edhe nji here andej nga 2020.
Evropa thjeshtë do përçahet në dy fronte.
Gjermani-Turqi-Hungari-Çeki-Spanjë-Rumani- Bullgari-Finlandë-Suedi -Serbi -Sllovaki-Moldavi-Greqi-Kroaci-Mal I Zi, Maqedoni-Qipro do bëjnë aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë.
Francë, Belgjikë, Angli-Hollandë-Itali-Portugali-Poloni-Danimarkë-Islandë-Estoni-Lituani, Letoni-Austri-Maltë-Slloveni-Shqipëri edhe Izraeli do bëjnë një aleancë ekonomike dhe ushtarake bashkë me SHBA.
Praktikisht, Europa, qe pas L II Boterore eshte e pushtuar ushtarakisht nga AmerikaNATO eshte ,ne fakt, ushtri qe komandohet nga USA dhe Europa nuk mund te krijoje kurre nje ushtri te sajen e nje shtet te vetem.Kjo eshte e verteta lakuriq e ketij problem.
Shikoni Fox News dhe do mendoni fare ndryshe. Trump bëri që në Amerikë të ketë aq shume pune dhe mirëqenie si kurrë ndonjëherë.
Ju nuk keni idenë pasi jetoni ne anën tjetër të botës dhe beni mirë të shikoni hallet tuaja dhe jo të gjykoni atë që zgjodhi Amerika dhe nuk merr as rrogën si President.
Pas LDB u be Amerika eksportuesja kryesore e dhunes ne bote..
Mendoj se duhet nje perkthim dhe redaktim me profesionist.
Shkrim dhe nje analize ekselente .Koha me e arte e polituceve tane te zhvatin cka ka ngele nga trupi kufome i vendit te quajtur Shqiperi.
Mjere njerezimi qe nuk ka memorje shume afat gjate nga katastrofat e luftrave te mepareshme boterore ,apo luftrave rajonale .Nuk di a e ka parashikuar Nostradamusi ardhjen ne krye te njerzimit PRESIDENT te SH B A se te nje njeriu aventurier dhe skizofren ????????. E ardheme e pa sigurt po prezontohet ne nje kohe shume te afert .
po lufta ne irak, afganistan libi jemen siri me shoqja karzetare
po kercenimi i luftes ne iran e kore
ike ha nje luge corbe sorrosi edhe ti me lope shterpe
Po cfare flet kjo mo… Se pari, nese eshte pranuar me dokument qe cdo anetar duhet te invenstoje 2% te PBB atehere leji llafet. Trump ka te drejte, e jo keshtu ka qene programuar! Si ka qene programuar e tregojne dokumentat! Se dyti, kjo komunistja franceze gabon kur mendon se Trump po kerkon qe te paguaj 2% sa edhe te tjeret. SHBA kerkon qe te tjeret te mos bein poshte asajt qe kane pranuar, se SHBA do te vazhdoje qe te mbaje peshen me te madhe.
Cfare kjo francezja nuk kupton, ose ben sikur nuk kupton, eshte se neo-socila-komunistet qe kane kaplluar Bashkimin Evropian, kane luajtur rolin e implikimit te SHBA-se ne investime te medha ne menyre qe rritja e kostove/shpenzimeve te superfuqise, te rezultoje ne nje ekonomi me te dobet globale, e per rrjedhim nje ndikim me i madh i vendeve te BE-se ne bote. Pse duhej qe SHBA te invenstonte me shume se vendet Europiane sipas traktatit te Parisit, kur statistikat e dala se fundi tregojne se SHBA eshte vendi me me shume ulje te CO industial ne atmosfere! Pikerisht, sepse ne emer te ngrohjes globale vendet europiane deshironin qe si SHBA e Kina te investonin ne tekologji te kushtueshme e keshtu te nxirrni produkte me kosto me te larte e jo konkurruese. Prandaj Trump doli nga ky traktat i firmosur nga Obama. Ai do te ishte gati te qendronte, nese vendet e EU do te uleshin per ta rinegociuar. Por ata nuk ishin dakord! Tani ta mbajne me dore! Si lapaqen do te gricen me Rusine, por do t’i kerkojne gazin e saj. Sapo ta shohin sesi Rusia do t’u bej presion si ne kohen e luftes ne Ukraine, do t’i kthehen SHBA-se – kryeprodhuesi i gazit ne bote!