Johannes Hahn flet qartë në Tiranë: Nuk ka asnjë kusht të ri për negociatat (ka dhe një apel të fortë për opozitën)

17 Korrik 2018, 17:40Politika TEMA

Komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn, ka thënë gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, se nuk do të ketë asnjë kusht shtesë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ai tha se më Shqipërinë do të ndiqet i njëjti proces që është ndjekur edhe me vendet e tjera që janë bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Hahn ndërkohë ka kërkuar nga institucionet shqiptare që të mos humbasin asnjë ditë, pasi një vit ikën shumë shpejt dhe Shqipëria duhet të jetë gati për qershorin tjetër.

Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat.

Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet, krahasuar me legjislacionin europian

Vettingu p.sh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës.

Por është një pjesë e mozaikut.

Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi.

Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull.

Është një gjë që duhet bërë me çdo vend.

Nuk është një qasje e posaçme.

Mos humbni asnjë ditë, nisni sa më parë të jetë e mundur.

Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet”, ka thënë komisioneri Hahn gjatë fjalës së tij.

Ai ndërkohë i ka kërkuar opozitës që të votojë ligjin për Shkollën e Magjistraturës, pasi do të ishte një katastrofë për vendin, që të mbetej pa gjyqtarë.

“Është detyrë e qeverisë dhe e opozitës që të zbatojnë shpejt reformën në drejtësi.

Është ironike që si rezultat i vetingut, të hasni një situatë që mos të kemi gjyqtarë.

Kjo do ishte katastrofë”, tha Hahn.

Ai kërkoi shtimin e numrit të studentëve në magjistraturë.

“Unë sot e mësova se juve, edhe për të shtuar studentë në magjistraturë, duhet të vendosni me 2/3-at.

Kjo në fakt nuk më duket aspak normale, pasi duhet hapur rruga që të shtohet prokurorët e gjyqtarët që do të përfshihen në sistemin e drejtësisë në vend dhe do të çojnë përpara reformën e nisur tashmë”, tha Hahn.

Për të kaluar këtë ligj në Kuvend, duhen 84 vota.

Por, opozita e ka bllokuar këtë ligj dhe thotë se nuk do të votojë.

Edhe pse nuk e shpreh, veprimi ka për qëllim bllokimin e vettingut.

Në rast se ky ligj nuk kalon, vendi mund të mbetet pa gjyqtarë dhe prokurorë, duke qenë se ata që janë në detyrë po bien njëri pas tjetrit, për shkak të vettingut.

Ndaj dhe është emergjente që të kalojë ky ligj.

Gjatë fjalës së tij, Hahn e vlerësoi së tepërmi vettingun.

Sipas tij, vettingu po ecën shumë mirë.

Madje ai tha se edhe disa vende duan ta kopjojnë vettingun, për ta vënë në zbatim në vendet e tyre.

“Sigurisht që vendet e BE-së kanë thënë që Shqipëria të konsolidojë arritjet që ka bërë deri tani.

Reforma në veçanti dhe vettingu kanë ecur mirë dhe dua ta vë në pah, nee i mirëpresim shumë rezultatet konkrete.

Por nuk është vetëm në Shqipëri, shumë vende në BE duan ta kopjojnë dhe për veten e tyre.

Ky proces shihet si një model për vendet e tjera dhe jam mjafti i interesuar për të parë rezultatet  konkrete.

Kjo ka të bëjë me rezultatet e prekshme për korrupsionin në të gjitha nivelet.

Komisioni ka nisur punën përgatitore që është bërë nga Këshilli dhe unë urova për procesin e ri që është futur Shqipëria”, tha ai.

(TemA)

5 komente në “Johannes Hahn flet qartë në Tiranë: Nuk ka asnjë kusht të ri për negociatat (ka dhe një apel të fortë për opozitën)”

  1. ?????????????????? says:

    O ZOTI HAHN !
    E KUOTON QË SALIU DHE BABALET , NUK MUND TË
    Ç’BËJNË GJYKATAT DHE PROKURORINË QË E KANË NDËRTUAR VET ?!
    E DI SE SA SHUMË KA INVESTUAR BERISHA, NË NDËRTIMIN E KËSAJ TRUPE KRIMINALO-SKANDALOZE, PËR TË MBROJTUR PUSHTETIN DHE PASURINË E VET??
    MOS NA LINI VETËM !
    PO NA BRAKTISËT, BABALET DO TA SHKATËRROJNË SHQIPËRINË,! ????????????????????????????

  2. Gri says:

    Mire Hani thote s’ka kushte, po Monen e Lsi e ka pyetur? Kam frike se do na vere kushte Mona!

  3. Lili says:

    Ah jo ,ka vendos dicka ky kur ka kerkue njereze te afte neper institucione.Nje kushte gati i pa arritshme ne shsiperi,ku vetem frisura edhe taklate minifundi vendosin …aftesine per pune neper ministrite.
    Edhe thoni ju nuk ka vendos kushte!!

  4. Laku says:

    Muajin tjeter pijaneci Junker dhe thote qe kemi dhe ca kushte te tjera per ju hajdutet e popullit me te varfer ne Europe.

  5. Koli says:

    Pyesni cfare tenderi ka fituar ky,
    Gjithnje ka dicka te piste pas cdo mbeshtetesi te Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje